Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 28.04.2020

Kosovë: 31 të shëruar, 10 të infektuar nga koronavirusi i ri

Evropaelire.org 

Pas 250 testeve të bëra të martën në Kosovë, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Ai po ashtu ka njoftuar se edhe 31 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. “Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”... Читать дальше...

SHBA-ja tejkalon shifrën e 1 milion personave të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 1 milion, është thënë në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën në muajin mars me numrin më të madh të të infektuarve në gjithë botën. Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror. Për koronavirusin fillimisht është raportuar në Kinë në fund të vitit 2019. Ky virus besohet se ka dalë nga një treg kafshësh në qytetin kinez... Читать дальше...

Shkalla e infektimit me koronavirus në Kosovë bie "nën 4 për qind"

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përqindja e rritjes së numrit të rasteve të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi ka rënë nën 4 për qind. Këtë rezultat Kurti e ka konsideruar progres të jashtëzakonshëm. “Falë masave të 15 prillit dhe bashkëpunimit të një shumice të madhe prej jush, përqindja e rritjes në numrin e rasteve ka rënë nën 4%. Kjo nënkupton se qytetarët e infektuar po e transmetojnë virusin te shumë më pak persona të tjerë në krahasim me periudhën para 15 prillit... Читать дальше...

Franca e bën të detyrueshme vendosjen e maskave në shkolla dhe transport publik

Evropaelire.org 

Franca do të bëjë të detyrueshme vendosjen e maskave në transportin publik dhe shkollat e mesme kur të fillojë lehtësimi i masave të izolimit më 11 maj, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Edouard Philippe. Shkollat do të rihapen gradualisht, duke nisur nga kopshtet për fëmijë dhe shkollat fillore. Shkollat e mesme, në rajonet ku virusi nuk është përhapur shumë, mund të rihapen nga 18 maji, derisa nivelet tjera në fund të po atij muaji. Dyqanet është thënë se do rihapen më 11 maj, por jo edhe baret dhe restorantet. Читать дальше...

Dita e ngarkuar e Pacollit në Twitter

Evropaelire.org 

Udhëtimi në kohën e përhapjes së koronavirusit është bërë i vështirë dhe me raste i pamundshëm për shumë njerëz në botë. Të martën me këtë gjë është përballur edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Në një postim të martën në rrjetin social, Twitter, Pacolli ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se nuk po e lejon të kthehet nga Zvicra në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës, “si deputet i zgjedhur në mënyrë demokratike”. “Kjo është një pengesë direkte... Читать дальше...

Mali i Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi të martën se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me koronavirus, janë shëruar. Me këtë shifër, numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë. “Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha Senad Begoviq, ndihmës i drejtorit të Institutit malazez të Shëndetit Publik. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Читать дальше...

Pandemia nuk ndal punën e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Gjykatësi Ndërkombëtar, Francezi Nicolas Guillou është gjykatësi i cili po i shqyrton aktakuzat e Prokurorit të specializuar në Hagë në procedurën paraprake, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Përmbajtja e aktakuzave të prokurorit amerikan Jack Smith, mbahet në konfidencë derisa gjyqtari t'i konfirmojë ato.  Aktakuzat e para u ngritën në shkurt të këtij viti, dhe një tjetër u ngrit të martën më 28 prill. Gjykatësi Guillou ka maksimum gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat. Читать дальше...

Putin vazhdon periudhën e mospunës për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjatur periudhën e mospunës në këtë shtet deri më 11 maj, teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus vazhdon të rritet. Putin e ka bërë këtë njoftim gjatë një video-konference me guvernatorët rajonalë më 28 prill, duke thënë se piku i shpërthimit të koronavirusit “nuk ka kaluar ende”. Rusia po ashtu ka vendosur masë izolimi në shumë rajone, duke përfshirë Moskën, me qëllim të luftimit të koronavirusit, i cili zyrtarisht ka infektuar më shumë se 90,000 persona në gjithë territorin rus. Читать дальше...



Moska i konsideron shpifje raportimet e një mediumi çek rreth një komploti

Evropaelire.org 

Rusia e ka konsideruar shpifje raportimin e një mediumi çek rreth supozimeve për një komplot të helmimit të zyrtarëve të Pragës, duke përfshirë edhe kryetarin e kryeqytetit të Çekisë, Zdenek Hrib ndërkohë që agjencitë çeke të kundërzbulimit kanë refuzuar që të komentojnë këto pretendime. Revista hulumtuese çeke Respekt, ka raportuar më 26 prill se një zyrtar rus i inteligjencës ka udhëtuar në Pragë rreth tri javë më parë me një valixhe me substancën vdekjeprurëse ricin. Aty janë cituar burime të... Читать дальше...

