Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2021

Nis zyrtarisht tërheqja e trupave të SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani

0
Nis zyrtarisht tërheqja e trupave të SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani

Pas gati 20 vjetëve, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nisin të shtunën zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani, duke e lënë këtë shtet me një të ardhme të paqartë, ndërkohë që rriten sulmet nga kryengritësit talibanë.

Rreth 10,000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2,500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1,100 nga Gjermania do të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator.

Dita e 1 majit shënon nisjen zyrtare, mirëpo pajisjet ushtarake veçse kanë nisur të largohen nga Afganistani disa javë më parë.

Disa shtete të NATO-s kanë angazhuar forca shtesë në mënyrë që të garantojnë procesin e tërheqjes.

Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat gjatë procesit të tërheqjes.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se secili sulm do të ketë përgjigje të fuqishme.

Tërheqja e forcave ndërkombëtare do të jetë test për forcat afgane të sigurisë, të cilat do të duhet të mbrojnë territorin e tyre që kontrollon qeveria.

Gjeneralët amerikanë kanë shprehur së fundmi shqetësime se tërheqja mund të rezultojë me rrëzim të Qeverisë afgane, apo me luftë të re civile.

Megjithatë, presidenti amerikan Joe Biden është i vendosur të zbatojë planin e tërheqjes të trupave deri më 11 shtator, kur shënohet 20-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Aleatët e Uashingtonit në NATO po ashtu kanë thënë se do të ndjekin rrugën e SHBA-së për largim nga ky shtet.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде






Подозреваемый в убийстве русской модели в Турции схвачен в Германии: Подробности громкого дела

Видели смерть, но не разучились смеяться. Советские режиссеры-фронтовики

Яков Радченко: Выборы абсолютно объективно показали мощную народную поддержку Владимира Путина

Убившего россиянку Двизову в Турции мужчину задержали в Германии