Edhe një natë me trazira në Mineapolis, pas vrasjes së afrikano-amerikanit
Nata e dytë me trazira kaloi në qytetin Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, ku policia qëlloi për vdekje një afrikano-amerikan. Shefi i policisë së qendrës Bruklin, Tim Gannon, tha se policja aksidentalisht qëlloi dhe vrau 20-vjeçarin Daunte Wright, pasi nxori pistoletën në vend të armës me elektroshok. Policia publikoi pamjet e kamerave nga incidenti i 11 prillit, ku shihet se Wright ndalohet për një shkelje trafiku dhe pastaj pason përleshja me policinë. Kur oficerët përpiqen ta prangosin Wrightin, ai përpiqet të ikë me makinë. Читать дальше...