Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 22.02.2020

As taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist

Evropaelire.org 

Disa nga bizneset prodhuese në Kosovë thonë se nuk janë as në favor të mbajtjes së taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia e Bosnje e Hercegovina, por as për reciprocitet. Këto biznese thonë se janë në favor të një ambienti afarist ku ka konkurrencë të barabartë dhe të drejtë. Qeveria e kaluar, në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por kjo taksë po shqyrtohet aktualisht nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti... Читать дальше...

Konservatorët në Iran fitojnë zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare

Evropaelire.org 

Konservatorët në Iran pritet të fitojnë zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare, kanë raportuar mediat lokale, duke theksuar se kandidatët e linjës së ashpër kanë shënuar përparësi në Teheran. Sipas raportimeve, një listë e kandidatëve konservatorë të drejtuar nga Mohammad Bagher Qalibaf pritet të fitojnë 30 ulëset e parlamentit. Qalibaf, ish-udhëheqësi i Teheranit, pritet të jetë kryeparlamentari i ri. Autoritetet kishin shtyrë votimin për 5 orë më shumë që t’ju mundësojnë sa më shumë njerëzve të marrin pjesë në votim. Читать дальше...

Koronavirusi shqetësim global - raste të reja në Korenë Jugore, Iran..

Evropaelire.org 

Kina ka raportuar rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi të shtunën, por ky virus ka shënuar rritje në Korenë Jugore si dhe 10 raste të reja janë paraqitur në Iran. Numri i të prekurve nga ky virus vazhdoi të rritet në vende të tjera të botës, duke shënuar dhjetëra raste edhe në Itali, Libi e Iran. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes më të gjerë të virusit. Korea Jugore ka shënuar 229 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin në 433. Drejtori i OBSH-së... Читать дальше...

Partitë paralajmërojnë fushatë të tensionuar elektorale

Evropaelire.org 

Partitë politike paralajmërojnë se fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme më 12 prill, e cila ende nuk ka nisur zyrtarisht, do të jetë një nga fushatat më të tensionuara që mund të jenë zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit të shtetit, proceset gjyqësore kundër ish-zyrtarëve, rasti “reket” i qeverisjes së tanishme e afera tjera pritet të dominojnë fushatën duke ndarë partitë në dy blloqe, në “tradhtar të kauzës kombëtare” dhe “patriot të së ardhmes evropiane të vendit”. Читать дальше...

LDK dënon sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është sulmuar me vezë nga një qytetar të shtunën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, siç shihet në një video të shpërndarë nga disa media vendore. Në video dëgjohet një person duke thënë “Taksën nuk bën me e heq”, duke iu referuar tarifës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë të cilën kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë. Lidhja Demokratike e Kosovës... Читать дальше...

Abdixhiku kërkon anulimin e projektit të ndërtimit në Liqenin e Badovcit

Evropaelire.org 

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka kërkuar anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore të një lagjeje në afërsi të Badovcit. Muaj më parë ishin bërë të ditura planet për krijimin e një lagjeje luksoze afër Liqenit të Badovcit gjë që kishte nxitur reagime të shumta nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale. Abdixhiku tha se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit dhe të dëgjojë aktivizmin qytetar”. Читать дальше...

Borrell propozon Lajçakun për përfaqësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Mirosllav Lajçak u propozua edhe zyrtarisht përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në Bruksel. Sipas tyre, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon. Propozimi formal i... Читать дальше...

Sanders paralajmëron Putinin: Qëndro larg zgjedhjeve në SHBA

Evropaelire.org 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, ka dënuar përpjekjet e raportuara të Rusisë për të ndihmuar në fushatën e tij zgjedhore, duke ju thënë të qëndrojnë larg zgjedhjeve amerikane. Sanders tha se disa zyrtarë amerikanë i kishin thënë muajin e kaluar për përpjepkjet e Rusisë që të ofrojë ndihmë në fushatën e tij. Gjatë një fjalimi në Bakersfield të Kalifornisë, Sanders tha se nuk është e qartë mënyra se si Rusia ka dashur të ndërhyjë në zgjedhje, por theksoi... Читать дальше...

Një JO e BE-së ndaj Ballkanit do të ishte “dhuratë” për forcat anti-evropiane

Evropaelire.org 

“Nëse BE-ja vërtet dëshiron që rrethi i saj i stabilitetit të përforcohet, atëherë duhet të marrë hapa që procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Faruk Ajeti, studiues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. Ajeti flet edhe për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, e cila, sipas tij, do të jetë më sfiduese dhe më kërkuese. BE-ja e ka publikuar metodologjinë e re, më 5 shkurt. Është thënë se ajo bazohet në katër parime themelore të besueshmërisë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»

Адвокат Тимура Иванова хочет обжаловать решение суда для смягчения приговора

Легойда объяснил, на какой срок Казанская Богоматерь уедет из Кремля

ЦСКА в Петербурге обыграл "Зенит" и повел в серии