Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 03.04.2020

Guterres apelon për armëpushim global, për të luftuar koronavirusin

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim global, në mënyrë që t’iu lejohet vendeve të shkatërruara nga luftërat, të luftojnë pandeminë e koronavirusit. “Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Guterres, duke iu referuar vendeve në luftë: Sirisë, Libisë e Jemenit. “Stuhia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] po shkon në të gjitha teatrot e konfliktit”, tha Guterres. Ai tha se ka pasur ca përparim pas thirrjeve të tij për paqe më 23 mars... Читать дальше...

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani futen në karantinë

Evropaelire.org 

Komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, nga ora 18:00 e së premtes, janë futur në karantinë, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se vendimi është marrë nga shtabi i krizës. Karantina do të thotë se asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë e as të hyjë në këto hapësira, tha Rakiq. Ai tha se ndalesa nuk vlen për nevojat mjekësore, prodhimin dhe furnizimin me ushqime dhe barna. Përjashtim bëjnë edhe... Читать дальше...

Edhe gjashtë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKPSHK) tha të premten se ka konfirmuar edhe gjashtë raste pozitive në testet për koronavirus. Përmes një komunikate për media, IKPSHK-ja njoftoi se në total janë testuar 105 mostra. “Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji - Pejë, një me vendbanim në Pejë dhe një e karantinuar”, thuhet në komunikatë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 132. Читать дальше...

Spitalet në Itali "kanë nisur të marrin frymë"

Evropaelire.org 

Italia ka parë të premten disa shenja të përmirësimit të situatës me koronavirus, edhe pse numri i viktimave nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, është rritur për 766, përkatësisht në 14,681. Në të dhënat e reja të publikuara nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, numri i të infektuarve të rinj brenda një dite ka rënë për 4 për qind. Numri i të shëruarve, ndërkaq, është rritur për 17.3 për qind, përkatësisht në 19,758, gjatë 48 orëve të kaluara. Lombardia, rajoni i goditur më së keqi në Itali... Читать дальше...

Rohani: Sanksionet s’e pengojnë Iranin në luftën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se sanksionet e Shtetetve të Bashkuara nuk i kanë dëmtuar kapacitetet e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit. “Nuk jemi përballur me asnjë problem sa i përket unitetit, menaxhimit të mirë dhe stafit profesional mjekësor”, tha Rohani gjatë një takimi të kabintetit të tij qeveritar. “Irani nuk ka asnjë problem sa i përket sigurimit të monedhës së huaj deri në fund të vitit [iranian]”, shtoi ai. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara ia kanë ndërprerë... Читать дальше...

Kurti: Po zbatojmë reciprocitet gradual ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Parimi i reciprocitetit me shtetin e Serbisë është duke u zbatuar, thanë zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, gjatë një vizite që iu bënë Doganave të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se reciprociteti buron nga parimi i barazisë. Me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij. Ushtruesi i detyrës... Читать дальше...

Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit. “Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”... Читать дальше...



Mbretëresha Elizabeth II do t’i drejtohet kombit

Evropaelire.org 

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i adresohet kombit të dielën, bëri të ditur Pallati Bukinghem. Adresimi do të bëhet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv. Mbretëresha i ka pezulluar detyrat e saj mbretërore. Muajin e kaluar, ajo ka mbajtur një fjalim për shpërthimin e koronavirusit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “është duke hyrë në një periudhë të shqetësimeve dhe pasigurive të mëdha”. Adresimi i së dielës do të jetë i katërti i tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar ... Читать дальше...

Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me koronavirus

Evropaelire.org 

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me koronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve. Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica. Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes. Qeveria malazeze u bëri thirrje autoritetetve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla. Читать дальше...

A e tregojnë shifrat historinë e vërtetë të pandemisë së koronavirusit?

