Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Liderët e Kosovës premtojnë angazhim maksimal për të pagjeturit

0
Liderët e Kosovës premtojnë angazhim maksimal për të pagjeturit

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë se të pagjeturit e luftës mbeten “plagë e përbashkët” dhe premtuan angazhim maksimal për zbardhjen e fatit të tyre.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pritën të enjten në takim nënat e personave të pagjetur nga organizata “Thirrjet e Nënave”.

“Për institucionet e reja, gjetja e më të dashurve tuaj – vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Përkushtohemi dhe ju premtojmë se do të punojmë pandërprerë që t'i gjejmë ata sa më parë që të jetë e mundur”, tha Osmani.

Konjufca theksoi se dhimbjen për të pagjeturit e ndajnë të gjithë, ndërsa Kurti u zotua se institucionet do të punojnë vazhdimisht për gjetjen e tyre.

Në emër të shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nusrete Kumnova tha se familjarët presin me padurim që “të punohet e të veprohet prej së vërteti për të adresuar nevojat dhe kërkesat e nënave dhe familjareve të personave të zhdukur”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек переиграла Соболенко и выиграла титул WTA в Мадриде






Мэр Москвы Сергей Собянин поздравил жителей столицы с Пасхой

«Динамо» победило «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице РПЛ

Семь поездов задержаны в Свердловской области из-за снегопадов

Легойда объяснил, на какой срок Казанская Богоматерь уедет из Кремля