Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 17.06.2020

Kosova regjistron edhe 77 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën ka regjistruar 77 raste të reja me koronaviurs në Kosovë. Kjo është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë, kur Kosova regjistroi numër rekord të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, përkatësisht 141 raste. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, më së shumti raste të reja me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, gjatë të mërkurës janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 21. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit... Читать дальше...

Në cilat organizata ndërkombëtare u anëtarësua Kosova dhe cilat i synon?

Evropaelire.org 

Për të rinisur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar që t'i heqin pengesat për dialog. Kosova është pajtuar që të pezullojë përpjekjet për t'u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtarë, ndërsa Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar të martën gjatë një debati të Institutit Demokratik te Kosovës, se ka dakordim që deri më 27 qershor... Читать дальше...

Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Evropaelire.org 

Vëllai i George Floyd – afrikano-amerikanit që vdiq muajin e kaluar derisa ishte në mbajtje të policisë në Mineapolis – i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), që të nisë një hetim të pavarur mbi “vrasjen e personave me ngjyrë nga policia” në Shtetet e Bashkuara dhe "dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësorë”. Philonise Floyd i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të transmetuar në Këshillin në Gjenevë, teksa ky organ i OKB-së mbajti debatin mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë. Читать дальше...

Fondi për rimëkëmbje ekonomike, mbi 380 milionë euro

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për plotësimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020. Më këtë vendim, është arritur të krijohet një fond i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka theksuar se do të jenë mbi 600 milionë euro, të cilat do të shërbejnë për rimëkëmbje ekonomike. “Me këtë rishikim të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë... Читать дальше...

Kosova me masa të reja kundër Covid-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, që të ketë kufizime të reja në luftën kudër Covid-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronvirusi i ri. Me vendim e miratuar, manuali i Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19, është bërë obligativ. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky vendim vjen pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Читать дальше...

Edhe pse u dëmtua ekonomia, masat e izolimit shpëtuan miliona njerëz

Evropaelire.org 

Teksa shumë vende në botë kanë filluar të rihapin ekonomitë e tyre, pas masave të izolimit për shkak të koronavirusit, një hulumtim i ri shkencor, që u publikua, tha se masat e izolimit patën ndikim të mirë, duke shpëtuar miliona jetë njerëzish. Kritikët vazhdojnë të thonë se masat e rrepta të izolimit kanë edhe rreziqet e tyre shëndetësore, nga pjesa e mungesës së aftësisë për të trajtuar pacientët me sëmundje të tjera deri te vetëvrasjet, dhuna në familje, papunësia, varfëria dhe kequshqyerja. Читать дальше...

Hotit i kërkohet që të raportojë në kuvend para takimit në SHBA

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të kërkojë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që të raportojë para deputetëve për çështjen e dialogut me Serbinë. Madje, kjo sipas kryetares së kuvendit Vjosa Osmani, duhet të ndodhë para se Hoti të niset për në Shtetet e Bashkuara dhe se sipas saj, kryeministri duhet të debatojë dhe raportojë para deputetëve lidhur me qëndrimet që do t’i mbajë Republika e Kosovës. “Me vendim unanim të anëtarëve prezentë të kryesisë, unë do t’i drejtohem kryeministrit të vendit... Читать дальше...

Nëntë të vdekur dhe 193 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar nëntë viktima nga koronavirusi dhe 193 të infektuar. Këto shifra janë si rezultat i testimit të 1,391 mostrave gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë viktima janë nga Shkupi të moshës, 47,67, 69, 78 dhe 85 vjeç, pastaj dy nga Kumanova 67 dhe 81 vjeç, një nga Tetova 61 vjeç dhe një nga pacient i moshës 83-vjeçare nga qyteti i Ohrit. Numri i të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirus, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 210. Читать дальше...