Evropaelire.org 

Shifrat janë të frikshme. Në të gjithë globin, numri i rasteve të raportuara si të konfirmuara me koronavirus është më i lartë se një ditë më parë. Që nga 2 prilli, numri ka arritur në më shumë se 930,000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins. Por, çfarë nëse shifra e vërtetë është më e lartë? Ekspertët thonë se të dhënat na japin një portret jo të plotë të problemit. Arsyeja? Testimi, ose mungesa e tij, është një nga arsyet kryesore që shkalla e vërtetë e pandemisë nuk dihet. Читать дальше...

Ligji për paga: Mjekët nuk duan ndihma, por rritje pagash

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta vazhdojë pezullimin e Ligjit të pagave deri më 30 qershor, 2020. Kjo nënkupton se zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat me rritje sipas Ligjit të pagave, i cili ishte miratuar gjatë vitit 2019. Në këtë kategori hyn edhe stafi shëndetësor. Mjekët specialistë në institucione publike shëndetësore në Kosovë kanë një pagë mujore prej rreth 600 eurosh. Ndërkaq, infermierët paguhen me nga rreth 400 euro në muaj. Mjekët specialistë e shohin si jo të drejtë... Читать дальше...

Dy viktima të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë dy burra, njëri i moshës 68 vjeç nga Tetova dhe tjetri një 70-vjeçar nga Kumanova. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ata ishin të sëmurë kronikë. Me dy viktimat e reja, numri i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 13. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 46 raste të reja të të infektuarve, duke e çuar në 430 numrin e përgjithshëm të personave me COVID-19 – sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Pandemia po ndikon ashpër ekonominë, thonë ekspertët

Evropaelire.org 

Ekspertët botërorë të ekonomisë sugjeruan se ndikimi ekonomik i koronavirusit ka dalë në pah më ashpër seç pritej. Boerge Brende, president i Forumit Botëror Ekonomik, tha se rimëkëmbja do të jetë e mundur vetëm përmes “veprimit të koordinuar global”. Ai i bëri komentet pasi Banka Aziatike e Zhvillimit parashikoi se pandemia do t’i kushtojë ekonomisë globale 4.1 trilionë dollarë, ose aro 5 për qind e të gjithë aktivitetit ekonomik. Kjo bankë, që është huadhënëse rajonale, tha se rritja në Azi... Читать дальше...

Kryeministri britanik duhet të vazhdojë vetizolimin

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të mbetet i vetizoluar, pasi vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë. Johnson ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të premten e kaluar dhe është dashur të dalë sot nga vetizolimi. “Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta”, tha Johnson në një video të postuar në Twitter. “Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë”... Читать дальше...

Rama: Shqipëria “zonë zjarri”, shkon në 304 numri i të prekurve me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Shqipëri janë konfirmuar 27 raste të reja të prekur me COVID-19, duke e çuar numrin në 304. Ndërkaq, numri i viktimave ka arritur në 16.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se vendi ka hyrë në “zonën e zjarrit dhe armiku po synon të marrë më shumë jetë”. Ai përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos mendojnë se po i vjen fundi situatës së krijuar nga koronavirusi.  “Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo dite në vijim moton jetike të luftës sonë... Читать дальше...

HRW i bën thirrje Turqisë të lirojë edhe të burgosurit politikë si masë kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i bëri thirrje qeverisë së Turqisë, që në projektligjin e saj për të liruar dhjetëra mijëra të burgosur, si masë sigurie kundër shpërthimit të koronavirusit, të përfshijë edhe të burgosurit politikë. Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) paraqiti një projektligj në parlamentin turk, për të liruar 90,000 të burgosur nga burgjet e mbipopulluara të vendit për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Projektligji ka të bëjë me disa kategori të burgosurish... Читать дальше...

Kërkohen masa shtesë për respektimin e orës policore në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kërkon masa shtesë për respektimin e orës policore dhe masën e vetizolimit, pasi raportet e saj ditore flasin për shkelje të shumta nga ana e qytetarëve, në veçanti nga personat që duhet të jenë të vetizolim, për shkak se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar. Për t'i forcuar sa më shumë kontrollet në zonat ku besohet se ka shkelje e ku nuk arrijnë forcat policore, ministri i Punëve të Brendshme... Читать дальше...

