Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 24.02.2020

OBSH: Bota duhet të përgatitet për pandemi të mundshme të koronavirusit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për një pandemi të mundshme të koronavirusit. OBSH-ja tha se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por shtoi se vendet "duhet të jenë në fazën e përgatitjeve". Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës. Koronavirusi i ri, i identifikuar si Covid-19, besohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës. Читать дальше...

Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual dhe përdhunim

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Nju Jork e shpalli fajtor ish-producentin e filmave, Harvey Weinstein, për sulm seksual dhe përdhunim. Weinstein, 67 vjeç, dikur njëri nga producentët më të fuqishëm në Hollywood, u gjet fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores Jessica Mann, më 2013. Këto akuza bartin dënimin me burgim deri në 25 vjet. Seanca dëgjimore u caktua për datën 11 mars. Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, që bartin dënim me burgim të përjetshëm. Читать дальше...

Raportet Kosovë-Serbi përcaktuese të rolit të Listës Serbe

Evropaelire.org 

Lista Serbe është subjekti i vetëm politik, i cili përmes dhjetë ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe dy ministrive në Qeverinë e Kosovës, do të përfaqësojë komunitetin serb të Kosovës në institucionet e larta të vendit, por pa ndonjë fuqi për të ndikuar në politikat e qeverisë aktuale, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë. Përderisa në mandatin e kaluar legjislativ, Lista Serbe kishte braktisur shumicën dhe kishte kaluar në opozitë, ajo kishte mbajtur pozitat e zëvendëskryeministrit dhe dy ministrave në ekzekutiv. Читать дальше...

Prokuroria Speciale për Kosovën i dorëzon gjykatësit aktakuzat e para

Evropaelire.org 

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kryetarja e Dhomave (Ekaterina Trendafilova) "ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat e Prokurorit Special". "Përmbajtja është konfidenciale. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën", tha Griep. Më herët, Prokurori i Specializuar ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës... Читать дальше...

Riorganizimi i ministrive krijon lista të tepricave

Evropaelire.org 

Shkrirja e ministrive nga 21, sa ishin në Qeverinë e kaluar të Kosovës, në 15 sosh sa ka qeveria aktuale, ka krijuar një situatë të paqartë për të punësuarit në sektorin publik. Në një debat të organizuar nga organizata Demokraci Plus, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata të shërbyesve civilë thanë se asnjë nëpunësi civilë nuk do të duhej t’i shkëputet kontrata si pasojë e këtij riorganizimi nëpër të cilin po kalon qeveria. Sipas tyre, qeveria duhet t’i risistemojë punonjësit civilë nëpër ministritë përkatëse... Читать дальше...

Dhjetëra të plagosur nga përplasja e makinës për një turmë njerëzish në Gjermani

Evropaelire.org 

Policia gjermane tha se rreth 30 njerëz janë plagosur kur një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë. Në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë. Policia tha se shoferi ka vepruar me qëllim, por shtoi se nuk ka ende informacione për motivin e tij. Policia po ashtu tha se shoferi, shtetas gjerman, 29 vjeç, është arrestuar. Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit. Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag... Читать дальше...

Marrëveshje rajonale kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Në muaji mars i këtij viti, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit pritet të nënshkruajë një traktat-marrëveshje me agjencitë homologe, fillimisht me disa nga vendet e rajonit, për shkëmbim të informacioneve në fushën deklarimit të pasurisë. Qëllimi i këtij traktati është të merren më shumë informata për zyrtarët e lartë publikë nëse posedojnë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në vendet e rajonit. Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Çifti Trump viziton "monumentin e dashurisë" në Indi

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, vizituan monumentin Taj Mahal, në ditën e parë të qëndrimit në Indi. "Monumenti i dashurisë" ishte ndalesa e tyre e dytë. Ata ateruan në Gujarat, shtetin e kryeministrit Narendra Modi, i cili i priti së bashku me dhjetëra-mijëra qytetarë të Indisë. Nga qyteti Ahmedabad i Gujaratit, Trump iu adresua një turme të madhe njerëzish, duke thënë se India "do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrat tona". Ai... Читать дальше...



Shefi i OKB-së: Të drejtat e njeriut janë të sulmuara

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se qeveritë duhet t'i vënë të drejtat e njeriut në qendër të prioriteteve të tyre, nëse duan të mbrojnë stabilitetin, rritjen ekonomike dhe të ardhmen e Tokës. "Të drejtat e njeriut janë të sulmuara", tha Guterres në Gjenevë, në hapje të sesionit vjetor të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Guterres shpalli një plan global të veprimit, duke iu bërë thirrje njerëzve kudo në botë, që të ndërmarrin masa në zona të krimeve të luftës... Читать дальше...

Samiti i BERZH-it: Kryeministri kroat kërkon investime në Ballkan

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, u bëri thirrje investitorëve në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të investojnë në Ballkanin Perëndimor. "Kroacia do të bëjë gjithçka të mundur për të ndihmuar fqinjët juglindorë dhe komuniteti i investimeve duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të mirën e këtyre vendeve dhe për të mirën e të gjithë Bashkimit Evropian", tha Plenkoviq. Plenkoviq, si kryeministër i vendit që mban presidencën aktuale të Këshillit të BE-së, dhe Suma Chakrabarti... Читать дальше...