Vuçiq: Nuk e dimë se cila është tema e bisedimeve në Uashington

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ende nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve në Uashington e as cila do të jetë përbërja e delegacionit të Beogradit. “Nëse do të më pyesnit se a do të ndodhë diçka, për të cilën disa dëshirojnë të shkruajnë, unë nuk pres gjëra spektakolare. Pres bisedime racionale. Këto janë pritjet e mia. Serbia është e vogël që ta urdhërojë Shtëpinë e Bardhë, por është mjaftueshëm e madhe që të thotë se cilat janë interesat e saj, të cilat duhet t’i mbrojë”... Читать дальше...

Dy vjet nga Marrëveshja e Prespës, mbeten dallimet për emrin Maqedonia e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut shënon dyvjetorin e Marrëveshjes me Prespës, me të cilën ajo dhe Greqia zgjidhën kontestin 27-vjeçar për emrin, gjë që i mundësoi Shkupit anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Marrëveshja u arrit më 17 qershor të vitit 2018, pas negociatave të gjata me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, që rezultoi me ndërrimin e emrit të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Maqedoni të Veriut. Marrëveshja e cila u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm... Читать дальше...

OBSH do të përditësojë udhëzimet për Covid-19 pas “rezultateve shpresëdhënëse” të një ilaçi

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të përditësojë udhëzimet e sajalidhur me trajtimin e koronavirusit, pasi një studim gjeti se një steroid i lirë, mund të ndihmojë që t’i shpëtojë të sëmurët me Covid-19. Studiuesit britanikë të Universitetit Oxford thanë se deksametazona – që përdoret që prej viteve ‘60 për të zvogëluar inflamacionin për sëmundje të tilla si artriti – ulë shkallën e vdekjes me rreth një të tretën në më shumë se 2 mijë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

SHBA-ja zgjeron sanksionet kundër Sirisë dhe mbështetësve të saj

Evropaelire.org 

Sanksionet e reja amerikane, në ekonominë e shkatërruar të Sirisë, kanë nisur së zbatuari më 17 qershor, në tentim të mohimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe mbështetësve të tij, ndonjë përfitim të mundshëm nga fitoret ushtarake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian veçse kanë sanksionuar Sirinë, mirëpo masat e fundit nga Uashingtoni janë zgjeruar, me qëllim të ndëshkimit të secilit individ, institucion apo kompani, që kryen biznese me Damaskun. Projektligji me sanksione të reja... Читать дальше...

Nga sulmet e talibanëve janë vrarë të paktën 17 ushtarë afganë

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë thënë se luftëtarët talibanë kanë sulmuar një pikë të kontrollit në provincën Javzjan, duke vrarë të paktën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Azar Jawjani, tha se pesë pjesëtarë të tjerë janë plagosur në këtë sulm. Militanët po ashtu kanë marrë peng katër ushtarë të tjerë pas këtij sulmi, shtoi ai. Një tjetër zëdhënës, Marouf Azari tha se në këtë sulm ka pasur viktima edhe në mesin e militantëve. “Pesë talibanë janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve”... Читать дальше...

Klinikës Infektive po i rrezikohen kapacitetet për të sëmurët me Covid-19

Evropaelire.org 

Pas lirimit të masave kundër sëmundjes Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi, hapja e menjëhershme dhe lëvizja e pakufizuar e njerëzve ka rritur numrin e të infektuarve në këto dy javët e fundit në mbi 530. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm në dy ditët e fundit janë regjistruar 270 rastet e reja me Covid-19, duke çuar në 1,756 numrin total të rasteve me koronavirus. Infektologu Krasniqi tha se nëse ky trend i rritjes së të infektuarve vazhdon... Читать дальше...

Pekini ndal udhëtimet pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19

Evropaelire.org 

Miliona persona në Pekin janë duke jetuar nën kushte të reja të kufizimit, teksa vazhdon të rritet numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus. Ky qytet ka raportuar për 31 raste të reja të mërkurën, duke e çuar numrin total në 137, vetëm në javën e kaluar. Përpara shpërthimit të ri, kryeqyteti kinez nuk pati regjistruar raste lokale të të infektuarve për 57 ditë. Shpërthimi besohet se ka nisur në një treg të madh të ushqimit, që furnizon 80 për qind të qytetit me mish dhe perime. Të... Читать дальше...

Lajçak takon liderët e partive politike në Kosovë

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike. Ai është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë ditës, Lajçak do të takohet po ashtu edhe me kryetarë të partive tjera. Të martën ai është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Читать дальше...

Hoti flet për dialogun me Serbinë, thotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur të mërkurën për dialogun me Serbinë, duke thënë se marrëveshja finale do të bazohet në kushtetutë. Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë, menjëherë duhet të ndodhë njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe të ecet tutje në procedurat e integrimit euroatlantik. Kryeministri Hoti në diskutimin “Cila është... Читать дальше...

Vendimi për Darko Tasiq merret më 22 qershor

Evropaelire.org 

Të hënën më 22 qershor pritet të merret vendimi Darko Tasiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Në seancën e mbajtur të mërkurën, prokurorja speciale e Kosovës, Drita Hajdari dhe dy mbrojtësit e Tasiqit, Lubomir Pantoviq dhe Dejan Vasiq, kanë paraqitur fjalën e tyre përfundimtare. Derisa po mbahej seanca, afër objektit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, kanë protestuar banorë të fshatit Krushë e Vogël. Disa gra të Krushës së Vogël, që bashkë me shumë anëtarë të familjes... Читать дальше...

Kryeministri Hoti fton partitë në takim para vizitës në SHBA

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar në takim liderët e partive politike në Kosovë, përpara se të zhvillohet takimi me zyrtarët serbë, më 27 qershor në Uashington. Këtë ftesë ai e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. “Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”... Читать дальше...

Новости России
Москва

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи


Administrata e Trumpit synon shtyrjen e publikimit të librit të Boltonit

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dorëzuar një padi penale, duke kërkuar që ta parandalojë publikimin e libirit të ri të ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, në të cilin tregon kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Në padi është thënë se disa pjesë të librit përmbajnë informacion të klasifikuar, i cili do të mund të shkaktonte “dëm të pariparueshëm” në sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ky dokument është dorëzuar një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bolton do ta shkelë ligjin në rast se publikon librin. Читать дальше...

Më shumë amerikanë të vdekur nga koronavirusi, sesa në Luftën e Parë Botërore

Evropaelire.org 

Numri i personave të vdekur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar numrin e ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që shumë shtete në territorin e SHBA-së regjistrojnë rritje të infektimit. Numri i viktimave, si pasojë e këtij virusi në SHBA, ka shkuar në mbi 116,900, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Kjo shifër është më e madhe sesa e amerikanëve të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, 116, 516 – më shumë se gjysma e tyre nga Gripi Spanjoll. Читать дальше...

IKSHPK shpreh shqetësim për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) e ka konsideruar brengosëse, rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. Të martën, ky institucion ka regjistruar 141 raste të infektimit me këtë virus brenda 24 orëve. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ky Institut ka bërë thirrje për zbatim të rekomandimeve të tij, duke theksuar nevojën për bartje të maskave dhe mbajtjen e distancës prej 2 metrave. “Këta numra të këtyre ditëve flasin shumëçka. Këta numra... Читать дальше...

Kosova, në ‘kurthin’ e dy proceseve për dialog

Evropaelire.org 

Kosova gjendet para dy proceseve, të organizuara nga vendet partnere të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në njërën anë, dhe Bashkimi Evropian në anën tjetër, e të cilat kanë të njëjtin qëllim, dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, drejtuesit institucionalë të Kosovës duhet të jenë të vëmendshëm për hapat e mëtejmë, të presin qartësim më të madh të të dyja proceseve dhe siç thonë ata... Читать дальше...

Këshilltari amerikan Robert O’Brien mirëpret takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se mirëpret takimin mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës, më vonë gjatë këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë. “Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë O’Brien përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Ai i është referuar takimit mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë më 27 qershor në Uashington, dhe të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes këtyre dy shteteve, Richard Grenell. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA






Туктамышева рассказала, что у нее грандиозные планы на отпуск

«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»

Киров оказался в конце рейтинга по качеству жизни в 2024 году

"Поезд Победы" в Магнитогорске вызвал большой ажиотаж