Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 15.06.2020

Të panjohurat e COVID-19: Pesë gjëra që ende nuk i kuptojmë

Evropaelire.org 

A është COVID-19 sëmundje e frymëmarrjes apo vaskulare? Pse te shumica e fëmijëve nuk ka ndikim, e pse disa sëmuren rëndë? A ka pasoja afatgjata për pacientët? Këto janë disa nga shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me këtë sëmundje të re dhe misterioze. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)

Në Kosovë regjistrohen 129 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë të hënës ka regjistruar 129 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë me të infektuar brenda një dite, që prej se u shfaqën rastet e para me këtë virus më 13 mars. Këto shifra vijnë pas testimit të 385 monstrave, njofton IKSHPK, ku numri më i lartë i rasteve me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) është në Prishtinë, përkatësisht 46 raste. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe dhjetë pacientë, që bën që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 963. Читать дальше...

Zyra e BE-së: Lajçak nesër sjell data për rinisjen e dialogut

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që të komentojë njoftimin se më 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival tha se të martën në Prishtinë pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili, do të diskutojë për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë data për rinisjen e këtij procesi.

Putini dhe Vuçiqi bisedojnë për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë që Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë. Siç thuhet në komunikatë, Putini ka thënë që për Kosovën “do të bisedojë sy më sy me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në javën e ardhshme në Moskë”. Читать дальше...

Hoti: Rinisja e dialogut, hap kyç drejt njohjes reciproke

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke. Këto komente ai i bëri pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se palët do të takohen më 27 qershor në Uashington. “Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me Qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Читать дальше...

Thaçi mirëpret iniciativën e SHBA-së për rifillimin e dialogut

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur iniciativën e Shteteve të Bashkuara për rinisjen e dialogut me Serbinë. Pas njoftimit nga i emëruari i Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell, se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Uashington, Thaçi tha se SHBA-ja ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. “Udhëheqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve... Читать дальше...

Lajçak nuk do të arrijë të hënën në Prishtinë

Evropaelire.org 

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak nuk do të arrijë në Prishtinë të hënën, siç është paralajmëruar nga zyra e BE-së në Kosovë, sepse i është anuluar fluturimi, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burimet e saja. Sipas informatave, Lajçak me delegacionin e tij gjendet në Cyrih të Zvicrës, prej ku ishte planifikuar që të udhëtonte drejt Tiranës, e më pas në Prishtinë. Nga Zyra e BE-së në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se fluturimi i Lajçakut është anuluar. Читать дальше...

Grenell: Më 27 qershor, Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia janë pajtuar që të pezullojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, d “Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare... Читать дальше...



Hoti falënderon MCC-në për zhbllokimin e fondeve për Kosovën

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një bisede telefonike të zhvilluar të hënën me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), Sean Cairncross, e ka falënderuar këtë të fundit për zhbllokimi e fondeve të saj për Kosovën. “Hoti ka falënderuar z. Cairncross dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve, për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës, në rritjen e zhvillimit ekonomik përmes programeve të ndryshme”... Читать дальше...

ANEB kërkon që Irani të lejojë inspektimin e dy lokacioneve për material bërthamor

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) edhe njëherë i ka bërë thirrje Iranit, që të lejojë inspektorët të vizitojnë vendet, ku besohet se Irani ka të ruajtura ose përdor materiale bërthamore, që nuk janë të deklaruara. Drejtori i Agjencisë për Energji Bërthamore, Mariano Grossi u tha gazetarëve në Vjenë, se për më shumë se katër muaj, Irani ia ka pamundësuar qasjen kësaj agjencia në dy lokacione, dhe pothuajse që një vit “nuk është përfshirë në diskutime substanciale që të sqarojë pyetjet tona... Читать дальше...

Lakuriqi dhe kafshë tjera, pjesë e enigmës së koronavirusit

Evropaelire.org 

Lamat duket se kanë anti-trupa të rrallë, që mund të ndihmojnë në përpjekjet për të rritur imunitetin e njerëzve ndaj koronavirusit të ri. Stërvitësit e kafshëve besojnë se qentë mund të identifikojnë sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ende pa u zhvilluar simptomat. Vidra në anën tjetër, po del të jetë tejet e rrezikshme, për arsye të cilat ende nuk i kemi kuptuar. Më poshtë kemi renditur disa krijesa që na infektojnë neve, që mund të infektohen nga ne, na paralajmërojnë, apo i japin formë betejës globale kundër koronavirusit. Читать дальше...

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 15 korrik

Evropaelire.org 

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 15 korrik. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pas një takimi që kishte pasur me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. “Që të mos vuajë populli dhe t’i mundësohet Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të tregojnë përgjegjësinë e tyre në vepër, 15 korrikun e përcaktojmë si datë përfundimtare dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilin do të marrë pjesë pozita. Читать дальше...

Thaçi dhe Hoti thonë se po koordinohen për bisedimet me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar të hënën takimin e parë me presidentin Hashim Thaçi, që prej se është zgjedhur kryeministër. Ky takim po ashtu u zhvillua në ditën kur i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, viziton Prishtinën. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti në konferenca të ndara për media thanë se janë takuar për t’u dakorduar pos tjerash në lidhje me hapat që do të ndërmerren për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Читать дальше...

Kryeministri Hoti paralajmëron për valën e dytë të COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me koronavirusi. Kjo sipas kreut të qeverisë mund të ndodhë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit. “Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar kryeministri Hoti në llogarinë e tij në Facebook. Читать дальше...

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë

Evropaelire.org 

Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës është sulmuar, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo ministri e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kësaj konsullate. “Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, me ç’rast është hedhur, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës. Bazuar në vëzhgimin e situatës nga konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi... Читать дальше...

Trusti: Nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Evropaelire.org 

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga qeveria, për tërheqjen e 10 për qindëshit nga qytetarët. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ky institucion ka bërë të qartë askush nuk ka mundësi të tërheq mjetet, pas pasur një vendim. “Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 5 të vdekur dhe 104 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 5 të vdekur nga COVID-19 dhe 104 raste të reja me koronavirus, shifra këto më të ulëta krahasuar me pesë ditët e fundit, por ato mbeten ende në nivele të larta krahasuar me periudhën e muajve mars dhe prill. Të dhënat i referohen testimit të 841 mostrave nga rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, që realizohen në disa qendra shëndetësore shtetërore dhe private në Shkup. Sipas raportit të Ministrisë, tre viktima janë nga Shkupi të moshës 45... Читать дальше...

Rrëzohet një avion i Forcave Ajrore amerikane në Detin e Veriut

Evropaelire.org 

Një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është zhdukur, pasi avioni i tij i tipit F-15C, u rrëzua në Detin e Veriut më 15 qershor. Avioni i rrëzuar kishte në bord vetëm pilotin, i cili po kryente një mision trajnues nga baza ajrore e forcave britanike në lindje të Anglisë. “Shkaku i rrëzimit, por edhe statusi i pilotit janë të panjohura momentalisht. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar janë thirrur për të na mbështetur në këtë operacion”, tha kapitenja e Forcave Ajrore... Читать дальше...

Mbyllet për vizitorë Galeria e Arteve të Kosovës për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Hapësirat e Galerisë së Arteve të Kosovës, do të jenë të mbyllura. Kjo pasi që dy punëtorë të stafit të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Galeria e Arteve të Kosovës ka njoftuar se pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të shtyhet hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit”. “Meqë në stafin e GKK I kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHPK-së, hapësirat tona qëndrojnë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Открытие ХХIII Московского Пасхального фестиваля: Воскресение и Музыкальное Созвучие


OKB thotë se do të “ekzaminojë racizmin dhe brutalitetin e policisë” në SHBA

Evropaelire.org 

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të mbajë një debat urgjent, mbi pretendimet për “racizëm sistematik, brutalitetin e policisë dhe dhunën ndaj postuesve paqësorë” në Shtetet e Bashkuara. Protestat në SHBA u nxitën pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis, i cili vdiq më 25 maj, teksa po mbahej nga policia. Floyd humbi jetën pasi një polic i bëri presion me gju në qafë për pothuajse nëntë minuta. Vendimi për të mbajtur debat në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së... Читать дальше...

Evropa nis rihapjen e kufijve, por lëvizje të lirë nuk ka ende

Evropaelire.org 

Shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë rihapur kufijtë e tyre me shtetet evropiane më 15 qershor, pas tre muajve të izolimit, të vendosur me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Gjermania, Belgjika, Franca, Greqia dhe Republika Çeke janë disa prej shteteve që kanë rihapur kufijtë, të përcjella nga Austria më 16 qershor. Ky hap i koordinuar ka ardhur pas rekomandimit të Komisionit Evropian për rihapje të kufijve në mes të vendeve të bllokut evropian, sa më shpejt që është e mundur. ... Читать дальше...

Prezantohet manuali për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike kanë prezantuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e mëtejme e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, teksa ka prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusin, tha se të gjitha rekomandimet e këtij manuali duhet të respektohen. “Ky manual i përkohshëm mund të ndihmojë parandalimin e ekspozimit me COVID-19, dhe përmban udhëzime në vende të punës, në mjedise jo-mjekësore... Читать дальше...

Kosovë: Një paciente me koronavirus, në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 43 të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas njoftimit zyrtar, një paciente është në gjendje kritike. “Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdese intensive. Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim. QKUK-ja njofton se 20 pacientë të tjerë janë në gjendje stabile. Читать дальше...

Shqipëri: 69 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur për të disatën ditë me radhë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 persona. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se shifra e lartë lidhet me uljen e kujdesit dhe moszbatimin e masave të rekomanduara dhe të përcaktuara nga autoritetet. “Gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital, por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Читать дальше...

Zemaj: Më 22 qershor hapen të gjitha pikat kufitare tokësore

Evropaelire.org 

Në mbledhjet e mbajtur të hënën, Qeveria e Kosovës ka plotësuar vendimin e qeverisë së kaluar, të datës 31 maj 2020, që ka të bëjë më hapjen e kufijve tokësorë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me këtë ndryshim do të hapen edhe pikat e tjera kufitare tokësore. “Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji, duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësisht... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






ФСБ рассекретила признания адъютанта Гитлера о решающей роли СССР в разгроме нацизма

Войну на истощение России не выиграть: Три источника пополнения ВСУ и одно возможное решение

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере

Борющаяся за право вернуться в Якутию британка о жизни в Ирландии и в Закавказье