Partia e Merkelit pëson humbje të madhe në Hamburg

Evropaelire.org 

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, pësoi humbje të madhe në zgjedhjet rajonale në Hamburg. Unioni i saj Demokristian po kalon nëpër një krizë të lidershipit, pasi udhëheqësja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi se do të japë dorëheqje. Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës, Të Gjelbrit shënuan fitore të madhe në Hamburg, duke dalë partia e dytë me 24.1 për qind të votave, ndërsa Social-Demokratët pritet të mbeten partia më e madhe, me 39.1 për qind. Unioni Demokristian ra në vendin e tretë... Читать дальше...

Hidhen poshtë dyshimet për një rast të koronavirusit në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në Kosovë nuk ka njerëz të prekur me koronavirus. Përmes një komunikate për media, ky institut tha se ka marrë informatë nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për një paciente që dyshohej se ishte e prekur me koronavirus, porse pas testimit, ajo ka dalë negative. Më herët, për këtë rast foli edhe ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Arben Vitia, i cili tha se "gjithçka është në fazën e dyshimeve" dhe se "rasti është i izoluar”. Читать дальше...

Italia me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë

Evropaelire.org 

Raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri po raportohen në të gjithë botën, duke rritur frikën për një pandemi globale. Italia ka numrin më të madh të rasteve në Evropë. Rreth 150 persona janë infektuar me virusin e ri dhe deri më tani janë raportuar tre persona të vdekur. Qeveria njoftoi për një sërë masash drastike gjatë fundjavës, në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e virusit. Në disa qytete të rajonit të Lombardisë dhe Venetos, janë vendosur kufizime në lëvizje të banorëve. Читать дальше...

Nisin seancat për ekstradimin ose jo të Assanges

Evropaelire.org 

Në një gjykatë në Londër nisën të hënën seancat dëgjimore për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Jualian Assange, në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane e kërkojnë atë për 18 akuza, përfshirë spiunimin. Assange u paraqit para gjykatës Woolwich Crown, dhjetë muaj pasi u nxor nga Ambasada e Ekuadorit, ku u strehua për shtatë vjet. Avokatët dhe mbështetësit e kundërshtojnë transferimin e tij në SHBA, ku thonë se nuk do të përballet me gjykim të drejtë. Akuzat lidhen me një rast të vitit 2010... Читать дальше...

Serbia pranon sistemin rus të mbrojtjes ajrore "Pancir S1"

Evropaelire.org 

Gjatë fundjavës, Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”, megjithë paralajmërimet për sanksione të mundshme nga ana e SHBA-së kundër shtetit të Ballkanit, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e bëri njoftimin më 23 shkurt një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve kundër- ajrore.  "Serbia forcoi aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese", tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate. Читать дальше...

SHBA-ja e gatshme për marrëveshje me talibanët, nëse respektohet armëpushimi

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët e Afganistanit nëse respektohet një armëpushim i përkohshëm midis dy palëve.   "Ne mendojmë se ata duan të bëjnë një marrëveshje, ne duam të bëjmë një marrëveshje, unë mendoj se do të funksionojë, të shohim", u tha Trump gazetarëve para se të nisej për në Indi, më 23 shkurt.   Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një armëpushim një-javor, i cili ka hyrë në fuqi më 22 shkurt. Читать дальше...

Trump: Ambasadori Grenell ka bërë një punë fantastike

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka bërë një punë fantastike dhe se do të vazhdojë të jetë i dërguar për dialogun.  Megjithatë presidenti Trump tha se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani. I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi. "Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Читать дальше...

Izraeli thotë se ka goditur grupin Xhihadi Islamik në Gazë dhe Siri

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite thotë se ka nisur sulme ajrore kundër një grupi militant palestinez në Gazë dhe Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa. Ushtria e Izraelit tha se ka goditur objektivat e Xhihadit Islamik në Damaskun jugor dhe Rripin e Gazës. Nuk është e zakonshme që ushtria izraelite të njoftojë zyrtarisht për sulme në Siri, por tha se operacioni kishte në shënjestër "një qendër të veprimtarisë së Xhihadit Islamik". Siria tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi pjesën më të madhe të raketave izraelite. Читать дальше...

‘Rigjenerimi’ i diplomacisë

Evropaelire.org 

Në vitet e fundit, pozita ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar në masë të madhe dhe rimëkëmbja e kësaj pozite duhet të jetë prioritet i qeverisë së re të vendit, e cila nevojitet të imponojë një qasje më të mirë se sa deri më tash të diplomacisë dhe shërbimit të jashtëm, vlerësojnë njohës të zhvillimeve në Kosovë. Sipas tyre, për disa vite me radhë, politika e jashtme e Kosovës ka pasur aq shumë defekte sa që ato janë shndërruar në degjenerim institucional. Për pasojë, siç thonë ata, veprimet... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов






Увидеть производство шоколада, лифтов и микрочипов: проект «Открой#Моспром» приглашает на экскурсии

Раненый экс-адвокат Пашаев заявил, что хочет скорее вернуться в зону СВО

Производство электроники и компьютеров в Москве выросло почти в 2,7 раза

5 мая свой юбилей отметила наша землячка заслуженная артистка России Майя Полянская