Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Raketat shënjestrojnë Ambasadën amerikane në Bagdad

0
Një breshëri raketash shënjestroi Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke shkaktuar dëme në kompleksin e Ambasadës amerikane.


Ushtria irakiane tha se një “grup i jashtëligjshëm” hodhi tetë raketa në drejtim të Zonës së Gjelbër - vend ku ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.


Shumica e raketave ranë pranë një kompleksi bosh dhe plagosën një person të sigurimit irakian, tha ushtria lokale.


Ambasada amerikane tha se sistemet e saj të mbrojtjes u aktivizuan, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë irakiane që të ndërmarrë veprime, për të parandaluar sulmet e tilla nga milicitë.


“Këto lloje sulmesh në objektet diplomatike janë shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi sovranitetin e Qeverisë amerikane”, tha ambasada.


Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar në të kaluarën milicitë irakiane, të mbështetura nga Irani, për kryerjen e sulmeve kundër interesave të SHBA-së në Irak.


SHBA-ja ka konfirmuar në fillim të dhjetorit tërheqjen e pjesshme të stafit nga ambasada në Bagdad, në përgjigje të tensioneve në rritje me Iranin dhe milicitë irakiane.


Zyrtarët kanë thënë se reduktimi i përkohshëm i stafit bëhet në prag të përvjetorit të parë të vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm me dron të SHBA-së, në Irak.




Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Irani ose milicitë aleate mund të kryejnë sulme hakmarrëse rreth përvjetorit të 3 janarit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса