Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 12.12.2020

Bota duhet të shpallë emergjencë klimatike, thotë OKB-ja

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një "gjendje të emergjencës klimatike". Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën. Gutteres i tha Samitit se një emergjencë globale duhet të mbetet në fuqi derisa të arrihet neutraliteti i karbonit dhe të mos lëshohen më gazra serë në atmosferë. Udhëheqës nga më shumë se 70 vende - por jo Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Sërish luftime në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Ushtria ruse të shtunën raportoi një shkelje të armëpushimit që i dha fund konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. "Një rast i shkeljes së armëpushimit u raportua më 11 dhjetor në rrethin Hadrut", tha një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka vendosur paqeruajtës në rajon. Ushtria armene njoftoi se dy fshatra që janë nën kontrollin e Karabakut janë sulmuar nga ana e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ishin... Читать дальше...

Gjyshja 94-vjeçare punon si pastruese rrugësh dhe s’e ka ndërmend të pensionohet

Evropaelire.org 

Tina Grigalashvili është 94 vjeçe. Çdo ditë, ajo zgjohet në ora 4.00 të mëngjesit dhe shkon në punë, pasi punon si pastruese e rrugëve. Ajo ka punuar si mësuese e gjuhës gjeorgjiane. Që nga pensionimi punon si pastruese e rrugëve që ta mbajë veten të angazhuar, si dhe që të dalë nga shtëpia. Pavarësisht moshës, Tina s’e ka ndërmend të ndalet.

Shteti Islamik sulmon aeroportin e Kabulit

Evropaelire.org 

Grupi militant ekstremist Shtetit Islamik (IS) sulmoi të shtunën kryeqytetin Afganistanit me një breshëri predhash, duke vrarë të paktën një civil dhe duke plagosur një tjetër. Njoftimi u bë nga ministria e Brendshme afgane, raporton agjencia AP. Dhuna në Afganistan është përshkallëzuar në muajt e fundit. Grupi ekstremist mori përgjegjësinë përmes faqes së internetit të lidhur me këtë grup - Amaq News - duke thënë se gjuajti 10 raketa drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit “Hamid Karzai”. ... Читать дальше...

Ministri serb sërish e përdorë termin pezhorativ “shiptari”

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme (MUP) i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është "politikisht i pasaktë dhe ofendues". Vullin komentet i bëri gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai pjesëtarëve të policisë u dhuroi dy automjete dhe pajisje tjera të sigurisë. "Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese... Читать дальше...

Protesta në Shkodër, i vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste

Evropaelire.org 

Një efektiv i Policisë së Shqipërisë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit në qytetin e Shkodrës, pasi këta të fundit thyen dhe i vunë zjarrin orendive të selisë së Partisë Socialiste në këtë qytet.  Marshimi i thirrur në Shkodër për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga një polic në një lagje të Tiranës, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtua mesditën e së shtunës selisë së Partisë Socialiste. Policia reagoi duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Kryeministri... Читать дальше...

Ballë për ballë me korrupsionin

Evropaelire.org 

G.K, pronar i një kompanie prodhuese në Kosovë ka hequr dorë nga pjesëmarrja në ofertat e tenderimit publik, pasi, siç thotë ai, aty mund të fitojnë “vetëm kompanitë, të cilat pranojnë të japin ryshfet”. Ai thotë të ketë konkurruar disa herë për tender publik, porse nuk ka arritur të përzgjidhet.  “Kemi hequr dorë... nuk marrim pjesë nëpër tenderë shtetërorë, është e kotë nuk mund të shtyhesh me kompani, të cilat japin ryshfet dhe e korruptojnë institucionin. Ka pasur raste kur kemi fituar një tender... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut synon ta regjistrojë popullsinë në prill të vitit 2021

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë nisur procedurat për miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, që sipas paralajmërimeve të qeverisë, duhet të realizohet në prill të vitit 2021. Propozimi ka kaluar të enjten, më 10 dhjetor, në Komisionin për çështje evropiane, ndërsa fazat tjera pritet të mbyllen më së voni deri në fund të dhjetorit. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve... Читать дальше...



Edhe 12 viktima dhe 524 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID19. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i  1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus. Nga sëmundja janë shëruar 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 11.868. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore... Читать дальше...

Grumbullime të njerëzve në Brezovicë pavarësisht masave kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Të shtunën (12 dhjetor) qindra persona janë grumbulluar në qendrën e skijimit në Brevozicë, pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër COVID-19. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, ka vizituar këto mjedise dhe ka parë shumë njerëz që frekuentonin këtë qendër të turizmit, pa respektuar masat kundër koronavirusit. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me policinë në komunën e Shtërpcës. Zyrtarët policorë thanë se kanë dërguar njësitë policore në këtë zonë, pas raportimeve për grumbullime të njerëzve. Читать дальше...