Një kompani ajrore e bën të detyrueshme vendosjen e maskave

Evropaelire.org 

Kompania e fluturimeve, JetBlue Airways do të bëhet kompania e parë ajrore amerikane që do t’iu kërkojë pasagjerëve vendosjen e maskave gjatë fluturimit. Duke nisur nga 4 maji, pasagjerëve do t’iu kërkohet të vendosin maska për të mbuluar gojën dhe hundën para se të hyjnë dhe derisa të dalin nga aeroplani. Vetëm fëmijët e vegjël që nuk mund të mbajnë maskën përbëjnë përjashtim. “Vendosja e maskave nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetes, ka të bëjë me mbrojtjen e tjerëve afër jush”, ka thënë Joanna Geraghty, presidente e kompanisë JetBlue. Читать дальше...

Masa kufizuese të lëvizjes më 1 maj në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut edhe një fundjavë do ta kalojë me kufizime të lëvizjes, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri. Qeveria ka vendosur që të premten, të shtunën dhe të dielën ora policore të nisë nga ora 14:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se këto masa kanë për qëllim mosrrezikimin e të rezultateve të arritura, por edhe pendimin e paraqitjes së rasteve të reja me koronavirus. “Ne duhet ta kuptojmë se këtë trend të mirë të uljes së numrit të pacientëve që e kemi... Читать дальше...

Portugalia do të dalë nga izolimi

Evropaelire.org 

Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Portugali do të përfundojë më 2 maj. Megjthatë, ai ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk nënkupton që përfundon edhe shpërthimi i virusit, ndërkohë që ka theksuar se rihapja e ekonomisë do të bëhet në mënyrë graduale. “Çfarë ka rëndësi në këtë fazë është që portugezët ta dinë se infektimi është faktor i rëndësishëm dhe ne duhet të marrim hapa të vegjël për ta analizuar situatën”, ka thënë ai në një konferencë për media. Читать дальше...

Pentagoni publikon imazhe “të një fenomeni të paidentifikuar”

Evropaelire.org 

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht të hënën disa video të paklasifikuara, të pilotëve të marinës, të cilat kanë qarkulluar për vite në internet, në të cilat shihen “disa fenomene të paidentifikuara ajrore”. Marina amerikane ka konfirmuar për disa media në Shtetet e Bashkuara se incizimet e paklasifikuara ushtarake, të postuara online me qëllim të shfaqjes së objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), janë të vërteta. Në njërën prej videoeve shihet një incident i vitit 2014, derisa tjerat janë incizuar më 2015... Читать дальше...

LDK llogarit në mbështetjen e të gjithëve, përveç LVV-së dhe PDK-së

Evropaelire.org 

Koalicioni i ri që po ndërtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendon se e ka mbështetjen e 64 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. LDK po pret që shumë shpejt të finalizojë marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe, në mënyrë që të procedojë më pas te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emrin e kandidatit për kryeministër. Sipas procedurave, presidenti më pas vendos nëse do ta mandatojë atë për formimin e qeverisë së re. Читать дальше...

Numri i të infektuarve me koronavirus mund të arrijë në "një miliard"

Evropaelire.org 

Një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirusin e ri në gjithë botën, nëse shteteve më të cenueshme nuk u ofrohet ndihmë urgjente, ka paralajmëruar Komiteti Ndërkombetar për Shpëtim. Sipas tij, ndihma financiare dhe ajo humanitare nevojiten për të ndihmuar në uljen e përhapjes së virusit. Komiteti ka përmendur se “shteteve të brishta” sikurse Afganistanit dhe Sirisë u duhet “ndihmë urgjente” për të parandaluar shpërthimet e mëdha. Deri më tani në gjithë botën janë konfirmuar 3 milionë raste të prekura nga sëmundja Covid-19... Читать дальше...

OKB: Koronavirusi mund t’i rrisë pasiguritë ushqimore në Afrikë

Evropaelire.org 

Përhapja e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë vendet në Afrikën Lindore, ku pasiguritë ushqimore mund të dyfishohen brenda tre muajsh, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. Programi Botëror për Ushqim – agjenci e OKB-së – llogarit se rreth 20 milionë njerëz aktualisht nuk kanë ushqime të sigurta. Bëhet fjalë për popullsinë e nëntë vendeve: Burundi, Xhibuti, Etiopia, Eritrea, Kenia, Ruanda, Somalia dhe Uganda. Krahasuar me vendet e tjera të botës, këto shtete deri më tash kanë regjistruar më pak raste me koronavirus. Читать дальше...

BQE thotë se bankënota euro është e sigurt nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha të martën se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për kontraktim të koronavirusit nga bankënotat euro. Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por dyqanet dhe bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së voni që të përdorin kartela, për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës... Читать дальше...

