Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Май
2022

Новости за 28.05.2022

“Po blej më pak e më lirë”

Evropaelire.org 

Deri vonë, 500 euro në muaj i ka mjaftuar familjes katërantarëshe të Leutrim Kabashit për blerjen e produkteve ushqimore. Rroga e tij më nuk mjafton. “Po blej më pak gjëra, po i blej produktet me çmime të lira, normal me cilësi ndoshta më të dobët”, thotë Leutrimi, i cili punon si shitës në një kompani tregtare. Ngritjen e çmimeve ai ka filluar ta vërejë dy muaj më parë. “Me një fjalë, shporta mujore apo javore e familjes time më nuk është siç ka qenë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. ... Читать дальше...

Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

Evropaelire.org 

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoninë e Veriut thotë se ka arritur t’i përmbushë kërkesat e mësimdhënësve për rritjen e pagave prej 15 për qind dhe zbatimin e marrëveshjeve. Marrëveshja me Qeverinë është arritur pas një greve të përgjithshme që ka zgjatur rreth tri javë. Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe më shumë se 5,000 në kopshte. Paga mesatare e arsimtarëve në sistemin parashkollor... Читать дальше...

Bashkëpunimi për rastet e krimeve të luftës, kriter për integrimin evropian

Evropaelire.org 

Edhe pse në paraqitjet publike zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian nuk e përmendin shpesh sikurse në të kaluarën, por përballja me të kaluarën, gjykimet e krimeve të luftës dhe bashkëpunimi rajonal midis ish-shteteve të Jugosllavisë në fushën e shkëmbimit të dëshmive, vazhdon të jetë një prej kritereve në procesin e integrimit në bllok. BE-ja vazhdon të kërkojë nga vendet e rajonit që të kenë bashkëpunim të plotë me Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që ka marrë përsipër çështjet e... Читать дальше...

“Zbulojeni fytyrën e saj”: Solidaritet me gazetaret afgane

Evropaelire.org 

Prezantuesit meshkuj në televizionet afgane kanë veshur maska në transmetim, në shenjë solidariteti me koleget gra, të cilat janë urdhëruar nga talibanët t’i mbulojnë fytyrat e tyre. Me dekretin e talibanëve, të lëshuar këtë muaj, gratë duhet t’i mbulojnë fytyrat në publik, duke veshur edhe veshjet islamike. Dekreti përfshin edhe prezantueset televizive. Fillimisht e kanë sfiduar atë, por, nga 22 maji, prezantueset gra janë shfaqur me mbulesa të plota - me vetëm sytë jashtë - në rrjetet kryesore televizive. Читать дальше...

Vdiq ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë të shtunën, më 28 maj, nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 56 vjeç. Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune. Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017. Читать дальше...

Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat

Evropaelire.org 

Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës... Читать дальше...

Nuk gjeti punë në shtet, krijoi biznes me bletë

Evropaelire.org 

Jehona Abdullahu Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, ka vite që udhëheq një biznes familjar me qindra koshere me bletë. E diplomuar për Menaxhim dhe Teknologji, Jehona nuk ka arritur të gjejë punë si mësimdhënëse, përkundër përpjekjeve të saj. Sot, u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më së shumti vota

Evropaelire.org 

Në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnocin e Madh të Bujanocit, që u mbajtën më 27 maj, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 598. Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me gjashtë vota, tha të shtunën Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi. Lista Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar dy vota dhe lista Millosh Jovaniq – Shpresë për Serbinë, një votë. Ndërkaq, 15 listat e tjera zgjedhore nuk kanë fituar asnjë votë si dhe dhjetë vota ishin të pavlefshme. Читать дальше...

Kosova dhe Shqipëria riatdhesojnë 15 shtetas nga Siria

Evropaelire.org 

Kosova ka riatdhesuar dy shtetas të saj nga kampet në Siri, përmes një operacioni të përbashkët me Shqipërinë.  Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.  "Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019", tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook. Ndërkaq, gjatë një adresimi nga aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari"... Читать дальше...

Protesta në Iran pas shembjes së ndërtesës

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë në Iran kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në qytetin jugperëndimor të Abadanit, ku një ndërtesë shumëkatëshe u shemb më herët gjatë javës duke vrarë 28 persona. Rrëzimi i një pjese të madhe të ndërtesës dhjetëkatëshe, që ishte ende në ndërtim, ishte një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse të këtij lloji në Iran në vitet e fundit. Protestuesit u mblodhën për të tretën ditë me radhë në Abadan dhe qytete të tjera të kësaj zone, që kufizohet me Irakun, raportuan mediat lokale. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде






ЕС призвал Россию отменить решение по активам компаний Ariston и BSH Hausgeräte

Груднички психоневрологического отделения МОЦОМД посетили плавательный бассейн

Памятную доску герою ВОВ Леониду Виноградову открыли в Мытищах

Спецслужбы США: Не обнаружено доказательств причастности властей России к кончине Навального*