Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 26.12.2020

Osmani kërkon mbështetjen ndërkombëtare për ndjekjen e krimeve serbe

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, për të ndjekur, siç tha, “kryesit e krimeve të luftës dhe të gjenocidit në Kosovë”. Në mesazhin e fundvitit drejtuar aleatëve, Osmani tha se Kosova nuk mund t’i kapërcejë e vetme sfidat dhe se suksesi i saj varet nga mbështetja e miqve dhe e aleatëve. “Gjatë gjithë historisë sonë, populli i Kosovës vazhdimisht ka demonstruar një dëshirë të madhe për paqe, stabilitet dhe drejtësi. Ndërsa paqja është arritur... Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron ulje të infektimeve me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të shtunën 26 të vdekur nga koronavirusi dhe 530 raste të reja të të infektuarve. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga këto qytete: shtatë në Shkup, katër në Prilep, tre në Ohër dhe Strugë, nga dy në Strumicë, Manastir, Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Dellçevë dhe Tetovë.   Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,999 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Të shtunën u raportua po ashtu për 538 pacientë të shëruar. Читать дальше...

Ndihma ndërkombëtare, e pashmangshme në kontestin maqedono-bullgar

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian mund të përfshihet në rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriu. Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar euro-deputeti bullgar, Andrej Kovaçev, në një intervistë për televizionin bullgar, TV Evropa. “Ne me Shkupin kemi nënshkruar një marrëveshje që dallon shumë nga Marrëveshja e Prespës që ata nënshkruan me Greqinë. Marrëveshja jonë ishte vëllazërore, ajo duhet të përmbushet... Ne ishim të parët që e pranuam si shtet, gjithmonë i kemi ndihmuar. Читать дальше...

Buxheti i Kosovës për vitin 2021 pritet të votohet më 28 dhjetor

Evropaelire.org 

Votimi i Projektligjit për buxhetin e vitit 2021 të Kosovës pritet të bëhet të hënën, më 28 dhjetor, në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës tha përmes një komunikate se dy pika të rendit të ditës janë të parapara për seancë: votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.  Projektligji për buxhetin e vitit 2021 është dërguar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë... Читать дальше...

Vdes agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftohtë, George Blake

Evropaelire.org 

Agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George Blake, ka vdekur në Moskë në moshën 98-vjeçare, raportuan autoritetet ruse. “Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR. Blake “e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, citon agjencia e lajmeve TASS. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shprehu “ngushëllimet e tij të përzemërta”... Читать дальше...

Zemaj: Kosova ka aplikuar për vaksinë në COVAX

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se Kosova, më 7 dhjetor, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19. Në një konferencë për media në Prishtinë, Zemaj tha se dozat fillimisht do të jenë të mjaftueshme për 20 për qind të popullsisë. COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra. Zemaj tha se kanë filluar kontaktet dhe negociatat edhe me kompani të tjera... Читать дальше...

Në Kosovë edhe 7 viktima dhe 270 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Shtatë viktima dhe 270 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) tha se tri viktima u konfirmuan në Prishtinë dhe nga një në Gjilan, Kamenicë, Klinë dhe Novobërdë. Sipas IKSHPK-së, rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,003 mostrave. Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 478 pacientë të shëruar. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50,405. Prej tyre... Читать дальше...

Nis shpërndarja e vaksinave në Evropë

Evropaelire.org 

Vendet në të gjithë Evropën kanë filluar të marrin dozat e para të vaksinës së koronavirusit, Pfizer/BioNTech. Disa vende - përfshirë Austrinë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Spanjën, Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë - raportuan të shtunën se dozat e para kanë mbërritur nën mbrojtjen e policisë ose ushtrisë. “Vaksina vihet në dispozicion në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e BE-së”, tha në një mesazh të postuar në mediat sociale presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Читать дальше...



