Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 19.02.2020

Shërbimi detar i Spanjës shpëton 24 migrantë

Evropaelire.org 

Shërbimi Detar i Spanjës tha se kishte shpëtuar 24 migrantë pranë Ishujve Kanare në brigjet veriperëndimore të Afrikës.  Megjithatë autoritetet spanjolle ende po kërkojnë 53 persona, në dy anije me migrantë të raportuara të zhdukura.  Shërbimi i Marinës u dërgua të mërkurën në mëngjes për të kërkuar varka me migrantë, por moti i keq e vështirësoi kërkimin. Midis 24 migrantëve të shpëtuar ishin nëntë gra dhe një fëmijë, tha Shërbimi i Urgjencës së Ishujve Kanare në llogarinë në Twitter.  Kalimi... Читать дальше...

Kina ua merr akreditimin tre gazetarëve të WSJ

Evropaelire.org 

Kina e ka tërhequr akreditimin ndaj tre gazetarëve të Wall Street Journal pasi gazeta nuk pranoi të kërkonte falje, për një artikulli që e quante Kinën "njeriun vërtetë të sëmurë të Azisë", tha ministria e Jashtme. "Populli kinez nuk i mirëpret mediat që publikojnë deklarata raciste dhe sulmojnë me qëllim Kinën", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang Geng. Ai nuk i identifikoi gazetarët.  Wall Street Journal tha se zëvendës shefi i zyrës në Pekin, Josh Chin dhe reporterët Chao Deng dhe Philip Wen... Читать дальше...

Kurti paralajmëron hapat drejt heqjes së tarifës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deklaratat e tilla Kurti i ka bërë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ku ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka qenë vendim i qeverisë së kaluar dhe se qeveria që ai drejton, nuk mbështet tarifat si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit... Читать дальше...

Pompeo viziton Arabinë Saudite për diskutime me fokus Iranin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po viziton Arabinë Saudite për bisedime me Mbretin Salman dhe djalin e tij, Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman si dhe ministrin e Jashtëm, Faisal bin Farhan, thanë zyrtarët e Departamentit të Shtetit.  "Ne do të kalojmë shumë kohë duke folur për çështjet e sigurisë dhe në veçanti për kërcënimin nga Republika Islamike e Iranit", u tha Pompeo gazetarëve në kryeqytetin e Etiopisë, para se të nisej për në Riad, informon AFP.  Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Qeveria shkarkoi Bordin e Telekomit të Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se ky veprim është i domosdoshëm pasi që ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit. “Ndërmarrja është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershëm dhe i propozoj qeverisë që të shkarkohet Bordi i ndërmarrjes publike Telekomit”, tha ministrja Hajdari. Читать дальше...

Konfirmohet se policja që kreu vrasje të shumëfishtë kishte probleme shëndetësore

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se policja V.B, që vrau katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas kryeu vetëvrasje, kishte probleme shëndetësore. Incidenti ndodhi më 18 shkurt në Gjilan.  Sipas policisë, pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës, polices V.B i ishte marrë arma zyrtare dhe i ishte caktuar një punë më e lehtë. "Ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019. Për shkaqe shëndetësore... Читать дальше...

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të mbi 140 migrantëve.  Të arrestuarit akuzohen se i kanë ndihmuar migrantët të kalojnë në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, njoftoi prokuroria serbe.  “Që nga nëntori i vitit të kaluar, një grup i të dyshuarve kontrabandonin migrantë me autobusë, nga Beogradi për në kufirin me Bosnje-Hercegovinën”, tha prokuroria. Sipas informacioneve nga ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, në vitin 2019, rreth 29,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje. Читать дальше...

BE-ja synon vendosjen e rregullave për përdorimin e inteligjencës artificiale

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka shpallur propozimet për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale.  Propozimet bëjnë thirrje për rregulla të rrepta, dhe masa mbrojtëse për zbatimin e kësaj teknologjie, e cila po shënon zhvillim të shpejtë. Raporti është pjesë e strategjisë më të gjerë digjitale të bllokut, që synon të ruajë pozicionin e tij si përcaktues global mbi standardet teknologjike. Në bazë të propozimeve, kompanitë e teknologjisë që kërkojnë të futen në tregun e gjerë dhe fitimprurës të Evropës... Читать дальше...



VMRO-ja akuzon Zaevin për përfshirje në rastin “Reketi”

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase ka dorëzuar në Prokurorinë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit materiale të përgjuara për gjoja përfshirjen e ish-kryeministrit Zoran Zaev, në rastin e njohur si “Reketi”, që ka të bëjë me biznesmenin Orce Kamçev, nga i cili janë marr 1.5 milion euro për të përfituar në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej kundër tij. Për këtë vepër penale po gjykohen Bojan Jovanovski, pronar joformal i një televizioni tashmë të mbyllur dhe drejtues i një organizate joqeveritare... Читать дальше...

Turqia dhe Rusia me kërcënime të ndërsjella për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Turqia dhe Rusia shkëmbyen paralajmërime ndaj njëra tjetrës lidhur me luftimet në Idlib të Sirisë.  Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, kërcënoi se forcat turke do të ndërmarrin një operacion "të menjëhershëm" në Siri, për t'i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar. Erdogan tha se bisedimet me Moskën - gjatë dy javëve të fundit - nuk kishin arritur "rezultatin e dëshiruar" dhe paralajmëroi se Turqia do të... Читать дальше...

Reka: Prioriteti ynë, liberalizimi i vizave këtë vit

Evropaelire.org 

Me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, procesi i zgjerimit do të jetë më i vështirë sesa që ishte deri tash, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Blerim Reka. Ai thotë se liberalizmi i vizave është prioritet i qeverisë Kurti, por siç shprehet Reka, për të ndodhur ky proces, duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Radio Evropa e Lirë: Ministër Reka, Komisioni Evropian ka propozuar një metodologji të re të integrimit... Читать дальше...

Irani nuk do t'i dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas

Evropaelire.org 

Irani nuk do t’ia dorëzojë asnjë vendi tjetër, kutinë e zezë të aeroplanit ukrainas të rrëzuar në Teheran, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.  Aeroplani ukrainas është rrëzuar pak pasi ishte nisur nga Teherani më 8 janar. Shumica e viktimave kanë qenë iranianë dhe shtetas kanadezë. Tri ditë më vonë, Teherani ka thënë se aeroplani është rrëzuar “gabimisht” nga një raketë, në kohën e rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha javën e kaluar se duhej të... Читать дальше...

Kamerierja robot në Afganistan

Evropaelire.org 

Një restorant në Kabul është duke ofruar një shërbim unik. Mysafirët shërbehen nga një robot me emrin Timea.

Qalaj: Më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore

Evropaelire.org 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore, dhe se ata janë duke marrë trajtim adekuat shëndetësor.  Sipas tij, sëmundjet më të cilat përballen policët janë të natyrave të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet psikike. “Ne kemi mjaft kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, nga sëmundje të rënda duke përfshirë edhe disa kolegë që vuajnë nga sëmundje psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor”, tha Qalaj. ... Читать дальше...

Cakaj: Shqipëria e gatshme të nisë zhbërjen e kufirit me Kosovën

Evropaelire.org 

Shqipëria është e gatshme të zhbëjë kufirin me Kosovën, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, i kishte propozuar qeverisë së Shqipërisë që së bashku ta heqin kufirin me Kosovën. “Do të ishte mrekulli që viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun... Читать дальше...

Kriza me ujë të pijshëm – Borxhet e konsumatorëve arrijnë në 47 milionë euro

Evropaelire.org 

Mungesa e reshjeve atmosferike, për disa rajone të Kosovës si Prishtina me rrethinë dhe Gjilani, nga organet kompetente, po paralajmërohet se do të sjellë si pasojë mungesën e ujit të pijshëm. Krahas shterjes së burimeve të ujit të pijshëm, një problem tjetër që e bën gjendjen edhe më të rëndë, konsiderohet të jetë mospagesa e borxheve nga qytetarët për ujin që konsumojnë. Vetëm qytetarët e Prishtinës me vendbanimet përreth, i kanë borxh Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, rreth 47 milionë euro. Читать дальше...

