Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 03.06.2020

Kryeministri italian: E meritojmë të buzëqeshim sërish

Evropaelire.org 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka nisur një mesazh shpresëdhënës, teksa ky shtet ka kaluar në fazën e fundit të lehtësimit të masave të izolimit, të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit. “Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, ka thënë ai të mërkurën. Ai ka shtuar se tani është koha që ky shtet të nisë së zbatuari reformat ekonomike. Me më shumë se 33,600 persona të vdekur dhe gati 234,000 raste të të infektuarve me koronavirus, Italia... Читать дальше...

Akuza të reja rreth vrasjes së George Floydit

Evropaelire.org 

Të mërkurën janë ngritur padi të reja kundër të gjithë zyrtarëve policorë të shkarkuar, të cilët kanë qenë prezentë kur i është bërë presion afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili më vonë ka vdekur në Mineapolis. Akuza kundër ish-policit, Derek Chauvin, është ngritur në vrasje të shkallës së dytë nga ajo e tretë sa ka qenë fillimisht, ka njoftuar Prokurori i Përgjithshëm i Minesotas, Keith Ellison. Vrasja e shkallës së dytë mund të ndëshkohet me burgim deri në 40 vjet. Tre zyrtarë tjerë policorë... Читать дальше...

SHBA-ja pritet të ndalojë fluturimet e pasagjerëve nga Kina

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante. Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri. Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong. Mirëpo Uashingtoni... Читать дальше...

Lajçak "mezi pret" të punojë me Hotin

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mërkurën se ka mezi pret të punojë me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Qeveria Hoti është votuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për 24 kundër dhe një abstenim. “E urova Avdullah Hotin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Kosovës, gjatë bisedës telefonike që patëm sot. Читать дальше...

Ambasada britanike përgëzon "formimin paqësor të qeverisë së re në Kosovë"

Evropaelire.org 

Ambasada britanike në Prishtinë ka përgëzuar formimin paqësor të qeverisë së re në Kosovë, si dhe ka uruar Avdullah Hotin për pozitën e kryeministrit. Megjithatë, kjo ambasadë ka theksuar se qeveria e re do të ketë disa sfida përpara, teksa ka theksuar emergjencën shëndetësore të krijuar pas shpërthimit të koronavirusit të ri. Nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë “Është e rëndësishme që qeveria e re synon të krijojë konsensus dhe unitet përreth ndasive politike”, është thënë mes tjerash në reagim. Читать дальше...

Protestat për vdekjen e George Floydit zgjerohen përtej SHBA-së

Evropaelire.org 

Mijëra persona kanë protestuar nëpër rrugët e Evropës, në shenjë solidariteti me protestuesit kundër-racizmit në Shtetet e Bashkuara, të cilët për tetë net me radhë kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, pas presionit të bërë nga disa zyrtarë të bardhë policorë gjatë arrestimit. Dhjetëra mijëra persona janë parë vetëm në rrugët e parkut Hyde të Londrës. Ata janë parë duke marshuar edhe përgjatë sheshit të parlamentit britanik, të ulur me njërin gju, gjest i bërë fillimisht nga futbollisti amerikan... Читать дальше...

Fëmijët e kaluan më lehtë COVID-19 sesa të rriturit

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë prekur më pak se dhjetë fëmijë nga koronavirusi i ri, por të gjithë ata kanë pasur shenja klinike të lehta dhe e kanë kaluar pa ndonjë komplikim sëmundjen COVID-19, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi. Sipas tij, studimet tregojnë se sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, i prek shumë më pak fëmijët në krahasim me pandemitë tjera si dhe llojet e ndryshme të gripit. Krasniqi thotë se simptomat e fëmijëve kosovarë të prekur nga COVID-19 kanë qenë ethe dhe kollitje dhe që të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Читать дальше...

Kurti nuk merr pjesë në dorëzimin e detyrës së kryeministrit

Evropaelire.org 

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është “qeveri e paligjshme” dhe siç është shprehur ai është “ qeveri koti”. Përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se të enjten nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së kryeministrit te Hoti. “Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër, nuk do ta bëj... Читать дальше...



