Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 23.06.2020

Kosova regjistron 52 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar të martën 52 raste të reja me koronaviurs, pas marrjes së 302 mostrave. “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti”, është thënë në njoftim. Po të martën, ky Institut ka njoftuar se, nga sëmundja Covid-19... Читать дальше...

Putin propozon rritje të tatimit në fitim për përfituesit e mëdhenj

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar rritje të tatimit në të ardhura për përfituesit e mëdhenj, prej vitit tjetër, teksa ka bërë të ditura masat që do të marrin autoritetet për të luftuar dëmet ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Putin e ka bërë këtë njoftim në një adresim para kombit më 23 qershor, një javë para se të zhvillohet votimi për ndryshimet kontraverse kushtetuese, të cilat i mundësojnë liderit rus, që të qëndrojë në pushtet deri më 2036. Presidenti rus ka propozuar që taksat të rriten për 2 qind... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës shpall Hezbollahun organizatë terroriste

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake. Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla. “Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve... Читать дальше...

Kosova rihap Aeroportin e Prishtinës më 28 qershor

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 qershor. "Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë", ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ky lloj testi vërteton nëse koronavirusi është aktiv në organizimin e njeriut. Sipas ministrit Zemaj, aeroporti do të hapet "vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë". Читать дальше...

Vuçiq nga Moska: Putin do të vizitojë Serbinë në tetor

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar se do të vizitojë Serbinë në muajin tetor për hapjen e Tempullit Shën Sava, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus në Moskë, raporton agjencia e lajmeve, Tanjug. Vuçiq është në një vizitë zyrtare në Moskë, gjatë së cilës ai do të marrë pjesë në një paradë ushtarake, të planifikuar më 24 qershor, për të shënuar 75-vjetorin e fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Vuçiq është cituar të ketë thënë se ka... Читать дальше...

India do të dëbojë gjysmën e stafit të ambasadës pakistaneze

Evropaelire.org 

India ka thënë se ka vendosur të dëbojë gjysmën e stafit të Ambasadës së Pakistanit në Nju Delhi, duke thënë se ata janë përfshirë në “akte të spiunimit” dhe kanë mbajtur kontakte me “organizata terroriste”. Ministria e Jashtme indiane ka thënë se ky shtet do të shkurtojë numrin e stafit nga ambasada që ka në Islamabad, aq sa do të dëbojë staf indian. Në njoftim është thënë se ky vendim do të zbatohet brenda shtatë ditëve. Autoritetet pakistanaze nuk kanë komentuar ende rreth kësaj çështjeje. Читать дальше...

Hoti për reciprocitetin: Nuk besojmë se masat politike zgjidhin problemin politik

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka qenë veprim i vullnetit të mirë për t’i dhënë shtysë procesit politik për betonimin e subjektivitetit të Kosovës. Ai i ka bërë këto komente në një interpelancë të thirrur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje për të kuptuar arsyetimin e qeverisë Hoti për heqjen e kësaj mase. “Ne si qeveri nuk besojmë se masat e përkohshme politike që krijojnë barriera ekonomike ndërmjet... Читать дальше...

Kryeministri bullgar do të ndëshkohet për mosvendosje të maskës

Evropaelire.org 

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus. “Të gjitha personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen”... Читать дальше...



Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi po përcillet me paqartësi

Evropaelire.org 

Derisa krerët e institucioneve të Kosovës thonë se kanë vizion të qartë e pajtueshmëri për rifillimin e dialogut me Serbinë, analistët politikë konsiderojnë se ky proces është i mbushur me paqartësi  të mëdha. Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës [KDI], tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk është e qartë se çfarë procese janë duke u zhvilluar.  Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të administratës së presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington... Читать дальше...

Paul Whelan nuk apelon vendimin e burgimit, shpreson në këmbim

Evropaelire.org 

Vladimir Zherebenkov, avokat i ish-marinsit amerikan, Paul Whelan, i cili është dënuar për spiunazh në Rusi javën e kaluar, ka thënë se klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin sepse nuk i beson sistemit gjyqësor të këtij shteti. Agjencia e lajmeve, Interfax ka cituar Zherebenkovin të ketë thënë se Whelan shpreson që Uashingtoni dhe Moska do të pajtohen për këmbim të të burgosurve. “Sot e kemi takuar në ndërtesën e ndalimit dhe pas një diskutimi, është vendosur që ai nuk do ta apelojë vendimin... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut gati për fushatën e zgjedhjeve të 15 korrikut

Evropaelire.org 

Dy partitë kryesore politike maqedonase, Lidhja Social-Demokrate në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, kanë kundërshtuar idenë e Bashkimit Demokratik për Integrim për emërimin e një kryeministri shqiptar pas zgjedhjeve të 15 korrikut. LSDM-ja e ish-kryeministrit Zoran Zaev, idenë e partisë BDI që drejtohet nga Ali Ahmeti, e ka quajtur populizëm që ka për synim sigurimin e votave në zgjedhjeve. ”Ky është një koncept nacional populist dhe asgjë tjetër. Besoj se nga kjo do të humbë BDI-ja. Ajo dhe VMRO-DPMNE-ja do të mbeten në opozitë. Читать дальше...

Shifra rekorde me të infektuar, çfarë po ndodhë me vaksinën?

Evropaelire.org 

Përderisa në botë është shënuar rekord i ri i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19, një ilaç lehtë i disponueshëm, që quhet deksametazon, ka treguar rezultate të mira sa i përket trajtimit të pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë. Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë nisur planin për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Tenisti serb Novak Gjokoviq diagnostifikohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Kampioni botëror në tenis, Novak Gjokoviq, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. Gjokoviç tha në një deklaratë më 23 qershor se gruaja e tij gjithashtu kishte dalë pozitive, ndërsa fëmijët e tij negativ. Ai është shprehur se nuk ka simptoma të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Njoftimi vjen pasi tre tenistë, Borna Çoriq i Kroacisë, Grigor Dimitrov nga Bullgaria dhe Viktor Troicki i Serbisë u testuan pozitivë, pasi luajtën në një turne me Gjokoviqin javën e kaluar. ... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës dështon të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare financiare

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës nuk ka rritur të ratifikojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare pasi partitë opozitare nuk pranuan t’i votojnë ato. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se këto marrëveshje ndërkombëtare janë edhe të qeverive paraprake dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës, sa ka qenë në opozitë, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e këtyre marrëveshjeve. Prandaj, ai kundërshtoi pretendimet se kjo parti, derisa ka qenë në opozitë, ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve. Читать дальше...

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në muajin korrik, thotë zëdhënësi i BE-së

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër. Stano theksoi se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. "Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik", tha Peter Stano. Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike... Читать дальше...

Thaçi dhe Hoti harmonizojnë qëndrimet para udhëtimit në SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim për, siç është thënë, harmonizimin e qëndrimeve para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, ku më 27 qershor pritet të takohen me delegacionin e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell. “Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Читать дальше...

Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë. Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte... Читать дальше...

Përhapja e koronavirusit kërcënon strategjinë e izolimit në Gjermani

Evropaelire.org 

Në Gjermani ka pasur rritje të madhe të numrit të rasteve me COVID-19 në mesin e disa punëtorëve rumunë dhe bullgarë. Shpërthimi masiv i sëmundjes që e shkakton koronavirusi në një thertore që punëson së paku 6,500 punonjës në landin Nordhajn Vestfalen, ka bërë që shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani të rritet ndjeshëm, javën e kaluar. Kjo ka bërë që Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik të ngrejë edhe alarmin pandemik. Ai ka bërë të ditur më 21 qershor se niveli i... Читать дальше...

Gjermania vendos masa të izolimit në nivel lokal

Evropaelire.org 

Autoritetet gjermane po vendosin masa lokale të izolimit pas një shpërthimi të infektimeve me koronavirusin e ri në një fabrikë të mishit. Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus. Kryeministri i shtetit të Rhein-Westfalisë, Armin Laschet, tha se kufizimet do të kthehen në rrethin Gutersloh, që ka rreth 360,000 banorë. Kjo, shënon edhe rikthimin e parë të masave të izolimit, që kur Gjermania filloi të heqë bllokimin e saj në muajin maj. ... Читать дальше...

Новости России
Москва

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи


Kujt po i pengon vettingu?

Evropaelire.org 

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, që grupit të ekspertëve për procesin e vettingut në drejtësi, t’i bashkohen edhe akterë të tjerë të sistemit të drejtësisë në Kosovës, por edhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë, po shihet si tendencë për zvarritje të këtij procesi nga shoqëria civile. Pas takimit të parë që kanë pasur të hënën me një pjesë të grupit të ekspertëve, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, kanë kërkuar që të ketë gjithëpërfshirje në këtë proces. Читать дальше...

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vdes edhe një pacient

Evropaelire.org 

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit ka vdekur një pacient, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik. Në këtë Klinikë, sipas njoftimit, janë të hospitalizuar 104 raste, prej të cilëve të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste. “Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e mjekimit Intensiv... Читать дальше...

Tetë raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë. Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19. Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Читать дальше...

Një botë e ndarë nuk mund të mposhtë pandeminë, paralajmëron OBSH-ja

Evropaelire.org 

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se "kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale". "Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë", tha ai gjatë një video konference për media. Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Читать дальше...

Trump zgjat deri në fund të vitit kufizimet e vizave të punëtorëve të huaj

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon përkohësisht hyrjen e disa punonjësve të huaj, përfshirë ata që janë të punësuar në industrinë e teknologjisë. Vendimi vjen derisa Shtetet e Bashkuara po përballen me papunësi masive të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Urdhri ekzekutiv i nënshkruar më 22 qershor do të zgjasë deri në fund të vitit dhe pritet të ndikojë në lejet e qëndrimit (green card) të rreth 525,000 punonjësve të huaj. "Në kuadër të administrimit... Читать дальше...

Në pritje për testim për Covid-19

Evropaelire.org 

L.R. nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë) është rasti i parë i kontaktit të personit me sëmundjen Covid-19, por që nuk ka arritur të testohet për këtë sëmundje për shkak se nuk ka pasur ndonjë simptomë të paraqitur. Ajo punon në një institucion shtetëror në Prishtinë ku janë konfirmuar disa raste pozitive. “Dy koleget e mija kanë dalur pozitive me koronavirus, unë kam qëndruar me të dyjat, por me njërën më shumë. Më 19 qershor kam shkuar në Klinikën Infektive dhe kam treguar se jam rast kontakti. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере






Поезд насмерть сбил двух мужчин на Лосиноостровской станции в Москве

Раненый экс-адвокат Пашаев заявил, что хочет скорее вернуться в зону СВО

Алексей Погонин: Работа приемного отделения больницы имени Кончаловского продумана до мелочей

Сергей Лёвкин: в 2025 году в Марьине откроется храм в честь святых мучеников Анатолия и Протолеона