Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Përkeqësohet situata epidemiologjike në Indi

0
Përkeqësohet situata epidemiologjike në Indi

Situata epidemiologjike në Indi po përkeqësohet. Në spitale ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe ilaçeve. 

Policia në kryeqytetin e Indisë Delhi u ka kërkuar autoriteteve lokale të identifikojnë më shumë lokacione që mund të përdoren si krematoriume për viktimat e COVID-19.

Te enjten autoritetet indiane thanë se numri i të infektuarve ka kaluar mbi 18 milionë ndërsa brenda ditës janë regjistruar 386.452 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë brenda një dite.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Indi zyrtarisht është mbi 200.000, megjithëse ekspertët besojnë se shifra mund të jetë shumë më e lartë. 

Qeveria qendrore e Indisë po përballet me kritika në rritje për trajtimin e saj të pandemisë dhe për lejimin e tubimeve zgjedhore dhe festivaleve fetare.

Situata e tmerrshme e pandemisë në vendin me 1.3 miliardë njerëz po shkakton shqetësim se një skenar i tillë mund të ndodhë edhe diku tjetër.

Afrika po "shikon me shqetësim" atë që po ndodh në Indi, u tha gazetarëve John Nkengasong, drejtori i AQendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

"Nuk mund të injorojmë atë që po ndodh në Indi. Ne nuk kemi personel të mjaftueshëm shëndetësor dhe oksigjen ", tha ai.

Mbi 40 vende në botë kanë thënë se do të ndihmojnë Indinë në përballje me situatën e pandemisë.

Dërgesa e parë e furnizimeve nga SHBA-ja ka mbërritur tashmë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде






Сводный хор «Московского долголетия» выступит в Музее Победы в преддверии 9 Мая

Прихожане собирались у храма Христа Спасителя в ожидании пасхальной службы

Сотрудники МЧС вернули потерявшихся на Эльбрусе туристов к палаточному лагерю

Петросян заявила, что не будет пытаться вставлять в свои программы новые четверные прыжки