Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 11.04.2020

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus. “Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, është thënë në njoftim. Ky Institut ka njoftuar edhe për shërimin e gjashtë pacientëve... Читать дальше...

Kosova solidarizohet me SHBA-në në kohë koronavirusi

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se populli kosovar është thellësisht i mërzituar që gjysmë milioni amerikanë janë infektuar me koronavirus, andaj edhe është vendosur flamuri amerikan në ndërtesën e qeverisë. “Në ditët më të errëta, Amerika ka ndriçuar si fener i shpresës për miliona persona dhe sot ne jemi së bashku për solidaritet”, ka thënë mes tjerash Kurti. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Italinë të shtunën, duke u kthyer në shtetin me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit. Читать дальше...

Prishtina futet në karantinë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës si zonë karantine, duke ndaluar hyrjet dhe daljet në këtë komunë. Ai është thënë të ketë marrë këtë vendim në konsultim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe pas konfirmimit të marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për 27 raste të reja të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi. Në një komunikatë për media është thënë se 20 nga 27 personat e prekur janë nga Prishtina. Kryetari i Prishtinës... Читать дальше...

SHBA tejkalon Italinë me numrin e viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Italinë të shtunën, duke u kthyer në shtetin me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit. Autoritetet amerikane kanë raportuar për më shumë se 19,600 të vdekur prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Gjatë ditës së shtunë është raportuar për më shumë se 2,000 të vdekur brenda 24 orëve. Ekspertë për shëndetin publik kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë në 200,000 nëse masat e pashembullta... Читать дальше...

Mbi 60 kosovarë pritet të futen në karantinë

Evropaelire.org 

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, që është shndërruar së fundmi në karantinë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, do të vendosen edhe 66 qytetarë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij shtetasit kosovarë pritet të arrijnë nga Kroacia në Kosovë në orët e mbrëmjes. “Janë 66 kosovarë, të cilët janë duke ardhur nga Kroacia. Ata pritet të mbërrijnë rreth orës 19:00”, ka thënë Hoti përmes telefonit. Në Qendrën e Studentëve, aktualisht janë të vendosur rreth 400 qytetarë. Читать дальше...

Ferizaj futet në karantinë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se edhe Komuna e Ferizajt do të futet në karantinë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi. “Me propozim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendim për të shpallur Komunën e Ferizajt - zonë karantine. Në krye të detyrës është shtabi emergjent që po punon me kapacitete të plota. Kemi një lutje apo apel për qytetarët ferizajas që të... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut në izolim të plotë gjatë fundjavës

Evropaelire.org 

Në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, prej të premtes në orën 16:00 ka nisur ora policore, e cila do të përfundojë të hënën në ora 05:00. Këto janë vetëm disa nga masat që kanë marrë autoritetet maqedonase për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të bëra në Shkup.



Suedia “nuk ka qenë e përgatitur” për pandeminë

Evropaelire.org 

Përgjatë pandemisë me koronavirus, përgjigjja e Suedisë ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton kjo sëmundje ka qenë e çuditshme. Për dallim nga vendet tjera të Evropës, ky vend nuk ka marrë masa të izolimit, kafoteritë dhe restorantet janë të hapura dhe shkollat nuk janë mbyllur. Ndonëse Qeveria suedeze ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, banorët kanë vazhduar jetën e tyre. Kryeministri i këtij shteti, Stefan Löfven e ka pranuar se Suedia nuk ka qenë e përgatitur... Читать дальше...

Arrin në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Dy të vdekur dhe 49 të infektuar është bilanci nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë të ditur se viktimat janë nga Kumanova dhe Prilepi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 34. Sipas raportit të publikuar, janë regjistruar edhe 49 raste të reja të të infektuarve me koronavirus duke e çuar numrin e të prekurve në 760. Numër më i madh është regjistruar në Kumanovë 14 dhe pastaj në Shkup 13. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 586 teste... Читать дальше...

Si do t’i ndikojë pandemia furnizimet globale me ushqim?

Evropaelire.org 

Ajo luleshtrydhe që jeni duke ngrënë derisa jeni të vetizoluar nga koronavirusi? Shanset janë të ketë ardhur nga një fermë. Ose, mund të ketë ardhur nga një operacion i madh bujqësor shumë, shumë kilometra larg shtëpisë suaj. Mund të jetë vjelur me dorë, ndoshta nga punëtorë migrantë, dhe të jetë sjellë nga qyetet tjera, e ndoshta edhe shtetet. Por, a do të mund të vazhdojnë sistemet t’ju sjellin luleshtrydhe derisa pandemia globale e koronavirusit vazhdon? Ose bukën? Pastat apo vajin e gatimit? Читать дальше...

ATK-ja tregon mënyrat e aplikimit për të përfituar nga Pakoja Emergjente

Evropaelire.org 

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë përfituesit nga Pakoja Fiskale Emergjente, mund të parashtrojnë kërkesat e tyre, përmes sistemit elektronik, më së largu deri më 15 maj.  Në një komunikatë për media, thuhet se “Administrata ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako”. ATK-ja ka publikuar udhëzues se si punëtorët mund të aplikojnë për kompensim të pagave dhe një udhëzues për kompesimin e qirasë. Читать дальше...