Mustafa, deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka konsideruar të mërkurën, si ditë të madhe për Kosovën, pas zgjedhjes së Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka uruar të gjitha partitë e koalicionit dhe partitë tjera që kanë votuar përbërjen e re qeveritare. “Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën. Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Читать дальше...

Rama uron "rrugëtim të mbarë" për qeverinë e re dhe opozitën në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të qeverisë së Avdullah Hotit të mërkurën nga 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Përveç, qeverisë, Rama ka uruar të njëjtën gjë edhe për opozitën në Kosovë, duke shpresuar se të dyja palët do të “bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”. Qeveria e re e Kosovës është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit, i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë së re. Читать дальше...

I kthehemi lojës…

Evropaelire.org 

Koronavirusi ka bllokuar pjesën më të madhe të sportit global. Tani që masat e izolimit kanë nisur të lehtësohen, futbolli, tenisi, kriketi dhe sporte të tjera janë duke u përgatitur për t’u kthyer në fushën e lojës - me shumë kufizime. Rusia është ndër vendet e pakta që do t’i lejojë tifozët në lojëra të futbollit, por vetëm në një pjesë të kapacitetit të stadiumit. Danimarka ka rifilluar lojërat e ligës së futbollit në fund të majit, duke u mundësuar tifozëve t’i përcjellin virtualisht, përmes platformës së video-komunikimit Zoom. Читать дальше...

Franca vendos për ekstradim të të dyshuarit për gjenocid në Ruandë

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit në Paris ka marrë vendim për dorëzim të Felicien Kabugas, i dyshuar për gjenocid në Ruandë, për gjykim në tribunalin ndërkombëtar. Prokurorët e Kombeve të Bashkuara akuzojnë Kabugan për financim dhe armatosje të milicisë etnike hutu, që ka lënë të vdekur rreth 800,000 pjesëtarë të komunitetit tutsi dhe pjesëtarëve të moderuar të komunitetit hutu, në Ruandë, përgjatë 100 ditëve, më 1994. Ai përballet me akuza për gjenocid, përfshirje në gjenocid, persekutim dhe shfarosje. Avokatët... Читать дальше...

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 253 testeve. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë)... Читать дальше...

Kuvendi votoi qeverinë e re

Evropaelire.org 

Me 61 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministër të ri të Kosovës. Disa qytetarë kanë protestuar jashtë kuvendit, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Raportuesja për Kosovën në PE dënon "presionin" ndaj deputetëve të Kosovës

Evropaelire.org 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Në një deklaratë për media, ajo ka thënë se shpreson që qeveria e re do të mund të zbatojë reforma të reja dhe të “punojë për një Kosovë më të mirë”. Megjithatë, Cramon-Taubadel ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë “nën presion të madh” nga udhëheqësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi për të votuar pro qeverisë së re. Читать дальше...

Presidenti Thaçi fton Kurtin ta dorëzojë detyrën

Evropaelire.org 

Pas votimit të qeverisë së re, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të bëjë dorëzimin e detyrës së kryeministrit te Avdullah Hoti. Presidenti Thaçi ka thënë se Kurti duhet larguar nga, siç ka thënë ai, uzurpimi i zyrave të qeverisë. “Gjithashtu kërkohet që Kurti të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij që nuk i bën nder as atij e as partisë së tij, as shtetit të Kosovës as demokracisë në Kosovë. Pas shkarkimit ai tanimë po bëhet edhe më qesharak”... Читать дальше...

Ibuprofeni po testohet për trajtim të koronavirusit

Evropaelire.org 

Shkencëtarët janë duke nisur një testim për të kuptuar nëse ilaçi ibuprofen mund t’iu ndihmojë pacientëve që janë të sëmurë me koronavirusin e ri. Ekipet nga dy spitale në Londër dhe ata të Kolegjit King, besojnë se ky ilaç, që është anti-iflamator dhe shërben kundër dhimbjeve, mund të trajtojë problemet me frymëmarrje. Ata shpresojnë se ky trajtim me shpenzime të vogla, mund të mbajë pacientët larg trajtimit me ventilatorë. Përgjatë testimit, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç ilaçeve tjera. Читать дальше...

