Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 29.02.2020

Partnerët e koalicionit harmonizojnë programin qeverisës

Evropaelire.org 

Kabineti qeveritar i Kosovës, ka mbajtur sot një takim në Prevallë, ku janë dakorduar për programin qeverisës 2020-2023. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për gjendjen nëpër ministritë dhe për masat që duhet të ndërmarrin. Sipas Hotit, programi i Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, “është program ambicioz, por realist”. Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria që ai... Читать дальше...

Margjinalizimi i të pagjeturve

Evropaelire.org 

Tash e 29 vjet, familja Gashi nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës, nuk ka marrë asnjë lajm për fatin e familjarit të tyre Veselit, i cili në vitin 1991, në moshën 20-vjeçare, kishte shkuar në Bjellovar të Kroacisë në shërbimin ushtarak, në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë. Veseli Gashi është një nga shumë qytetarë të Kosovës, ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur gjatë luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, gjatë viteve 1991 e deri më 1995, në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Читать дальше...

Mijëra rusë marshojnë në Moskë në përvjetorin e vrasjes së Boris Nemtsov

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë kanë marshuar në Moskë dhe kanë organizuar protesta në qytete të tjera ruse, teksa kanë shënuar përvjetorin e vrasjes së Boris Nemtsov, një kritik i Kremlinit, që u vra pesë vjet më parë. Protestat e sotme janë më protestat më të mëdha të organizuara në Rusi që prej verës së kaluar, ku për disa javë u mbajtën protesta anti-qeveritare për shkak të zgjedhjeve lokale. “Putini është hajdut”, “Rusia pa Putinin”, ishin disa prej sloganeve që qytetarët e mbledhur në Moskë brohoritën... Читать дальше...

SHBA-ja dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar marrëveshje historike, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në Afganistan. SHBA-ja është pajtuar që të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, nëse militantët talibanë u përmbahen marrëveshjes. Aktualisht, në Afganistan janë 13 mijë trupa amerikane. Talibanët po ashtu janë zotuar se do të zhvillojnë bisedime direkte me qeverinë në Kabul. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe liderët talibanë, ishin të pranishëm në ceremoninë... Читать дальше...

Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj migrantëve në kufi me Turqinë

Evropaelire.org 

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të migrantëve, që janë mbledhur në kufirin Greqi-Turqi dhe po kërkojnë që të futen në territorin grek. Qeveria greke ka ripërsëritur zotimin e saj se do të ndalojë migrantët që të futen në shtet. “Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, duke shtuar se në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë penguar kalimin ilegal të kufirit të 4 mijë personave, transmeton Reuters. Читать дальше...

Pakistan: Të paktën 19 të vdekur pasi treni përplaset me një autobus

Evropaelire.org 

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren në provincën jugore Sindh të Pakistanit. Zyrtari i hekurudhave, Tariq Kolachi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi. “Të gjithë personat që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me autobus”, tha ai. Të paktën 55 persona janë lënduar, tha për AFP, Rana Adeel. Ai tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet. Читать дальше...

Tkurret numri i popullsisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Shkalla e lartë e emigrimit të qytetarëve jashtë vendit dhe rënia e natalitetit, prezantohen si faktorë që po ndikojnë në tkurrjen e numrit të popullsisë në Kosovë. Të dhënat zyrtarë ndër vite, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, flasin për rënien e konsiderueshme të numrit të lindjeve dhe për numrin në rritje të qytetarëve që kanë ikur apo kanë lëshuar Kosovën. Në vitin 2012, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në raportet e titulluara “Vlerësimi i Popullsisë”... Читать дальше...



Gjermania mirëpret vendimin e Kurtit për taksën

Evropaelire.org 

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të nisur heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, është një hap i rëndësishëm që mund të çojë drejt rinisjes së dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. “Hap i rëndësishëm dhe kurajoz nga kryeministri Albin Kurti, vetëm disa javë pasi mori detyrën. Tani kjo duhet të çojë në një proces konstruktiv të heqjes... Читать дальше...

Putin dhe Erdogan bisedojnë për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan kanë biseduar pasi 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore të Qeverisë siriane, që mbështetet nga Moska. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kanë ritheksuar mbështetjen e Uashingtonit për Turqinë, duke thënë se janë “duke rishikuar mundësitë për të ndihmuar” Ankaranë kundër “brutalitetit” sirian dhe rus. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Katër deputetë iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Katër ligjvënës iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin. Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Twitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri. Disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë po ashtu janë infektuar me virusin, përfshirë edhe zëvendëspresidentin iranian, Masoumeh Ebtekar. Читать дальше...

Zyrtarët e SHBA-së dhe talibanët pritet të nënshkruajnë marrëveshje për paqe

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë dhe negociatorët talibanë pritet të takohen sot në Katar, për të ndërmarrë, atë që mund të jetë hapi më i rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës – konfliktit në Afganistan. Për më shumë se 18 vjet, pasi ish-presidenti amerikan George W.Bush urdhëroi bombardimet dhe pushtimin e Afganitastanit, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, janë krijuar rrethanat që të arrihet deri te nënshkrimi i një marrëveshjeje që mund të çojë në tërheqjen e trupave të SHBA-së dhe... Читать дальше...

Bizneset në Maqedoninë e Veriut druajnë se mund të dëmtohen nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Kompanitë nga Maqedonia e Veriut që bashkëpunojnë me kompani italiane, që eskportojnë ose importojnë nga Italia, kanë frikë se përhapja e koronavirusit të ri në rajonin italian të Lombardisë do të vështirësojë sigurimin e lëndës së parë. Ata po ashtu druajnë se koronavirusi do të prekë tregtinë që ata bëjnë me Italinë, veçanërisht në industrinë e tekstilit dhe këpucëve, pasi shumë kompani në Maqedoninë e Veriut kanë pronarë italianë ose punojnë me partnerë italianë. Një nga kompanitë vendore që eksporton produkte ushqimore në Itali... Читать дальше...

Sllovakët votojnë në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Sllovakët po votojnë në zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para që prej vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, që çuan në protesta të mëdha kundër korrupsionit. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 22:00. Koalicioni tripartiakësh i kryeministrit Peter Pellegrini me gjasë do ta humbë shumicën, kanë sugjeruar sondazhet e kryera para nisjes së votimeve. Sondazhet e kryera para zgjedhjeve kanë sugjeruar një rritje të lëvizjes anti-korrupsion Njerëzit e Zakonshëm (OLANO). Читать дальше...

Qeveria e Kosovës diskuton për programin qeverisës

Evropaelire.org 

Kabineti qeveritar i Kosovës është mbledhur sot në Prevallë për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023. Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, tha për mediat se në këtë takim marrëveshja e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po kthehet në program qeverisës. "Është një ditë pune e cila ka kthyer marrëveshjen e koalicionit në program qeverisës. Në pjesën e parë të ditës dëgjuam ministrat për procesin e skanimit apo vlerësimit të gjendjes... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде






Мужчину госпитализировали после стрельбы в Калужской области

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Россияне рассказали о своем отношении к профсоюзам на работе

Жилой фон: в России подскочил спрос на ипотеку для строительства частных домов