Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 09.02.2020

Athina akuzon Shkupin për shkelje të Marrëveshjes për emrin

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit. Siç ka bërë të ditur shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Reshella Mizrahi, meqë në një konferencë për media, mbrapa saj ka qëndruar tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”. “Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i... Читать дальше...

Shfuqimi i taksës mes përkrahjes ndërkombëtare dhe kundërshtimit të opozitës

Evropaelire.org 

Taksa doganore 100 për qind e vendosur nga qeveria e kaluar e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina po shqyrtohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin që të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar tashmë zëvendësimin e taksës me recipricitet të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Për shfuqizimin e taksës ai ka marrë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por jo edhe të opozitës në Kosovë. Читать дальше...

Zvicra voton për ligjin e ri të diskriminimit mbi baza të orientimit seksual

Evropaelire.org 

Votuesit në Zvicër janë duke votuar për propozimin që të ndëshkohet me ligj diskriminimi në baza të orientimit seksual dhe identitetit seksual. Diskriminimi në baza fetare dhe racore tanimë është joligjor në këtë shtet. Tani, anëtarët e komunitetit LGBT në Zvicër shpresojnë se do të mbrohen me ligj, derisa kundërshtarët e këtij ligji mendojnë se do të cenonte lirinë e shprehjes. "Shumë qytetarë në Zvicër, e mbivlersojnë shtetin si shumë modern”, tha Anna Rosenëasser nga një organizatë që përfaqëson komunitetin e lesbikeve. Читать дальше...

I jepet lamtumira e fundit këngëtares Nexhmije Pagarusha

Evropaelire.org 

Në Pagarushë të Malishevës është varrosur të dielën në mesditë, këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha, e cila ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare të premten. Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të dielën u bën homazhe dhe më pas një akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e saj. Në këtë ceremoni, morën pjesë politikanë e artistë nga vendi dhe rajoni. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse... Читать дальше...

Thaçi: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke

Evropaelire.org 

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet se shpejti me njohje reciproke, falë punës së shkëlqyeshme të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook të dielën. Thaçi tha se epilogu i procesit të dialogut është skicuar, duke iu referuar letrave të presidentit Trump, kohë më parë, drejtuar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. “Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje... Читать дальше...

Kontrolli i financimit të partive politike mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Lufta kundër korrupsionit po has në shumë barriera si rrjedhojë e mungesës së ndërveprimit të koordinuar të institucioneve të shtetit që janë kompetente për këtë çështje, theksojnë ekspertë në këtë lëmi, duke vendosur fokusin në kontrollin e financimit të partive politike, që siç e kanë quajtur, paraqet kancer për demokratizimin e shtetit. Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit Maksim Acevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se mungesa e një ujdie për të ndryshuar kodin zgjedhor... Читать дальше...

Vriten dy ushtarë amerikanë në një sulm të brendshëm në Afganistan

Evropaelire.org 

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një luftim në provincën Nangarhar të Afganistanit. Ushtria amerikane ka deklaruar se dyshohet që sulmin e kreu një person me uniform të ushtrisë afgane. Koloneli Sonny Legget, zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, tha në një njoftim se janë ende në fazën e hetimeve të shkaktarëve të këtij sulmi. Shah Mahmood Miakhel, kryetar i provincës Nangarhar, më herët kishte thënë se të paktën tre ughstarë afganë janë vrarë nga... Читать дальше...

Vendet skeptike të BE-së, pengesë për liberalizimin e vizave 

Evropaelire.org 

Metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga shoqëria civile shihet si frenim i zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por jo edhe pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Kjo metodologji që u miratua më 5 shkurt (2020), ka për qëllim rivendosjen e perspektivës së besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, vlerësojnë se e njëjta nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave... Читать дальше...

Irani paralajmëron se do të lansojë një satelit

Evropaelire.org 

Një ministër i qeverisë iraniane ka njoftuar se Irani do të lansojë një satelit më 9 shkurt, si pjesë e një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë pjesë të zhvillimeve bërthamore. Një ditë më parë u raportua se lansimi do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Por, Ministri i Informimit dhe Komunikimit Mohammad Javad Ayari-Jahromi, tha mëngjesin e së dielës se “Sateliti Zafar do të vendoset në orbitë më shpejtësi prej 7,400 kilometrash. "Fillon numërimi për lansimin e Satelitit Zafar në orët në vazhdim.. Në emër të Zotit”... Читать дальше...

Ushtari që kreu sulmin në Tajlandë qëllohet nga forcat e sigurisë

Evropaelire.org 

Një ushtar tajlandez që la të vrarë 26 persona në një sulm me armë zjarri në qytetin Nakhon të Tajlandës, është qëlluar për vdekje nga autoritetet. Ushtari Jakraphanth Thomma, të shtunën la të vrarë komandantin e tij pasi kishte vjedhur disa armë nga kampi i ushtrisë. I dyshuari kishte vazhduar sulmin në rrugët e qytetit dhe në një qendër tregtare. Më pas, ai u qëllua nga autoritetet në ndërtesën ku po qëndronte gjatë tërë natës. Kryeministri tajlandez, Prayuth Chan-ocha, tha se më shumë se 20 persona mbetën të vrarë dhe 57 të plagosur. Читать дальше...

Tri vjet pa specializime në shëndetësi

Evropaelire.org 

Ka tri vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë. Prej asaj kohe asnjë specializim nuk është ndarë për mjekë, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës. Drejtori i Departamentit për informim në këtë ministri, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se arsyeja pse deri tash nuk ka pasur konkurs për specializime, është se ka qenë në proces një plan i resurseve humane në shëndetësi, i cili do të bëjë një skanim të gjendjes sa u përket mjekëve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде






Новые горизонты декора: тренды в оформлении мероприятий 2024 года от организатора событий Катерины Кузиной

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

В Москве похитили глухого парня и потребовали выкуп у его мамы за секстинг с 15-летней

«Июнь и июль сведут нас всех в могилу». Синоптики рассказали, к чему надо готовиться