A është zgjidhje tërheqja e parave nga Trusti?
Për disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, tërheqja e një shume parash nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës do të ishte ndihmesë e madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit. “Të mbulojmë së paku diçka - atë që është shtrenjtuar”, thotë Gyltene Sedreni, e cila punon në një dyqan në Prishtinë. “Për shkak të krizës që na ka kapluar - kështu ad hoc - [tërheqja e parave] është më e domosdoshme se kurrë”, thotë edhe Aida Humolli, shërbyese civile në administratën shtetërore të Kosovës. Читать дальше...