Koronavirusi godet ekonominë, mijëra largime nga puna

Evropaelire.org 

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është goditur rëndë nga koronavirusi, që ka shkaktuar pasoja në të gjithë sektorët e ekonomisë, në veçanti në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave kanë ndërprerë aktivitetet e tyre. Ministrja e Financave, Nina Angellovska, thotë se buxheti në dy muajt e parë të vitit kishte nisur të realizohet sipas parashikimeve, por nga mesi i marsit filloi rënia ekonomike si pasojë e virusit që ka goditur të gjithë sektorët në vend. “Që nga 20 marsi, kur nisëm... Читать дальше...

Prokuroria nis hetimet për të gjetur personin që kërcënoi Kurtin

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e hetimeve lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale. Në një komunikatë për media thuhet se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”. Të premten, në rrjetin social Facebook... Читать дальше...

ASHNA: Një aeroplan bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës

Evropaelire.org 

Në hapësirën ajrore të Kosovës , aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih- Prishtinë, ka bërë simbolin e zemrës, si shenjë përkrahjeje për Kosovën, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin e ri, ka njoftuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA). “E jashtëzakonshme në Hapësirën Ajrore të Republikës së Kosovës! Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih - Prishtinë bëri simbolin e zemrës... Читать дальше...

OBSH-ja shqyrton rastet e pacientëve që u është “riaktivizuar” virusi

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të shtunën se po shqyrton raportet e disa pacientëve me COVID-19, të cilët në testin e dytë dolën pozitivë edhe pse më parë kishin dalë si negativë. Zyrtarët e Koresë së Jugut raportuan se 91 pacientë për të cilët ishte menduar se janë shëruar nga koronavirusi i ri, kishin dalë përsëri pozitivë në testim. Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha në një konferencë, se virusi mund të jetë "riaktivizuar" në trupat e tyre. Читать дальше...

Spanjë: Vazhdon të bie numri i vdekjeve nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar rënie për tre ditë radhazi. Të shtunën u raportua për 510 viktima të reja, u tha në një deklaratë të Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 16,353. Sa i përket numrit të të infektuarve, autoritetet spanjolle njoftuan se ai ka shkuar në mbi 161 mijë. Spanja, është vendi i dytë pas Italisë për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi i ri.

Prodhuesit në krizë, kërkojnë ndihmë nga qeveria

Evropaelire.org 

Industria e prodhimit, konkretisht ajo e përpunimit të ushqimit në Kosovë, ka zvogëluar kapacitet prodhuese, për shkak të rënies se fuqisë blerëse, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, thonë përfaqësues të bizneseve dhe afaristë prodhues në Kosovë. Për të rikuperuar dëmet financiare ata po kërkojnë përkrahje financiare nga qeveria. Qeveria e Kosovës, në vendimin e 13 marsit për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19... Читать дальше...

FMN: Ekonomia e Kosovës do të tkurret për 5 për qind

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekonomia e Kosovës do të “goditet rëndë” dhe pritet të tkurret për 5 për qind. “Pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për kontrollimin e saj kanë dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës. Ekonomia pritet të tkurret për 5 për qind në vitin 2020 pasi të hyrat nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe IHD-të do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të COVID-19 te partnerët tregtarë... Читать дальше...

SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacione për një komandanti të Hezbollahut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 10 milionë dollarë dëmshpërblim për informacione rreth një komandanti të lëvizjes Hezbollah të Libanit, i cili ishte bashkëpunëtor në Irak i komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani. Departamenti amerikan i Shtetit tha se po “kërkon çdo informacionet rreth aktiviteteve, rrjeteve dhe bashkëpunëtorëve” të Muhammad Kawtharani, duke thënë se Kawtharani ka luajtur një rol kyç në koordinimin e grupeve militante pro-Iranit në Irak. Uashingtoni e konsideron Hezbollahun organizatë terroriste dhe më 2013... Читать дальше...

SHBA: Mbi 2,000 të vdekur brenda një dite nga COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë bërë shteti i parë në botë, që brenda një dite kanë shënuar mbi 2 mijë vdekje nga koronavirusi i ri. Të dhënat e prezantuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se brenda 24 orëve në SHBA kanë vdekur 2,108 persona. SHBA-ja shumë shpejt mund ta kalojnë Italinë sa i përket numrit të rasteve me fatalitet nga COVID-19. Por, ekspertët në task forcën e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 thonë se ka nisur të bie niveli i përhapjes së koronavirusit në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan... Читать дальше...

Kosova nuk mund të prodhojë teste për COVID-19, varet nga importi

Evropaelire.org 

Shumë shtete tashmë kanë filluar të prodhojnë teste për të identifikuar COVID-19 për të mos krijuar varësi nga importi, por zyrtarë shëndetësorë në Kosovë thonë se vendi aktualisht nuk ka kushte për t’i prodhuar vetë. Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë, se me kapacitetet që ka, Kosova nuk mund të jetë një vend që mund të prodhojë reagenca (substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize), pasi që kjo procedurë kërkon pajisje... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Что можно отметить в этот день

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

Обратная сторона жизни Петра Кулешова

«Динамо» на 95-й минуте вырвало победу у «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице