Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Kosovë: Gastronomia rifillon punën më 19 prill

0
Kosovë: Gastronomia rifillon punën më 19 prill

Sektori i gastronomisë në Kosovë do të rifillojë punën më 19 prill, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në të cilin njoftohet për një takim të përbashkët të kryetarëve të komunave me ministrin, Elbert Krasniqi dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë Vitia ka theksuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e tyre është afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19”, është thënë në takim nga ana e ministrit Vitia.

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, të cila janë në fuqi nga data 7 prill, përfshijnë pezullimin e aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve ‘merr me vete’ dhe atyre me porosi.

Po ashtu është e ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Masat kanë kufizuar edhe lëvizjen e lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente.

Këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

На кураже: Рублёв пробился в финал «Мастерса» в Мадриде, Медведев снялся из-за травмы






Прокуратура Москвы: школьник попал в больницу после наезда курьера-велосипедиста

Роснано обсуждает возможность дополнительного финансирования с правительством

Глава Химок Дмитрий Волошин поздравил жителей с Пасхой

Станут символом подвига: В Москве высадили сибирские кедры в память о погибших военкорах