Shqipëri: Shkon në 30 numri i viktimave nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në Shqipëri edhe një pacient tjetër i prekur nga COVID-19 ka vdekur, duke e çuar në 30 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend. Numri i të prekurve në vend ka shkuar në 750, me 14 raste të tjera të reja të të prekurve janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit. “Gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat shtatë raste janë në Tiranë, pesë raste në Krujë dhe dy raste në Shkodër”... Читать дальше...

Austria vazhdon lehtësimin e masave të izolimit

Evropaelire.org 

Austria bëri publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Nga 1 maji, autoritetet thanë se do të lejohen ngjarjet me grupe prej dhjetë njerëzish, edhe pse atyre do t’iu kërkohet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit. Rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, pos për arsye të domosdoshme, do të skadojnë më 30 prill dhe nuk do të përtëriten. Hotelet do të lejohen të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë. Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet. Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur... Читать дальше...

Новости России
Москва

СТОЛИЧНЫЕ РОСГВАРДЕЙЦЫ ОБЕСПЕЧИЛИ БЕЗОПАСНОСТЬ МЕРОПРИЯТИЙ, ПОСВЯЩЁННЫХ ПАСХЕ ХРИСТОВОЙ


Turqia e ndihmon SHBA-në me pajisje mjekësore

Evropaelire.org 

Turqia nisi të martën në SHBA një aeroplan me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse, për ta ndihmuar atë në luftën kundër koronavirusit. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 980,000, përkatësisht mbi 56,000. "Me krenari njoftojmë se Turqia do t'iu dërgojë furnizime mjekësore Shteteve të Bashkuara, pas kërkesës së tyre për ta mbështetur luftën e Amerikës kundër koronavirusit", tha përmes një komunikate Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë. Ndihma përmban maska kirurgjikale... Читать дальше...

Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Evropaelire.org 

Argjentina i ndaloi të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm. Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve. Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën. Agjencia ndërkombëtare e aviacionit... Читать дальше...

Koronavirusi zbraz arkat e xhamive

Evropaelire.org 

Ndalimi i tubimeve fetare nëpër xhamitë e Kosovës ka bërë që këto të fundit të përballen me vështirësi financiare. Tubimet janë ndaluar në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Besimtarët myslimanë në Kosovë, paguajnë për anëtarësi në Bashkësinë Islame të Kosovës nga 3 deri në 4 euro në vit, për një anëtar të familjes. Nga kjo pagesë janë të liruara vetëm rastet sociale. Anëtarësia mund të paguhet në këshillat e Bashkësisë Islame, por në raste më të rralla mund të kryhet edhe përmes inkasantëve... Читать дальше...

Olimpiada do të anulohet nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll

Evropaelire.org 

Lojërat Olimpike Tokio 2020, që tashmë janë shtyrë për shkak të koronavirusit, do të anulohen, nëse pandemia nuk vihet nën kontroll vitin e ardhshëm, paralajmëroi kryetari i komitetit organizues. Lojërat, që kanë qenë të parapara të zhvillohen nga data 24 korrik deri më 9 gusht, janë shtyrë muajin e kaluar për një vit. Kryetari i Tokio 2020, Yoshiro Mori, i tha të përditshmes japoneze Nikkan Sports, se Lojërat nuk mund të shtyhen përtej vitit 2021, nëse bota nuk e mposht pandeminë. “Në atë rast, Lojërat anulohen”, tha Mori. Читать дальше...

Në Gjykatën Speciale në Hagë paraqitet edhe një aktakuzë

Evropaelire.org 

Në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Kosovë është paraqitur edhe një aktakuzë e re. Në njoftimin e këtij institucioni, me seli në Hagë, thuhet se kryetarja e trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake “për të shqyrtuar një aktakuzë të re, të paraqitur nga një prokuror i specializuar". "Përmbajtja e aktakuzave mbahet konfidenciale derisa ato të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake", thuhet në njoftim. Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Читать дальше...

Në Kosovë, 50 pacientë me koronavirus të shtruar në Infektive

Evropaelire.org 

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të martën se në këtë repart janë të shtruar 50 pacientë me koronavirus. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se njëri prej tyre është në gjendje kritike, nëntë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 40 pacientë janë në gjendje stabile. Gjashtë prej tyre janë shëruar dhe pritet të lirohen nga spitali, thuhet në njoftim. Deri më tash, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se 780 persona janë infektuar me koronavirus... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






«Длительная работа над собой»: психолог — о способах избавиться от интернет-зависимости

Саша Илич привез в Россию автобус! «Пари» НН с новым тренером добыл нулевую ничью со «Спартаком»

Астрономы сообщили о лучшей ночи с 5 на 6 мая для наблюдения звездопада

6 мая: какой сегодня праздник, что было в этот день