Grenell mohon se SHBA-ja mbështet shkëmbimin e territoreve

Evropaelire.org 

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mohuar se ai, dhe qarqet amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.  Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell e ka quajtur si lajm të rremë një raportim të revistës “EU Observer” në të cilën thuhet se “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tutje popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell edhe më... Читать дальше...

Britani: Nuk ka viza për punëtorë të pakualifikuar

Evropaelire.org 

Punëtorët e pakualifikuar nuk do të mund të marrin viza sipas planit të prezantuar nga Qeveria britanike, pas largimit të këtij shteti nga Bashkimi Evropian më 31 janar. Zyra për të Huaj ka thënë se qytetarët e Bashkimit Evropian dhe ata që nuk i përkasin BE-së, do të trajtohen në mënyrë të barabartë në Britani, pasi të përfundojë periudha transitore mes këtij shteti dhe bllokut evropian më 31 dhjetor të këtij viti. *Video nga arkivi: Momentet e fundit të Britanisë në BE Ka pasur zëra se... Читать дальше...

Palmer: I takon Prishtinës dhe Beogradit të krijojnë parametrat e dialogut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan revista online EUobserver, duke iu referuar një interviste me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.  “U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë zoti Pamer  për euobserver kur është pyetur për këtë ide. “Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë... Читать дальше...

Fëmijët përballen me të ardhme të paqartë, thonë ekspertët

Evropaelire.org 

Asnjë shtet nuk u ofron fëmijëve mundësi për edukim të shëndetshëm dhe ambient adekuat për të ardhmen e tyre, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ekspertët kanë thënë se ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm, që inkurajon konsumimin e ushqimit të shpejtë apo konsumim të alkoolit para kohës, i përballë fëmijët me rreziqe. Raporti, i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Instituti Lancet, rendit 180 shtete në kapacitetet... Читать дальше...

SHBA-ja ashpërson rregullat për mediat shtetërore kineze

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur pesë media shtetërore kineze, që veprojnë në SHBA, si “misione të huaja”, derisa ato janë kategorizuar si shpërndarëse të propagandës së Partisë Komuniste në Kinë. Ky vendim i detyron këto media që të regjistrojnë punëtorët dhe pronat e tyre në SHBA në Departamentin amerikan të Shtetit. “Nuk ka dyshime se të pesë subjektet janë pjesë e aparatit të lajmeve propaganduese të sponsoruara nga partia në Kinë, dhe se ata marrin udhëzime nga lart”, ka thënë një zyrtar për gazetarët në kushte anonimiteti. Читать дальше...

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Evropaelire.org 

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, ka munguar. Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia. Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiq, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë. “Autoritetet në Beograd kanë nevojë për dukje para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Читать дальше...

Qeveria në Tripoli pezullon bisedimet për paqe në Libi

Evropaelire.org 

Qeveria e Libisë, e njohur ndërkombëtarisht, ka pezulluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund  luftës, pasi forcat e poziconuara në lindje të shtetit kanë sulmuar portin e kryeqytetit, Tripoli. “Shkeljet e armëpushimit janë rikthyer”, ka thënë Qeveria përmes një deklarate. “Milicitë kanë sulmuar portin e Tripolit, i cili konsiderohet pikë shpëtimi për shumë qytete të Libisë”, është shtuar në deklaratë. Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se “do të pezullojnë pjesëmarrjen... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP






Экс-футболист Мостовой о предложении от "Пари НН": будем думать и смотреть

В Пулково задерживаются пять рейсов

Что можно отметить в этот день

Пушилин: девочке из Макеевки подарили щенка по поручению Путина