Kancelarja Merkel del nga karantina

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë fund karantinës së saj dhe u kthye në zyre të premten, tha një zëdhënës i saj. Merkel është testuar disa herë për koronavirusin e ri por ka rezultuar negative. Ajo ishte vetë-karantinuar dhe po punonte nga shtëpia, pasi më 20 mars, mori një vaksinë nga një mjek, i cili më vonë u zbulua se kishte koronavirus. Numri i të infektuarve në Gjermani ka arritur në 79, 696, me 1,017 vdekje, njoftoi më 3 prill, Instituti për Sëmundje Infektive Robert Koch. Читать дальше...

Новости России
Москва

Композитор Классической музыки Сергей Брановицкий представляет произведения классической музыки.


Mungesa e maskave dhe manteleve po vë në rrezik jetën e mjekëve

Evropaelire.org 

Infermierët dhe mjekët që po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus, kanë nevojë për doreza, maska, mantele dhe mburoja të fytyrës për t’u mbrojtur nga infektimi. Por, mungesa globale e pajisjeve për mbrojtje për punëtorët shëndetësorë është një rrezik i madh.

Si i prek koronavirusi fëmijët?

Evropaelire.org 

Kur duhet të testohet një fëmijë për koronavirus? Çfarë duhet të bëjnë prindërit për t’i mbrojtur fëmijët? Si i prek koronavirusi gratë shtatzëna? Për të gjitha këto flet mjeku Barun Mathema nga Universiteti Kolumbia i Nju Jorkut.

Pandemia mund t'i shtyjë shumë biznese drejt dështimit, vlerëson Banka Qendrore e Kosovës

Evropaelire.org 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti përmes një konference për media, ka parashikuar pasojat në ekonominë e Kosovës të pandemisë së koronavirusit. Guvernatori Mehmeti tha se pavarësisht se efektet e krizës sot janë vështirë të parashikueshme sepse ende ka pasiguri rreth shumë aspekteve të pandemisë, përfshirë kohëzgjatjen dhe përmasat, aktualisht në të gjitha shtetet rezultatet e reja po sugjerojnë që ekonomia do të ketë rënie. "Duke pritur se në vitin 2020 ekonomia e Kosovës... Читать дальше...

Lajçak emërohet zyrtarisht i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Evropaelire.org 

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi të premten ish ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor... Читать дальше...

Serbia dhe Hungaria sytë kah Kina, në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Një ish i dërguari me ndikim i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Ballkan, Carl Bildt, ka folur me shqetësim për sinjalet politike që po dërgon Serbia në kohën e pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë të gjerë dhënë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë më 30 mars, ish-ministri i Jashtëm suedez pranoi se ka pasur një dështim të Evropës karshi pandemisë së COVID-19, por paralajmëroi se mbështetja e liderëve serbë në "kartën e Kinës" mund të dëshmohet si "kundërproduktive”. Читать дальше...

UNICEF-i ndihmon Kosovën me mijëra pajisje mbrojtëse mjekësore

Evropaelire.org 

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e ka ndihmuar Kosovën me pajisje profesionale mbrojtëse mjekësore. Përmes një njoftimi të organizatës, bëhet e ditur se 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë. Ndihma përfshin, 36,200 doreza, 33,600 maska kirurgjike dhe mijëra paisje tjera mbrojtëse mjekësore. “Ne e dimë se nevojitet ndihmë e menjëhershme. Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka qenë në gjendje të reagojë shpejt... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов






Мужчину госпитализировали после стрельбы в Калужской области

Жилой фон: в России подскочил спрос на ипотеку для строительства частных домов

Свет из Иерусалима: частицу Благодатного огня доставят в Читу

Россияне рассказали о своем отношении к профсоюзам на работе