Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e sinagogës në Gjermani

0
Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar.


Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hyntë në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019.


Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur.


Balliet nuk shprehu pendim për sulmin.


Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani.


“Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.


Ai ka pasur veshje ushtarake në ditën e sulmit dhe i ka filmuar të shtënat, duke i transmetuar edhe në internet.




Krimet kundër hebrenjve kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Gjermani në vitet e fundit, ndërsa autoritetet gjermane janë zotuar se do t’i rrisin masat kundër ekstremizmit të djathtë.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса