Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 28.02.2020

Shtëpia e Bardhë: Media bën panik për koronavirusin, për të dëmtuar Trumpin

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se mediat amerikane po provokojnë panik për koronavirusin, për ta dëmtuar presidentin Donald Trump. "Arsyeja që ato po i kushtojnë kaq shumë vëmendje, është se mendojnë se kjo do ta rrëzojë presidentin", tha Mick Mulvaney. Duke folur me një grup konservatorësh të premten, ai tha se njerëzit duhet t'i injorojnë mediat, në mënyrë që t'i qetësojnë tregjet. Tregjet globale kanë vazhduar të bien pasi koronavirusi COVID-19 ka prekur tashmë mbi 50 vende të botës. Читать дальше...

Shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut aktivizimin e lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore përmes mediave online tek të cilat kanë ndikim thonë se e përdorin si armë për të goditur kundërshtarët politikë dhe se kjo praktikë bëhet gjithnjë e më e pranishme në periudhën e fushatës parazgjedhore theksojnë punonjësit në media. Kryetarja e Këshillit për Etikë në Media, Katerina Sindadinovska, thotë se titujt bombastik janë një nga truket kryesore që përdorin mediat online për të plasuar lajme të... Читать дальше...

Google shton edhe pesë gjuhë në sistemin e tij të përkthimit

Evropaelire.org 

Google tha se sistemi i tij i përkthimit online ka shtuar pesë gjuhë të reja: tatare, turkmene, ujgure, kinyarvanda dhe odia.  Gjiganti i internetit, me seli në SHBA, tha se me gjuhët e reja, sistemi i përkthimit të menjëhershëm në kompjuterë dhe pajisje mobile tani përfshin 108 gjuhë. Google tha se këto pesë gjuhë kanë paraqitur në veçanti problem, për shkak të mungesës së përkthimeve online në ato gjuhë. Ky ëstë shtimi i parë që bëhet pas katër vjetësh. Gjuha ujgure është zyrtare në rajonin veriperëndimor të Kinës, Ksinjiang. Читать дальше...

Kërcënimi nga koronavirusi rritet në nivelin më të lartë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti të premten kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ky hap u ndërmor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve dhe të numrit të vendeve të prekura, në ditët e fundit. "Këto zhvillime janë qartazi shqetësuese", u tha Ghebreyesus gazetarëve në Gjenevë. "Ne kemi ende shanse për ta frenuar këtë virus, nëse ndërmerren veprime të fuqishme për zbulimin e hershëm të rasteve... Читать дальше...

Rritet numri i vdekjeve në burgje të Kosovës

Evropaelire.org 

Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.

Një imam në Pragë dënohet për terrorizëm

Evropaelire.org 

Një ish-udhëheqës mysliman në Pragë u dënua me dhjetë vjet burgim, pasi u gjet fajtor për pjesëmarrje në një grup terrorist dhe financim të terrorizmit, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK. Gjykata konstatoi se imami Samer Shehadeh e ka ndihmuar vëllain e tij dhe më pas gruan e vëllait të udhëtojnë në Siri, për t'iu bashkuar një grupi terrorist, të njohur si Jabhat Fateh al-Sham.  Shehadeh u gjet fajtor edhe për dërgimin e një shume të papërcaktuar parash te grupi, i cili përpiqet ta zëvendësojë regjimin e presidentit sirian... Читать дальше...

Kosova synon rritjen e kapaciteteve për t'u përballur me koronavirusin

Evropaelire.org 

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri. Autoritetet përgjegjëse thonë se tashmë kanë marrë të gjitha masat e duhura, në rast të shfaqjes së këtij virusi në vend. Megjithëkëtë, në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, të mbajtur të premten, anëtari i komisionit, deputeti Haxhi Avdyli, ngriti shqetësimin pasi, siç tha, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare e vetmja në Kosovë, janë vetëm gjashtë (6) shtretër me respirator... Читать дальше...

Çfarë u tha pas vendimit të Kurtit për taksën?

Evropaelire.org 

Gati se të pafundme kanë qenë komentet në rrjetet sociale, pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për hapat që do të merren për heqje të taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Shihni disa prej tyre në këtë material.



Greta Thunberg: Bota është në zjarr

Evropaelire.org 

Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se ajo nuk do të heshtë, pasi "bota është në zjarr". Thunberg iu adresua një turme prej 20,000 njerëzish në qytetin Bristol të Anglisë. Ajo i akuzoi politikanët për injorim të emergjencës klimatike dhe tha se ata "po e fshehin rrëmujën e tyre nën qilim". "Ne jemi ndryshimi dhe ndryshimi do të vijë, pa marrë parasysh nëse e dëshironi ose jo", tha ambientalistja suedeze. Ajo i bëri komentet përpara se të niste një marshim për klimën në Bristol. Читать дальше...

Irani anuloi faljen e Xhumasë në disa qytete - shkak koronavirusi

Evropaelire.org 

Irani e anuloi faljen e Xhumasë në Teheran dhe 22 qytete të tjera - për herë të parë në disa dekada - për të frenuar përhapjen e një koronavirusi të ri.  Ky ritual, në të cilin zakonisht marrin pjesë dhjetëra-mijëra njerëz, u anulua me këshillë të Ministrisë së Shëndetësisë. Autorietet po ashtu kufizuan hyrjen në faltoret kyresore shiite në Kom - epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit COVID-19 - dhe në Mashhad. Ministria e Shëndetësisë e Iranit paralajmëroi se numri i njerëzve të prekur me koronavirus do të rritet në ditët e ardhshme. Читать дальше...

Nuk ka ende vendim për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Ballkanin

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se vendet evropiane nuk kanë vendosur ende për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, i cili do të ngarkohej me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe me çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Stano konfirmoi se ideja për emërimin e përfaqësuesit të posaçëm u është paraqitur vendeve anëtare të BE-së. "Derisa shtetet anëtare të mos vendosin dhe miratojnë emërimin e një personi specifik për mandatin konkret, ne, as përfaqësuesi i lartë i BE-së, nuk mund të flasim për këtë", tha Stano. Читать дальше...

BE: Ne jemi i vetmi lehtësues i dialogut Prishtinë-Beograd

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka përsëritur se mirëpret paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen hap pas hapi të taksës për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si “hap të parë” në drejtim të duhur, drejt krijimit të kushteve për vazhdimin e dialogut që do të ishte në të mirë të qytetarëve edhe në Kosovë edhe në Serbi. Të përballur me pyetjet se a ka koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pse ka pasur dallime në qëndrime ndaj këtij paralajmërimi, Petar Stano... Читать дальше...

Turqia hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE?!

Evropaelire.org 

Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri. Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia. "Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët sirianë nga shkuarja në Evropë, qoftë përmes tokës ose detit", tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters. "Të gjithë refugjatët, përfshirë sirianët... Читать дальше...

Pentagoni: Kina, Rusia kërcënojnë epërsinë e SHBA-së në hapësirë

Evropaelire.org 

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se Kina dhe Rusia po i rrisin orvatjet për të zhvilluar kapacitete të sofistikuara hapësinore, në përpjekje për të zvogëluar epërsinë aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. James Anderson, i ngarkuar me detyrat e zëvendësit të nënsekretarit të Mbrojtjes, tha përpara një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA se Kina dhe Rusia janë duke zhvilluar disa armë që kanë kapacitet të godasin gati çdo klasë të aseteve hapësinore amerikane. Anderson... Читать дальше...

OBSH: Shpërthimi i koronavirusit po përkeqësohet

Evropaelire.org 

Shpërthimi i koronavirusit "po përkeqësohet", tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten, pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane. OBSH-ja përsëriti paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të arrijë shumicën e vendeve të botës, "nëse jo të gjitha". Zëdhënësi Christian Lindmeier tha për gazetarët në Gjenevë se OBSH-ja është duke i shqyrtuar raportet për disa persona të riinfektuar me koronavirus. Megjithatë, shtoi ai, një person, i cili ka pasur koronavirus... Читать дальше...

Turqia hakmerret pas vrasjes së 33 ushtarëve të saj në Siri

Evropaelire.org 

Turqia tha të premten, se fuqitë botërore duhet të imponojnë një zonë të ndalim-fluturimit në Siri, për të mbrojtur qindra mijëra njerëz, të shpërngulur nga luftimet. Ankaraja njoftoi se të paktën 33 ushtarë të saj janë vrarë, në një sulm ajror nga forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, në veriperëndim të Sirisë, duke rritur më tej tensionet midis Moskës, Ankarasë dhe Damaskut. Përmes një postimi në Twitter, Drejtori i Komunikimit në presidencën turke, Fahrettin Altun, tha se Rusia dhe Irani... Читать дальше...

Standarde të dyfishta kundër ekstremizmit

Evropaelire.org 

Nga Kristçërçi i Zelandës së Re deri në Hanau të Gjermanisë, në vitin e fundit kanë ndodhur disa sulme të frymëzuara nga e djathta ekstreme. Të tillat kanë në shënjestër njerëzit me ngjyrë, myslimanët, hebrenjtë dhe migrantët.

Avdyli: Klinika Infektive posedon vetëm 6 shtretër me respirator për trajtimin e koronavirusit

Evropaelire.org 

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri.  Autoritetet përgjegjëse thonë se tashmë kanë marrë gjitha masat e duhura, në rast të shfaqjes së këtij virusi në vend. Megjithëkëtë, në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, të mbajtur të premten, anëtari i komisionit, deputeti Haxhi Avdyli, ngriti shqetësimin pasi, siç tha, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare e vetmja në Kosovë, janë vetëm gjashtë (6) shtretër me respirator... Читать дальше...

Unioni Afrikan shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit në rajonin Sahel

Evropaelire.org 

Unioni Afrikan (AU) do të vendosë 3.000 trupa shtesë, për të luftuar terrorizmin në rajonin Sahel, ku ka pasur rritje të sulmeve ekstremiste.  Komisionari për Paqe dhe Siguri, Smail Chegui e bëri njoftimin gjatë takimin midis zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe atyre të Unionit Afrikan.  Sahel, një rajon nën Saharanë, ka qenë në krizë që nga viti 2012, kur rebelët etnikë tuareg dhe ekstremistët islamikë, morën kontrrollin në një zonë të konsiderueshme në Mali. Franca ka intervenuar gjatë viteve të fundit... Читать дальше...

Përhapja e koronavirusit mund të shkaktojë recesion në ekonominë globale

Evropaelire.org 

Në shumë vende të botës, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa bota po përgatitet për një pandemi të sëmundjes.  Ndikimet e koronavirusit në ekonomi po rriten, pasi investitorët thanë se janë në pritje të një recesioni global, raporton Reuters. Çmimet e aksioneve, shënuan javën më të keqe, që nga kriza globale financiare në vitin 2008, pasi ndërprerjet në zinxhirët e udhëtimit dhe furnizimit ndërkombëtar, nxitën frikën e recesionit në Shtetet e Bashkuara dhe në zonën e euros. Читать дальше...

Bashkimi Evropian mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifat

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hequr tarifat për për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Читать дальше...

Pabarazia e grave është turp global, thotë shefi i OKB-së

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka quajtur pabarazinë e grave, një turp global, duke u zotuar se do të shtyjë qeveritë në mbarë botën, për t'i dhënë fund ligjeve diskriminuese. "Ashtu si skllavëria dhe kolonializmi që ishin një njollë e shekujve të mëparshëm, pabarazia e grave duhet të na turpërojë të gjithëve në shekullin 21. Për shkak se nuk është vetëm e papranueshme - është budallallëk", tha Guterres në një fjalim më 27 shkurt New York. Deklarata e tij bëhet para mbajtjes... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Воробьев побывал на соревнованиях по стрельбе на Кубок губернатора Подмосковья

Росія планує диверсії по всій Європі, – ЗМІ

Туктамышева рассказала, что у нее грандиозные планы на отпуск

Мужчину госпитализировали после стрельбы в Калужской области