Deponohen kërkesat për pagesën e avokatëve të Speciales

Evropaelire.org 

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës deri më tani ka pranuar disa kërkesa nga avokatët për pagesën e tyre lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Në këtë ministri deklaruan për Radion Evropa e Lirë se të njëjtat janë në fazën fillestare të shqyrtimit nga komisioni i ministrisë, i cili do të vendosë mbi bazën e parimeve dhe kritereve të cekura me ligj dhe udhëzimet përkatëse. Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të ditur se aktualisht janë rreth... Читать дальше...

Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës, thotë Vullin

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vullin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet të ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”. "Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vullin, transmeton agjencia Beta. Читать дальше...

Irani ekzekuton gazetarin që kishte kundërshtuar regjimin

Evropaelire.org 

Irani ka ekzekutuar gazetarin disident, Ruhollah Zam, puna në internet e të cilit ndihmoi në frymëzimin e protestave mbarëkombëtare më 2017. Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA raportoi më 12 dhjetor se Prokuroria Revolucionare e Teheranit njoftoi për ekzekutimin e Zam me varje. Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehën zemërim. Ekzekutimi vjen disa ditë pasi gjyqësori i Iranit njoftoi se Gjykata e Lartë kishte mbështetur një dënim me vdekje kundër gazetarit 47-vjeçar. Komuniteti ndërkombëtar e dënoi fuqishëm vendimin. Читать дальше...

Ndërpriten kërkimet në Kizhevak

Evropaelire.org 

Gjatë gërmimeve në varrezën masive të Kizhevakut në Rashkë të Serbisë, autoritetet deri më tash kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore të 4 deri në 5 personave. Kjo është bërë e ditur në konferencën për media të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë. Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar se kërkimet zyrtare në këtë varrezë masive kanë nisur dy javë më herët dhe se terreni ka qenë mjaft i vështirë. "Dje për shkak të motit janë detyruar që të ndërpresin punën... Читать дальше...

Ndalesa e shamisë në shkolla – kundërkushtetuese, vendos gjykata austriake

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Austrisë hodhi poshtë një ligj, të miratuar vitin e kaluar, që ndalonte shaminë në shkollat fillore, duke thënë se masa ishte kundërkushtetuese dhe diskriminuese. Në një deklaratë, gjykata tha se ligji "shkelte parimin e barazisë në lidhje me lirinë e fesë dhe besimit". Ligji i ndalon vajzat më të reja se 10 vjeç të mbajnë shaminë dhe ai ishte sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga dy fëmijë dhe prindërit e tyre. Masa u miratua në maj të vitit 2019 nga koalicioni i mëparshëm... Читать дальше...

Trusti thotë se 218 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10%

Evropaelire.org 

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se për tërheqjen e 10% të kontributeve të premten janë bërë 218 mijë aplikime. “Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë”, thuhet në njoftimin e Trustit. Fillimi i këtij procesi u shënua me disa probleme kryesisht për shkak të pamundësisë së qasjes së qytetarëve të uebfaqen e Trustit. Por, drejtori i këtij institucioni, Adrian Zalli, i tha Radios... Читать дальше...

Gjykata Supreme hedh poshtë padinë kundër fitores së Bidenit

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga Teksasi dhe të mbështetur nga presidenti, Donald Trump, për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete. Presidenti Trump tha në një postim në Twitter se “Gjykata e Lartë me të vërtetë na zhgënjeu. Pa mençuri, Pa guxim!”. Gjykata deklaroi se Teksasi nuk ka të drejtë ligjore për të ndërhyrë në mënyrën se si shtetet e tjera zhvillojnë zgjedhjet. Të katër shtetet – Pensilvania, Xhorxhia... Читать дальше...

SHBA-ja miraton vaksinën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Rregullatori amerikan i ilaçeve ka aprovuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë, Pfizer-BioNTech, për përdorim urgjent, duke hapur rrugë që vaksinimet e para të bëhen brenda ditësh. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka arritur në gati 300.000. Drita jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 11 dhjetor erdhi vetëm një ditë pasi një panel këshillues i pavarur miratoi vaksinën. Ajo do të përdoret tek njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Në një deklaratë përmes videos... Читать дальше...

COVID-19 e ka goditur rëndë ekonominë botërore. A mund të rimëkëmbet më 2021?

Evropaelire.org 

Pandemia e COVID-19 i ka lëkundur ekonomitë anëmbanë globit. Shumë analistë janë të një mendjeje se, kjo pandemi ka shkaktuar krizën më të rëndë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë pak analistë, mbase asnjëri, kanë qenë të përmbajtur në vlerësime. COVID-19 ka ndikuar në pothuajse të gjitha vendet si dhe ka infektuar më shumë se 63 milionë njerëz në botë, tregojnë të dhënat. Që nga dhjetori i vitit 2019, më shumë se 1.25 milion kanë vdekur si pasojë e pandemisë. Më shumë se gjysma e popullatës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

ATP представила новые правила парного тенниса






Тайны профессии. Восемь историй о том, когда нотариусы спасают людей

В России увеличивается количество жалоб на таксистов-извращенцев

Россияне рассказали о своем отношении к профсоюзам на работе

Фальшивые билеты продавались агрегаторами на рейсы авиакомпании NordStar