Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 28.06.2020

Në Kosovë konfirmohen edhe 87 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.  Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive. Sipas njoftimit, nga sëmundja janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425. Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë janë shënuar 49 të vdekur. Читать дальше...

Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën

Evropaelire.org 

Adresimi i presidentit Hashim Thaçi para opinionit i paraparë për të dielën është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00. Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media. Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrë​s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Hoti: Rritja e numrit të rasteve mund të kthejë masat e izolimit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën tha përmes një postimi në Facebook se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive. Hoti tha se kjo situatë dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në kthimin e izolimit total. “Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë. Ato skena i kemi... Читать дальше...

Prodhuesit kosovarë heqin dorë nga tregu i Serbisë

Evropaelire.org 

Lëngjet e frutave që prodhon kompania kosovare Frutomania, kanë depërtuar edhe në tregun e Afrikës së Jugut dhe në shumë shtete të tjera, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme. Mirëpo, në shtetin fqinj, Serbinë, kjo kompani nuk ka eksportuar asnjëherë, për shkak të barrierave të vazhdueshme që i kanë pasur. Pronari i kësaj kompanie, Armend Malazogu, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë tentuar disa herë që të eksportojnë në Serbi, por kamionët e tyre janë kthyer mbrapshtë. “Njëra prej arsyeve dhe e vetmja dhe kryesorja... Читать дальше...

OEAK bën thirrje për hapa konkret drejt rimëkëmbjes ekonomike

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, të dielën u ka bërë thirrje akterëve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa konkret për rimëkëmbjen ekonomike dhe të ndalin luftën e brendshme politike. Në komunikatë theksohet se në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është mëse e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID19. Читать дальше...

Kandidatët që garojnë për të siguruar ulëse në Parlament mbeten nën hijen e liderëve politikë

Evropaelire.org 

Përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, benifitet që ka siguruar vendi me anëtarësimin në NATO si në aspektin e sigurisë dhe atë ekonomik, ideja që qeveria e ardhshme të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, eliminimi i dallimeve rreth marrëveshjes me Bullgarinë, si dhe mbrojtja e interesave kombëtare, janë tema këto ku kryesisht janë të fokusuar liderët e partive politike në javën e parë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Читать дальше...

Rihapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Evropaelire.org 

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të shtunën pas mesnatës ka ateruar fluturimi i parë nga Baseli pas më shumë se tre muajsh. Të gjitha fluturimet ishin të pezulluara si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19. “Është kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" LKIA”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. ... Читать дальше...

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. “Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, tha Gashi. Deri të shtunën, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,590, ndërsa kanë vdekur 48 pacientë. Читать дальше...

Macron për vizitë në Rusi së shpejti, për të vazhduar dialogun me Putinin

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 27 qershor se planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike. Macron ka inkurajuar Evropën dhe NATO-n të rishikojnë partneritetin strategjik me Moskën. Të dy presidentët kishin biseduar përmes një video-konference një ditë më parë. "Dialogu i ndërtimit të besimit i iniciuar së bashku me presidentin Putin, vazhdon”, tha Macron në Twitter. Marrëdhëniet... Читать дальше...

Rekord i ri i të infektuarve me koronavirus në botë

Evropaelire.org 

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në botë ka arritur gati në 10 milionë të dielën, që shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë million persona në shtatë muaj. Ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet cdo vjet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë. Amerika Veriore... Читать дальше...

Kush është gruaja që krijoi gjurmuesin më të njohur të Covid-19?

Evropaelire.org 

Lauren Gardner, gruaja që qëndron mbrapa atij që mund të jetë gjurmuesi më i famshëm i koronavirusit të ri, nuk është profesioniste shëndetësore, ajo është inxhiniere. Prej raportimit të rasteve të para të koronavirusit, tabela e Universitetit Johns Hopkins, e zezë dhe hiri, me pika të kuqe, që tregojnë për rastet e të prekurve, të shëruarve dhe vdekurve me koronavirus në 188 shtete dhe rajone, është vënë në qendër të përpjekjeve për të luftuar pandeminë nga autoritetet shëndetësore, hulumtuesit dhe politikëbërësit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Адвокат Тимура Иванова хочет обжаловать решение суда для смягчения приговора

Замминистра обороны Иванов просит отпустить его из СИЗО на Рублёвку: Не шутка, а ходатайство по делу

«Динамо» – на первом месте. Перед заключительным днем 27-го тура таблица ЧР приобрела уникальный вид

Тайны профессии. Восемь историй о том, когда нотариусы спасают людей