Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 26.06.2020

Rritet për 62 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë shtuar edhe 62 raste me koronavirusin e ri. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në postuar në rrjetin social Facebook. Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 2.494. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 61 persona duke e çuar numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 1.307. Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten. Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës... Читать дальше...

Macron dhe Putin diskutojnë për situatën në Ballkan

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të trajtuar krizat ndërkombëtare. Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.  Deklarata u lëshua pas bisedës mes dy liderëve. Читать дальше...

SHBA-ja ka "problem serioz" me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus

Evropaelire.org 

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, tha se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus po paraqet një "problem serioz" për vendin. Ai i nxiti amerikanët të respektojnë "përgjegjësinë e tyre shoqërore" për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit. "Një rrezik për ju, nuk është i izoluar vetëm tek ju. Sepse nëse infektoheni, ju jeni pjesë - pa dashje - e përhapjes së një pandemie", tha ai në një konferencë për media së bashku më nënpresidentin amerikan... Читать дальше...

Cakaj pas takimit me Grenell: Nuk ka plane për ndarje të Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj,  tha se ka biseduar me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj tha se “nuk ka plane për ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbime territoriale apo nxitime për një marrëveshje të dëmshme”. Читать дальше...

EULEX-i vazhdon punën në Kosovë, jashtë mandatit

Evropaelire.org 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dëshiron të vazhdoj punën në Kosovë. Megjithatë, që nga 14 qershori këtij misionit i ka skaduar mandati për të vepruar në Kosovë, sipas një vendimi të Këshillit Evropian të vitit 2018. Në ndërkohë, presidenca e Kosovës nuk sheh asnjë arsye që EULEX-it t'i vazhdohet mandati. Misioni i EULEX-it u themelua në vitin 2008 për t’ju asistuar autoriteteve të Kosovës, në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Читать дальше...

Gjashtë të plagosur në një incident në Glasgou të Skocisë

Evropaelire.org 

Gjashtë persona u plagosën gjatë një incidenti në Glasgou të Skocisë. Policia e cilësoi incidentin “të rëndë” por tha se nuk po e trajton atë si terrorizëm. BBC raportoi se dy persona mendohej se ishin vrarë me thikë, në një objekt që aktualisht është duke u përdorur për të strehuar azilkërkuesit. Ndihmësi i shefit të policisë së Skocisë, Steve Johnson, tha se i dyshuari mashkull, u qëllua për vdekje nga policia. "Gjashtë persona të tjerë janë në spital për trajtim, përfshirë një polic, i cili është në një gjendje kritike... Читать дальше...

Serbia konfirmon edhe 193 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 193 raste të reja me koronavirusin e ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 13 mijë e 500. Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka vdekur edhe një person, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 265. Gjatë 24 orëve janë testuar rreth tetë mijë persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë testuar më shumë se 374 mijë njerëz. Ministria... Читать дальше...

Mjeku gjerman: Do të ketë valë të dytë, intensiteti i saj i paqartë

Evropaelire.org 

Koronavirusi nuk është zhdukur dhe vala e dytë e tij do të ndodhë në vjeshtë ose dimër, thotë doktor Tobias Welte, nga Qendra gjermane për Sëmundjet Infektive. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se faktorë të mëdhenj rreziku janë ajri i ftohtë dhe lagështia e ulët. Welte thotë se distanca fizike dhe maskat e fytyrës janë ndër masa më të rëndësishme mbrojtëse.  Welte, që është edhe pjesëtar i task-forcës gjermane për luftimin e koronavirusit, thotë se rritja e numrit të rasteve në Kosovë... Читать дальше...



Greqia dhe Turqia diskutojnë për pandeminë, por jo edhe çështjet politike

Evropaelire.org 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan të premten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për ndikimin e pandemisë së COVID-19, njoftoi zyra e kryeministrit grek.  Greqia dhe Turqia komunikojnë shumë rrallë, për shkak se kanë kundërshtime për një sërë çështjesh dypalëshe. Erdogan dhe Mitsotakis adresuan mënyrat për të trajtuar efektet e shpërthimit të koronavirusit, rihapjes së kufijve dhe turizmit, thuhet në një deklaratë nga zyra e Mitsotakis. Читать дальше...

Zëdhënësi i Merkelit bën thirrje të mos stigmatizohen personat me COVID-19

Evropaelire.org 

Zemërimi ndaj njerëzve me koronavirus në dy rajone të Gjermanisë, që janë nën izolim, është "plotësisht i papranueshëm ", tha zëdhënësi i kancelares, Angela Merkel, pas raportimeve se këta persona po shënjestrohen përmes fyerjeve dhe vandalizmit. "Njerëzit nga Guetersloh dhe Uarendorf ndonjëherë fyhen, makinat e tyre janë gërvishtur, kjo është sigurisht një sjellje plotësisht e papranueshme dhe e pështirë", tha Steffen Seibert, në një konferencë për media. "Ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe simpati... Читать дальше...

