Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 17.02.2020

Rrjedhin informacione për trajtimin e ujgurëve në Kinë

Evropaelire.org 

Rrjedhja e një databaze ka ofruar të dhëna se si autoritetet kineze kanë vendosur për fatin e qindra mijëra myslimanëve në kampet e internimit, kanë raportuar, transmetuesi britanik, BBC dhe agjencia e lajmeve, AP. Në dokumente shpërfaqen profilet e 311 individëve nga provinca Ksinjang, duke përfshirë të kaluarën e tyre. Të dhënat, po ashtu ofrojnë informacione për më shumë se 2,000 familjarë, fqinj dhe shokë të tyre. Adrian Zenz, pjesëtar i Fondacionit për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit në Uashington... Читать дальше...

OKB: 900,000 persona janë zhvendosur nga Idlibi prej dhjetorit

Evropaelire.org 

Ofensiva e forcave qeveritare në veriperëndim të Sirisë, që përkrahet nga Rusia, ka zhvendosur 900,000 persona nga dhjetori i vitit të kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara. OKB-ja po ashtu ka thënë se foshnjet janë duke vdekur nga të ftohtit pasi kampet janë të mbushura. “Kriza në veriperëndim të Sirisë ka arritur në nivel të tmerrshëm”, ka thënë udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Mark Lowcock. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e personave të zhvendosur janë... Читать дальше...

Borrell do të nisë konsultime për emërimin e përfaqësuesit në dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se do të nisë konsultimet me ministrat e vendeve anëtare rreth emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm, i cili do të ketë detyrë lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë mësohet se Borrell ka paralajmëruar të hënën planet që ka në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Ideja e tij është që në takimin e radhës... Читать дальше...

Khan: Nuk ka streha të sigurta për militantët në Pakistan

Evropaelire.org 

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kundërshtuar sërish akuzat se shteti që ai drejton është duke strehuar militantë dhe ka insistuar që qeveria e tij ka bërë “gjithçka” për të ndërmjetësuar procesin e paqes në shtetin fqinj, Afganistan. “Normalisht, ka ekzistuar një ide që forcat e sigurisë në Pakistan kanë pasur politikën e tyre dhe qeveria ka pasur politikë tjetër. Kjo gjë nuk ekziston më në Pakistan”, ka thënë Khan më 17 shkurt, në një konferencë në Islamabad, duke shënuar 40 vjet prej kur... Читать дальше...

Dodik nga parlamenti i Republikës Serbe: Lamtumirë Bosnje

Evropaelire.org 

Anëtarët e Kuvendit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë po diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme në Banja Llukë në lidhje me, siç është thënë, "vendimin anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës". Gjatë seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, kreu i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Millorad Dodik, e filloi fjalimin me fjalinë "Mirupafshim Bosnje dhe Hercegovinë, mirë se vjen dalje e Republikës Serbe", duke aluduar në daljen e mundshme të Republikës Serbe nga Bosnje dhe Hercegovina. Читать дальше...

NEWBORN - Një dedikim për viktimat e dhunës seksuale

Evropaelire.org 

Fjalitë që tregojnë përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, janë pasqyruar në obeliskun e pavarësisë së Kosovës. “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, dhunë e neglizhencë ”, është motoja e obeliskut NEWBORN që ketë vit u dedikohet viktimave të dhunës seksuale në Kosovë dhe gjithë botën.

Bashkimi Evropian ndan 100 milionë euro për Shqipërinë

Evropaelire.org 

Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, #Together4Albania (Të bashkuar për Shqipërinë), Komisioni Evropian ka vendosur të ndajë 100 milionë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo shumë i shtohet donacionit prej 15 milionë eurove që Komisioni i dha për Shqipërinë menjëherë pas tërmetit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, tha se dëmet e tërmetit në Shqipëri shkojnë në shrifrën deri ne 1 miliard euro dhe se Shqipëria nuk mund të mbulojë e vetme këtë shifër... Читать дальше...

Asgjësohen mijëra pata pas shpërthimit të një virusi në Bullgari

Evropaelire.org 

Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në një fermë patash, në qytezën Rakovski në jug të shtetit. Kjo agjenci ka thënë më 17 shkurt se gati, 6,000 pata do të asgjësohen, pas rasteve të para të raportuara nga virusi tejet patologjik. Aktualisht është thënë të jetë krijuar një zonë mbrojtëse prej rreth 3 kilometrave. Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit. Читать дальше...



Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, vendimtare për procesin e integrimit në BE

Evropaelire.org 

Pas shpërbërjes së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të dielën, i është hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të dhjetën herë me radhë që nga pavarësia e shtetit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut llogariten si shumë të rëndësishme për shkak se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimit të emrit të shtetit, e të cilat u imponuan si rrjedhojë e pakënaqësisë së opinionit pasi në tetor vendi nuk morri datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Читать дальше...

Ministri rus i Mbrojtjes viziton Serbinë

Evropaelire.org 

Serbia dëshiron një ushtri të fortë sepse ajo garanton stabilitetin dhe neutralitetin, por edhe përparimin e vendit, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, të hënën në Beograd. Në deklaratën e ministrisë serbe të Mbrojtjes, Vulin, mes tjerash citohet të ketë thënë se, “formimi i ushtrisë së Kosovës dhe armatosja e saj janë të papranueshme”. Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vulin dhe Shoigu janë përqendruar... Читать дальше...

Parlamenti francez diskuton rreth reformës për pensione

Evropaelire.org 

Plani i kryeministrit francez, Emmanuel Macron, për sistemin e pensioneve, do të prezantohet për debat në Dhomën e Ulët të parlamentit, në një proces që mund të marrë muaj para se dokumenti të miratohet. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët. Ndryshimi i sistemit të pensiomeve është prioritet për presidentin Macron, ndonëse ai është përballur me protesta nga sindikatat në muajt e fundit. Protestat tjera është thënë se do të organizohen edhe të enjten... Читать дальше...

Kuq e zi apo verdhë e kaltër?

Evropaelire.org 

Janë bërë 12 vjet prej se Kosova shpalli pavarësinë dhe qytetarët mbesin të ndarë sa i takon ndjenjës që ata kanë për flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të shtetit të Kosovës. Shumë qytetarë mbesin të lidhur ngushtë me flamurin kuq e zi, porse është në rritje numri i kosovarëve që kanë krijuar lidhje me flamurin shtetëror, sidomos pas sukseseve të Kosovës në sporte të ndryshme.

BE-ja paralajmëron Britaninë për bisedime të ashpra tregtare

Evropaelire.org 

Franca ka paralajmëruar Britaninë që të përgatitet për betejë në bisedimet tregtare me BE-në, pas Brexitit. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka parashikuar se të dyja palët “do të shqyhen me njëra-tjetrën”, kur të nisin negociatat.  “Mendoj se në çështje tregtare dhe në mekanizmin për marrëdhënie në të ardhmen, ne do ta shqyejmë njëra-tjetrën. Mirëpo kjo është pjesë e negociatave, secili duhet të mbrojë interesat e veta”, ka thënë ai. Ai po ashtu ka thënë se do të jetë e vështirë... Читать дальше...

Pompeo uron Kosovën në përvjetorin e 12-të të shtetësisë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përgëzuar Kosovën në përvjetorin e 12-të të pavarësisë së saj, duke thënë se sovraniteti dhe pavarësia e këtij shteti janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, është thënë se Shtetet e Bashkuara janë të motivuara nga ngjarjet e fundit, që janë shenjë e lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe lidhjeve me Serbinë. Me këtë rast, Pompeo, duket se u është referuar... Читать дальше...

Presion i madh ndaj opozitës në Azerbajxhan

Evropaelire.org 

Policia në Azerbajxhan arrestoi të dielën tre udhëheqës të opozitës dhe qindra aktivistë, përpara se të niste një protestë në Baku kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën më 9 shkurt. Shumica e të arrestuarve u liruan të dielën vonë. Sipas Komisionit Qendror të Zgedhjeve, partia qeverisëse “Azerbajxhani i ri” fitoi 72 nga 125 ulëset në legjislaturë, ndërsa gati të gjitha të tjerat i morën parti të vogla ose deputetë të pavarur, por që shihen si besnikë të presidentit Ilham Aliyev. Читать дальше...

Kosova feston 12-vjetorin

Evropaelire.org 

Shumë qytetarë kanë dalur në sheshet e Prishtinës për të festuar përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës. Prishtina është dekoruar me ngjyrat e flamurit verdhë e kaltër, por shumë qytetarë mbajnë me vete edhe flamurin kuq e zi.

