Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 25.05.2022

E ardhme e paqartë për afganët në Kosovë

Evropaelire.org 

As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashkuara nuk japin informacione nëse disa afganë të strehuar në Kosovë, nuk do të lejohen të zhvendosen në SHBA, ashtu siç ka raportuar gazeta amerikane The Wall Street Journal. Më shumë se 1,300 afganë janë strehuar në Kosovë, pasi militantët talibanë kanë marrë kontrollin e pushtetit në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar. Ata janë vendosur në kampe që ndodhen në afërsi të qytetit të Ferizajt. Qëndrimi i tyre atje është i përkohshëm... Читать дальше...

Kultura e armëve në Amerikë

Evropaelire.org 

BBC Kanë kaluar mbi 50 vjet nga koha kur administrata e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Lyndon Baines Johnson, ka deklaruar se “armët e zjarrit janë instrumenti kryesor i vdekjeve në krimin amerikan”. Në atë kohë, në këtë vend kanë qarkulluar rreth 90 milionë armë. Sot, ka shumë më tepër armë dhe shumë më tepër vdekje. Në periudhën 1968-2017, mbi 1.5 milion njerëz kanë vdekur nga armët e zjarrit në SHBA. Vetëm në vitin 2020 kanë vdekur mbi 45,000 amerikanë nga armët, qofshin duke u vrarë apo vetëvrarë. Читать дальше...

Maqedonia e V., pa konteste vetëm me Shqipërinë e Kosovën

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, sipas partive në pushtet, është në rrugë të mbarë që t’i zgjidhë të gjitha kontestet me shtetet fqinje, që e kanë shoqëruar këtë vend që nga pavarësia e tij në vitin 1991. Pas marrëveshjes me Greqinë, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit të saj në Maqedoni të Veriut dhe njohjes së Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe, më 24 maj, Maqedonia e Veriut shpreson ta zgjidhë shpejt edhe kontestin me Bullgarinë. Ky kontest ka të bëjë me gjuhën, identitetin... Читать дальше...

Vuçiq dhe Rama - nga shkëndijat deri te miqësia  

Evropaelire.org 

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiq, në vitin 2021, të “mbrojë” Ramën nga kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Sot, Vuçiq dhe... Читать дальше...

Dhunë dhe përplasje mes tifozësh në Tiranë para finales Feyenoord - Roma

Evropaelire.org 

Forca të shumta të Policisë së Shqipërisë më 25 maj janë kujdesur për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në Tiranë në prag të finales së sotme të Konferencës së Ligës mes ekipeve Feyenoord  dhe Roma. Nga trazirat e një nate më parë mbetën të plagosur 19 policë, ndërsa dhjetëra tifozë holandezë dhe italianë u arrestuan. Policia në Tiranë përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e dhunshme të tifozëve.

Në Teksas vriten 19 nxënës

Evropaelire.org 

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore në Teksas, të martën. Autoritetet thanë se sulmuesi, 18 vjeç, u vra në përleshje me policinë. Në këtë shkollë vijojnë mësimin nxënësit e klasave të dyta, të treta dhe të katërta. (Përgatiti: Arben Hoti)


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000






«Надо меньше есть!» Певица Ортман раскрыла секрет поддержания хорошей формы

The Telegraph сообщила о планах Британии создать собственные ракеты к 2030 году

В Большом театре наградили победителей специальной премии «Золотой Маски»

"Хватит нас эксплуатировать": мигранты подались в Европу из России, где их не ценят