Paqartësi rreth pozitës së presidentit

Evropaelire.org 

Vjosa Osmani, edhe pse mban zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, mund të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që pritet të mbahen së shpejti. Kjo gjë është përcaktuar para dhjetë vjetësh nga Gjykata Kushtetuese, në bazë të kërkesës së ushtruesit të atëhershëm të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, i cili në atë kohë ishte edhe kryetar i Kuvendit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe synonte kandidimin në zgjedhje. Ushtruesja e... Читать дальше...

Franca, Japonia konfirmojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Evropaelire.org 

Franca dhe Japonia konfirmuan rastet e para me variantin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Një francez që jeton në Angli, ka dalë pozitiv në variantin e ri më 25 dhjetor, tha Agjencia e Shëndetit Publik e Francës. Në deklaratën për media thuhet se ai nuk ka simptoma dhe se është në vetizolim. Disa vende të tjera evropiane kanë raportuar po ashtu raste të variantit të ri, i cili duket të jetë më ngjitës sesa koronavirusi origjinal, por jo edhe më vdekjeprurës. Читать дальше...

Në Kosovë nuk ka të dhëna për arritjen e vaksinës në veri

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës tha se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina kundër sëmundjes COVID-19, të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh. “Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet... Читать дальше...

Gërxhaliu: Pas Kizhevakut do të kontrollohet miniera e Shtavalit

Evropaelire.org 

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu, paralajmëroi se së shpejti do të nisin gërmimet te miniera e Shtavalit në Serbi, ku dyshohet se ka trupa të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë. Gërxhaliu foli të shtunën në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur. “Në Serbi [gjatë vitit 2020] kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e të cilave është Kizhevaku si lokacioni i pestë i gjetjes së mbetjeve mortore. Читать дальше...

Rusia miraton vaksinën edhe për të moshuarit

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vaksina ruse, Sputnik, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi. Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup. Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit. Читать дальше...

Shpërthimi në Nashvill të SHBA-së, “i qëllimshëm”

Evropaelire.org 

Një shpërthim në qytetin Nashvill të SHBA-së, mëngjesin e së premtes, ka qenë “incident i qëllimshëm i bombardimit”, thanë autoritetet lokale. Shpërthimi masiv la tre persona të plagosur dhe dëmtoi rëndë disa ndërtesa historike. Shefi i policisë, John Drake, u tha gazetarëve se tash për tash nuk ka viktima të konfirmuara. Ai tha se qyteti nuk ka marrë ndonjë kërcënim përpara shpërthimit dhe se motivi i mundshëm i sulmit është i panjohur. Shpërthimi ka qenë një “surprizë totale” për policinë, tha Drake. Читать дальше...

Hulumtim i REL-it: Investimet milionëshe të elitës kazake në vila

Evropaelire.org 

Nga: Mike Eckel, Sarah Alikhan Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë tregon se familjarët e ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, kanë investuar gati 785 milionë dollarë në prona luksoze, në së paku gjashtë vende, për një periudhë kohore 20-vjeçare. Hulumtimi, i publikuar më 22 dhjetor, nuk është përmbledhje gjithëpërfshirëse e të gjitha investimeve në pasuri të patundshme, që kanë bërë fëmijët e Nazarbaevit, nipërit e mbesat, vjehrrit, ose elita tjetër - e lidhur politikisht - e Kazakistanit. Читать дальше...

Jeta e të pasurve të Kazakistanit

Evropaelire.org 

Një vilë në Kanë, një pallat në Zvicër, një bllok i tërë në Londër - këto janë vetëm disa nga investimet e të afërmve të ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, i cili ka dhënë dorëheqje në vitin 2019. Në një hulumtim të gjerë, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë dokumentuar pasurinë e madhe që ish-familja e parë ka fituar për gati tri dekada të udhëheqjes së Nazarbaevit. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид






Лавров: исход выборов в США не повлияет на их желание нанести поражение России

Тайны профессии. Восемь историй о том, когда нотариусы спасают людей

В России растет число жалоб на таксистов-извращенцев

Мужчину госпитализировали после стрельбы в Калужской области