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus ka thelluar përplasjet mes partive për datën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Lidhja Social Demokrate që drejtohet nga ish-kryeministri, Zoran Zaev, vazhdon të insistojë për zgjedhje më së voni deri më 5 korrik ndërkohë që zyrtarët e saj tashmë kanë nisur fushatën ende pa shpallur zgjedhjet. Nga kjo parti thonë se zgjedhje duhet të ketë meqë vendi nuk mund të drejtohet më nga qeveri teknike e cila po funksionon sipas dispozitave që parasheh gjendja e jashtëzakonshme... Читать дальше...

Kryetarja e Kuvendit, Osmani deklarohet kundër qeverisë

Evropaelire.org 

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar. “Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani. Читать дальше...

Новости России
Москва

Москву и Санкт-Петербург назвали лучшими городами для подработки


BE-ja uron votimin e qeverisë Hoti duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka uruar votimin e qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, duke thënë se mezi pret të bashkëpunojë në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. “Një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta... Читать дальше...

Vuçiq nuk e përjashton mundësinë e rifillimit të dialogut

Evropaelire.org 

Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të masave tregtare të Prishtinës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. "Ne do të shohim se çfarë do të bëjë qeveria e re e Prishtinës, nëse do t'i heqë ato masa", tha Vuçiq gjatë një vizite në Novi Pazar. I pyetur nëse është realiste që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë në fund të qershorit, Vuçiqi u përgjigj se kjo është e mundur, nëse autoritetet në Prishtinë, heqin kufizimet për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve nga Serbia. ... Читать дальше...

Kush është Avdullah Hoti?

Evropaelire.org 

Avdullah Hoti është bërë kryeministri i tetë që nga mbarimi i luftës në Kosovë, në vitin 1999.  I lindur në vitin 1976, në një fshat në afërsi të Rahovecit, Hoti ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.  Studimet e Magjistraturës dhe të Doktoratës për ekonomi i ka kryer mes viteve 2001 dhe 2007, në Staffordshire University në Britani të Madhe. Që nga viti 1998 ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, njëherë si asistent dhe nga viti 2012 si profesor në drejtimet bachelor, master dhe doktoraturë. Читать дальше...

Maqedonia e V. raporton për 101 të infektuar dhe 4 të vdekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 101 të infektuar me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i muajit prill. Autoritetet thanë se janë regjistruar edhe katër viktima nga COVID-19.  Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Prilepi dhe Tetova. "Janë persona kryesisht të moshuar, të diagnostikuar edhe më sëmundje tjera kronike si; diabet, sëmundje të zemrës, tension të lartë e diagnoza tjera", thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.  ... Читать дальше...

Grenell thotë se mezi pret bashkëpunimin me qeverinë Hoti

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka mirëpritur votimin e qeverisë së re të Kosovës. “Ne e mirëpresim formimin e qeverisë së re dhe mezi presim të bashkëpunojmë për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, thuhet në deklaratën e zyrtarit amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Hoti, ka thënë më parë se qeveria e drejtuar nga ai... Читать дальше...

SHBA-ja përshëndet votimin e qeverisë Hoti

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar për "formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re të Kosovës". “Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti, për të vazhduar punët e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe përparimin, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve rajonale në luftimin e pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.   Qeveria e re e Kosovës me kryeministër, Avdullah Hotin, u votua nga Kuvendi i Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Павлюченкова и Потапова не смогли выйти в финал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Увидеть производство шоколада, лифтов и микрочипов: ...

Выпуск компьютеров, электроники и оптики в Москве вырос почти в 2,7 раза

Единственный железнодорожный перевозчик Латвии попросил не запрещать закупки запчастей в России и Белоруссии

На большей части Подмосковья 6 мая ожидается I класс пожарной опасности