Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 16.06.2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se javën e kaluar kishte pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, i cili më pas ka dalë pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Kastrati tha se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndrojë i vetizoluar në shtëpi, prej ku do të kryejë edhe obligimet e tij si kryetar komune. Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1, 756 raste me koronavirus. Читать дальше...

Shkup: Rritja e rasteve me COVID-19, si pasojë “e testimeve të shumta”

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po vazhdon të ketë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Ky shtet, krahasuar me vendet e rajonit ka shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ky virus, përkatësisht mbi 90 të vdekur në një milion banor. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), që prej fillimit të pandemisë e deri të martën, ka arritur në 4,289 raste, ndërsa 201 persona kanë vdekur. Më shumë se gjysma e viktimave nga koronavirusi janë regjistruar gjatë muajit të fundit, përkatësisht nga 15 maji deri më tani. Читать дальше...

Lajçak: Nuk e di nëse do të marr pjesë në takimin e 27 qershorit

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u takua të martën me krerët institucionalë të Kosovës. Ai deklaroi për mediat se nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku janë ftuar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Hoti: Jemi të gatshëm për dialog me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se gjatë takimit që pati me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, e informoi atë për qasjen e qeverisë ndaj dialogut, i cili duhet përfundimisht të përmbyllë një marrëveshje dhe çështjet e hapura që Kosova ka me Serbinë. Ai tha që dialogu duhet të çojë te njohja reciproke dhe t’i hapë Kosovës perspektivën e integrimeve evropiane. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme sigurisht për Kosovën dhe për Serbinë, për qytetarët e të dy vendeve, por... Читать дальше...

Kosova regjistron 141 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën 141 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë me të infektuar me koronavirus brenda një dite në Kosovë, që prej se u regjistruan rastet e para me këtë virus më 13 mars. Më së shumti raste në 24 orët e fundit, sipas njoftimit, janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 42. Më pas vjen Komuna e Vushtrrisë me 30 raste, në Pejë janë regjistruar 18, në Mitrovicë 11 dhe disa komuna të tjera kanë nën dhjetë raste të reja me koronavirus. Читать дальше...

Osmani: Vetëm qeveria e përfaqëson vendin në dialog

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se në dialogun me Serbinë, vetëm qeveria mund ta përfaqësojë vendin. Këto komente ajo i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. "Natyrisht që në emër të Kuvendit të Kosovës, shpreha gatishmërinë tonë që si kuvend të luajmë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Читать дальше...

Lajçak: Avancimi i Kosovës në rrugën evropiane, vetëm përmes BE-së

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, deklaroi në Prishtinë se nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në takimin e 27 qershorit në Uashington, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë. Ai po ashtu tha se përparimi i Kosovës në rrugën evropian bëhet vetëm përmes BE-së.  Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë është paralajmëruar nga i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Читать дальше...

Qytetarët nuk dëgjojnë thirrjen #VendoseMaskën

Evropaelire.org 

Disa organizata joqeveritare kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës, ku shumica e qytetarëve nuk janë duke përfillur thirrjet e mjekëve për t’i bartur ato. Numri i personave të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, është rritur ditëve të fundit.



Hoti: Lajçak do të pritet me nderime

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti ka theksuar se Kosova do ta presë me nderime përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Ai ka theksuar qëLajçak përfaqëson 27 vendet e BE-së dhe do të pritet me gjithë protokollin dhe nderimet e nevojshme si shtet, si dhe për të treguar qëndrimet e Kosovës për dialogun. “Edhe BE-ja edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kyçe gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes (v.j. me Serbinë), por... Читать дальше...

Lajçak arrin në Kosovë

Evropaelire.org 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një noftimi për mediae, ka konfirmuar që përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka arritur në Kosovë. “Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATO-s KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”... Читать дальше...

Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur

Evropaelire.org 

Një fëmijë ka vdekur në Milloshevë, pasi ka rënë në një pus me ujë. Ndërkaq, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar edhe një fëmijë tjetër. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka komfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. "Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeç, i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër... Читать дальше...

Rama paralajmëron ashpërsim të masave në Shqipëri

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një lidhje direkte në Facebook, paralajmëroi ashpërsim të masave në vend, nëse situata me koronavirus, nuk do të përmirësohet. Edhe pse tha se mendon se situata mund të vihet përsëri në kontroll, mbyllja nuk do të shmanget nëse situata e përhapjes së COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirus, vazhdon të rëndohet. “Nëse do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë edhe njëherë pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë... Читать дальше...

Zbehet roli i BE-së në bisedime pas ftesës së SHBA-së

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpreson se takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington rritë shpresat për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje sipas Thaçit, nënkupton njohje reciproke mes të të dyja vendeve si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. “Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa e 27 qershorit për takim në Shtëpinë e Bardhë, rritë shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. E para pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së... Читать дальше...

Kurti: Rifillimi i dialogut po u përshtatet kërkesave të Serbisë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me mundësinë e rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se ‘rifillimi i dialogut po u përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje’. “Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t'u takuar me Putinin”, ka shkruar Kurti. Читать дальше...

Studiuesit britanikë: Deksametazona "po u shpëton jetën" të sëmurëve me koronavirus

Evropaelire.org 

Një ilaç i lirë dhe tejet i qasshëm, i quajtur deksametazonë (dexamethasone), mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish, që janë shumë të sëmurë me koronavirus. Ekspertët britanikë kanë thënë se trajtimi me këtë steroid, në doza të vogla, përbën pikë kthese në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Trajtimi me të ka ulur rrezikun e vdekjeve për një të tretën, te pacientët që kanë qenë në ventilatorë. Për ata që i janë nënshtruar oksigjenoterapisë, ka ulur shkallën e vdekshmërisë në një të pestën. Читать дальше...

Vuçiq: Nuk do të grindemi me Gjermaninë dhe SHBA-në, na duhen si aleate

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjendet para në periudhe jo të lehtë, por që “do të dijë që të luftojë për interesat shtetërore dhe kombëtare”. Vuçiq e ka thënë këtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Çaçak, lidhur me takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, të cilin e ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Vuçiq ka... Читать дальше...

BE: Çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes dialogut të Brukselit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja. "BE-ja ka qenë duke e ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme... Читать дальше...

Shkon në 37 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus në 37. “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton Ministria e Shëndetësisë. Shqipëria po vazhdon të shënojë numra në rritje të personave të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Новости России
Москва

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение


Masat e izolimit patën sukses, por a është gati zbulimi i vaksinës?

Evropaelire.org 

Studiuesit thonë se masat e izolimit në gjashtë vende në mbarë botën kanë ndihmuar në parandalimin e gjysmë miliard infeksioneve me koronavirus. Përderisa një ilaç i cili trajton mpiksjen e gjakut po tregohet potencial për pacientët që vuajnë nga COVID-19, sëmundja që e shkakton ky virus. Kombet e Bashkuara kanë dhënë paralajmërim për varfëri dhe pasiguri ushqimore në mes të një krize ekonomike. (Përgatitën: Donika Alihajdaraj dhe Ibrahim Berisha)

Drejtorja e Zërit të Amerikës dhe zëvendësja e saj japin dorëheqje

Evropaelire.org 

Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj, Sandy Sugawara, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, në kohën e mospajtimeve me Shtëpinë e Bardhë, rreth mbulimit të Kinës nga ky transmetues. Bennett dhe Sugawara kanë ofruar dorëheqjen e tyre më 15 qershor, duke thënë se pas emërimit të Michael Pack, nga presidenti amerikan Donald Trump, në rolin e shefit ezekutiv të agjencisë, që mbikëqyr këtë transmetues ndërkombëtar të qeverisë amerikane, është koha që të largohen. “Asgjë rreth pasionit... Читать дальше...

Caktohet takimi Thaçi-Lajçak

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakun pritet të vijë të martën në Kosovë. Është paralajmëruar që Lajçak do të zhvillojë disa takime të martën, përfshirë edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim pritet të ndodhë në zyrën e presidentit në ora 17:00. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në zyrën e presidentit”... Читать дальше...

Pas 24 ditësh pa infektime, Zelanda e Re regjistron dy raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Zelanda e Re ka njoftuar të martën se ka regjistruar dy raste të reja me koronavirus – që janë qytetarë që së fundmi kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë dy rastet e para me koronavirus, pasi për 24 ditë rresht, Zelanda e Re nuk kishte regjistruar asnjë infektim me këtë virus. Zelanda e Re ka hequr të gjitha kufizimet sociale dhe ekonomike javën e kaluar, përveç kontrolleve në kufi, pasi që kishte deklaruar se nuk ka raste aktive me koronavirus, duke u bërë kështu njëra ndër vendet... Читать дальше...

K.Veriore “hedh në erë” zyrën ndërlidhëse me jugkoreanët

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka shkatërruar një zyrë ndërlidhëse në qytetin kufitar, Kaesong të martën, ka njoftuar Koreja Jugore, pasi Phenjani ka kërcënuar me marrjen e veprimeve, nëse grupet dezertuese çojnë përpara fushatën e tyre për të dërguar pamflete me materiale propagandistike në territorin verikorean. Media jugkoreane ka raportuar se një shpërthim është dëgjuar dhe se tymi është parë mbi Kaesong, derisa Ministria për Bashkim e Jugut ka thënë se zyra ndërlidhëse është shkatërruar. Një burim i ushtrisë jugkoreane... Читать дальше...

Vdes një 74-vjeçare nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur një paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi. Ndërkaq sipas raportit të Klinikës Infektive, e ndjera 74-vjeçare, ishte nga Komuna e Rahovecit. Në këtë klinikë ajo ishte shtrirë më 5 qershor dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. “Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Андрей Рублев поднялся на шестое место в рейтинге ATP






МИД: РФ примет меры по ядерному сдерживанию при размещении США ракет в АТР

На большей части Подмосковья 6 мая ожидается I класс пожарной опасности

В Москве из-за порывистого ветра объявлен «желтый» уровень опасности

Ефимов: с начала года для реализации МаИП Москва предоставила 120 гектаров