Pavarësisht paralajmërimeve për marrëveshje, talibanët kryejnë sulme

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën pesë ushtarë afganë janë vrarë në një bazë ushtarake në veri të Afganistanit, pas bastisjeve të kryera nga talibanët, pavarësisht pritjeve për “ulje të dhunës”. Sulmi ka ndodhur në Shora Khak të provincës Kunduz, disa ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë se është arritur marrëveshje shtatëditore me talibanët për ulje të shkallës së dhunës. “Fatkeqësisht pesë trupa ushtarake kanë rënë dëshmorë dhe tre janë plagosur”, ka thënë ministria afgane e Mbrojtjes më 17 shkurt. Читать дальше...

Trump: Rusia të ndalojë mbështetjen e "mizorive" në Idlib

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, "për të shprehur shqetësimin e tij për dhunën në Idlib të Sirisë", tha sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.   Sipas tij, Trump kërkoi që Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për "mizoritë" e regjimit sirian dhe shprehu "dëshirën e SHBA-së për të parë fundin e mbështetjes ruse" për presidentin sirian, Bashar al-Assad. Trump po ashtu bëri thirrje për "zgjidhje politike të konfliktit në Siri"... Читать дальше...

Ekonomia e Japonisë tkurret me ritmin më të shpejtë që nga viti 2014

Evropaelire.org 

Ekonomia e Japonisë, në fund të vitit 2019, është tkurrur me ritmin më të shpejtë në pesë vjet.  Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm vjetor ka rënë për 6.3 për qind në periudhën tetor-dhjetor. Tkurrja e tillë është e para në më shumë se një vit dhe më e madhja që nga viti 2014, kur rënia ka qenë 7.4%. Faktorët kryesorë për këtë vlerësohet të jenë: rritja e taksave të shitjeve, kërkesa më e dobët globale dhe pasojat e një tajfuni. Ka shqetësime se shpërthimi i një koronavirusi... Читать дальше...

Новости России
Москва

Открытие ХХIII Московского Пасхального фестиваля: Воскресение и Музыкальное Созвучие


BE-ja mban konferencë donatorësh për Shqipërinë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian mban sot një konferencë donatorësh për Shqipërinë. Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur. Sipas vlerësimit të autoriteteve shqiptare, tërmeti shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike. "Në total, 202,291 njerëz në 11 komuna janë prekur nga katastrofa",... Читать дальше...

Ku ruhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës?

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës duhet të ruhet më mirë, sepse, sipas saj, ajo rrezikon të dëmtohet. Osmani planifikon ta dërgojë dokumentin më të rëndësishëm të Kosovës në Muzeun Kombëtar.

Një grup i ekstremit të djathtë në Gjermani "planifikonte sulme në xhami"

Evropaelire.org 

Anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, të arrestuar në Gjermani, planifikonin sulme kundër xhamive, politikanëve dhe azilkërkuesve, raportojnë mediat lokale. Dymbëdhjetë vetë, që dyshohet se i përkasin grupit "Der harte Kern", u arrestuan të premten. Sipas gazetës Welt am Sonntag, një tjetër person, që besohet se është pjesë e grupit, është në arrati. Grupi thuhet se është takuar përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp dhe ka formuar organizatën, shtatorin e kaluar. Sipas raporteve të shtypit... Читать дальше...

Një përvjetor i ri me pritje të reja 

Evropaelire.org 

Kosova po shënon një tjetër përvjetor të pavarësisë së saj, pa e përmbyllur ende dialogun me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dy shtete sovrane.  Edhe pas 12 vjetëve të shpalljes së pavarësisë, arritja e kësaj marrëveshjeje, po shihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si thelbësore drejt tejkalimit të barrierave që ka Kosova për rrumbullakimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, me anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Mbi 1,700 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni​ i Shëndetit Kombëtar. I njëjti bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.  Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.  Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit. Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Швентек и Соболенко устроили триллер за престижный трофей






XXIII республиканский пасхальный фестиваль «Золотые купола» стартовал в Якутии

В подмосковном ЖК «Пехра» открылась детская поликлиника на 50 посещений в смену

Президент ДР Конго объяснил британцу, почему в Африке любят Россию

Сотрудники Росгвардии обеспечили безопасность граждан в период празднования Светлого Христова Воскресения