Legjitimiteti i ‘kontestuar’ i qeverisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka mandatin ligjor dhe kushtetues për përfaqësimin e vendit në  dialogun me Serbinë, por ajo do të ketë legjitimitet të cunguar për të arritur marrëveshje eventuale dhe për ta ratifikuar më pas atë në Kuvendin e Kosovës, për shkak se i mungon mbështetja e shumicës së deputetëve të partive shqiptare, të cilët janë në opozitë, vlerësojnë njohëset e zhvillimeve politike në Prishtinë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë... Читать дальше...

Rekord i ri i të infektuarve me koronavirus në SHBA

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara regjistruan të enjten numër rekord të të infekturave nga koronavirusi - mbi 40,000 - bënë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Rekordi i mëparshëm në SHBA, i regjistruar nga ky institucion, ka qenë më 24 prill me 36,400 raste të reja, ndonëse atëbotë janë bërë më pak teste. Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar gjithsej mbi 2.4 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 122,370 viktima - më shumë se çdo vend tjetër në botë. Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë... Читать дальше...

Thaçi arrin në Tiranë, të dielën i drejtohet opinionit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka arritur në Aeroportin e Tiranës dhe se të dielën do t'i drejtohet opinionit. Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. "Sapo kam zbritur në Aeroportin 'Nëna Terezë' në Tiranë, ndërkaq... Читать дальше...

Thaçi arrin në Aeroportin e Tiranës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka arritur në Aeroportin e Tiranës dhe se të dielën do t'i drejtohet opinionit. Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. "Sapo kam zbritur në Aeroportin 'Nëna Terezë' në Tiranë, ndërkaq... Читать дальше...

Vdesin dy pacientë me Covid-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten. Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, viktimat identifikohen si A.M., i lindur më 1964, nga Komuna e Rahovecit, dhe H.K., i lindur më 1959, nga Prizreni. Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 44. Klinka Infektive po ashtu njoftoi se të hospitalizuar atje aktualisht janë 101 pacientë. “Dyzetekatër raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Читать дальше...

Vuçiq për aktakuzën ndaj Thaçit: Serbia duhet të tregojë përmbajtje

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.  Vuçiq ka thënë se gjëja me e rëndësishmë për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situatë.  "Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje... Читать дальше...

Komisioni Evropian mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetje për rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili, siç ka thënë, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së. Ajo këto komente i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel. Sipas shërbimit për shtyp të KE-së, Vuçiq dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë e përparimit të Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE... Читать дальше...

Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”. Komentet e Thaçit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram janë të parat prejse Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Radio Evropa e Lirë merr vesh se Thaçi ndodhet në Vjenë të Austrisë dhe se po shqyrtohen mundësitë e kthimit të tij në Kosovë. Читать дальше...

OBSH: Rreziku i ringjalljes së koronavirusit në Evropë “është bërë realitet”

Evropaelire.org 

Evropa po përjeton rritje të rasteve javore të koronavirusit për herë të parë në disa muaj, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.  Në 11 vende, "transmetimi i shpejtë ka çuar në një rishfaqje të madhe [të rasteve], që nëse lihet pa kontroll, do t’i çojë sistemet shëndetësore në Evropë edhe një herë në prag të kolapsit", tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Rajoni i OBSH-së në Evropë, i cili mbulon 54 shtete dhe shtatë territore nga Azia Qendrore deri në Evropën Perëndimore... Читать дальше...

Новости России
Москва

Росгвардия обеспечила безопасность генеральной репетиции парада ко Дню Победы в Москве


Shumica e fëmijëve “përjetojnë simptoma të buta të koronavirusit”

Evropaelire.org 

Një studim i fëmijëve evropianë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, sugjeron se vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla. Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur - dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese. Simptomat te fëmijët janë përgjithsësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare. Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv. Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër "Great Ormond Street", kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve... Читать дальше...

Bieber: Kosovës i mungon një bashkëbisedues i fortë

Evropaelire.org 

Eksperti për Ballkanin, Florian Bieber, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se aktakuza e paraqitur nga Zyra e Prokurorit Special, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka qenë befasi për të. Ai beson se problemi i Kosovës është që në tavolinën negociuese nuk ka një bashkëbisedues të fortë, derisa beson se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë ndërhyrë njëra-tjetrës në procesin dialogues mes Kosovë​s dhe Serbisë​. Читать дальше...

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligj për reformën në polici

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella. Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër. Projektligji është emëruar sipas George Floydit, afrikano-amerikanit që ka vdekur muajin e kaluar gjatë arrestimit nga policia. Vdekja e tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në gjithë botën. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane... Читать дальше...

Në SHBA mund të jenë 20 milionë të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të jenë infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tha se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë dhjetë herë më i lartë se shifra e raportuar. “Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori i kësaj qendre, Robert Redfield. Ai tha se 5-8 për qind e popullsisë i është... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде






Адвокат Тимура Иванова хочет обжаловать решение суда для смягчения приговора

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

В СК рассказали подробности нападения на бойца СВО в поезде под Пермью

«Большая часть израильских поселенцев — маргиналитет из США и Европы»