Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 16.04.2020

Në kujtim të Violeta Rexhepagiqit, me tinguj të muzikës së saj

Evropaelire.org 

Nga stadiumi i qytetit të Prishtinës, sot nga ora 20:00 e deri më 20:30, janë dëgjuar tinguj të muzikës së krijuar nga Violeta Rexhepagiqi, këngëtare dhe kompozitore, e cila ndërroi jetë më 16 prill në Prishtinë. Rexhepagiqi ka qenë edhe gazetare, fillimisht e Radio Televizionit të Prishtinës dhe së fundmi ka qenë e angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës. Ajo njëkohësisht ka punuar edhe për media ndërkombëtare, pas masave të dhunshme që u vendosën në RTP-në e dikurshme. E lindur më 16 shkurt 1965... Читать дальше...

Rastet me COVID-19, gjithnjë e më të rënda, thotë ministri Vitia

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vitia bën thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.  "Rastet që po vijnë në spital janë gjithnjë e më të rënda. Ndaj duhet të mendojmë parandalimin me çdo kusht. Me çdo kusht. Masat, edhe pse duken se janë strikte ato kanë vetëm një qëllim: mos ta lejojmë shndërrimin e njeriut në shifër. Читать дальше...

SHBA-ja e përshëndet bisedën e zhvilluar ndërmjet ministrave Vitia dhe Llonçar

Evropaelire.org 

Ministrat e Shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zllatibor Llonçar kanë zhvilluar një bisedë përmes një video-lidhjeje, ku kanë diskutuar masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri.  Kjo është bërë e ditur nga ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey, të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një mesazh të përbashkët, përmes të cilit e kanë përshendetur këtë iniciativë.  "Në këtë kohë të pandemisë është inkurajuese të shohësh ministrat... Читать дальше...

Mbi 300 mijë euro nga diaspora për të luftuar pandeminë

Evropaelire.org 

Mërgimtarët me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit në detyrë që ta ndihmojnë Kosovën financiarisht në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se vlera monetare nga diaspora ka kaluar mbi 300 mijë euro. “Diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar e shtyn periudhën e izolimit

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar e ka shtyrë periudhën e izolimit edhe për të paktën tre javët e ardhme. Kështu njoftoi sekretari Jashtëm britanik, Dominic Raab. Ai tha se ka pasur sinjale se masat e distancës fizike në vend po tregojnë sukses.  "Ende nuk e kemi nivelin e të infektuarve aq ulët sa duhet", tha ai  "Çdo ndryshim në masat e distancës fizike tani do të rrezikonte një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve. Prandaj si rezultat, qeveria do t'i mbajë në fuqi masat aktuale për tre javë të tjera" shtoi ministri britanik. Читать дальше...

Ditëlindja në kohë të pandemisë

Evropaelire.org 

Melanie ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të më 15 prill. Partneri i saj David ka planifikuar një befasi. Ai bashkë me fqinjët i kënduan asaj këngën e ditëlindjes. Secili nga ballkoni i vet. Belgjika ka të regjistruar 34,809 raste të të infektuarve, ndërsa 4,857 të vdekur.

Konfirmohen edhe 107 të infektuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 107 persona të infektuar me koronavirusin e ri.  Ky është bilanci më rëndë që nga shpërthimi i pandemisë.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 1,081, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.  "Është regjistruar edhe një i vdekur, një burrë 50 vjeç nga Struga me çka numri i të vdekurve ka arritur në 46. Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (44) Shkup (28) dhe në Prilep (11) ndërsa... Читать дальше...

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Klinika Infektive në Kosovë ka bërë të ditur se në orët e pasdites më 16 prill, në njësinë e kujdesit intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. “Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim dërguar mediave Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020... Читать дальше...



Kryesia e Kuvendit dështon t’i çojë përpara projektligjet lidhur me pandeminë

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka gjetur konsensus për të çuar përpara asnjë nga tri nismat legjislative që lidhen me luftimin e koronavirusit. Një nga propozimet ka qenë Projektligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë “COVID-19” i propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kryetarja Osmani e kishte filluar këtë nismë ligjore më mbështetje të pesë deputetëve dhe siç ishte thënë, nisma ishte iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese... Читать дальше...

Mbijetesa e Qeverisë Kurti përmes pandemisë 

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po synon që të vazhdojë punën me qeverinë e tij në detyrë deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ai dhe Lëvizja Vetëvendosje të propozojnë një emër të mandatarit për formimin e qeverisë së re. Presidenti Thaçi nuk ka treguar shumë mirëkuptim që të presë Vetëvendosjen deri në përfundimin e pandemisë për propozimin e emrit të mandatarit. Formimi i qeverisë së re... Читать дальше...

Kryeministri maqedonas dhe tre ministra vetizolohen

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe i Arsimit, Arbër Ademi i janë nënshtruar vetizolimit shtëpiak, pas kontaktit që kanë pasur me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. “Për momentin, në Qendrën lokale për Shëndet Publik në Kumanovë po bëhen vlerësimet epidemiologjike dhe kontaktet e kryetarit Dimitrievski. Gjatë ditës, do të përcaktohet se sa... Читать дальше...

Gjermanët kanë të drejtë të protestojnë gjatë kohës së pandemisë, vendosi Gjykata Kushtetuese

Evropaelire.org 

Gjermanët kanë të drejtë të zhvillojnë protesta politike, nëse zbatojnë rregulla t e distancës fizike në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit, vendosi të enjten, Gjykata Kushtetuese e vendit. Çështja ishte dërguar në Gjykatë nga disa aktivistë të rinjë, pasi autoritetet në qytetin perëndimor të Giessen, ndaluan një protestë të planifikuar për këtë javë. Përmes saj do të kundërshtohej rregulla e vendosur për të ndaluar tubimet e më shumë se dy personave në publik.  Aktivistët pro-demokracisë në Giesen... Читать дальше...

Ulësja e mesit në EasyJet do të jetë e zbrazët për të mundësuar distancën fizike

Evropaelire.org 

Linja ajrore që ofron fluturime me kosto të ulët EasyJet, planifikon që ulëset e mesit në aeroplanët e saj t'i mbajë bosh, për të mundësuar distancimin fizik mes pasagjerëve.  Shefi ekzekutiv, Johan Lundgren, shfaqi shpresën se kjo masë e kompanisë do të inkurajojë më shumë njerëz të fluturojnë me aeroplanët e saj. Në fund të muajit mars, linja ajrore pezullli punën e gjithë flotës së saj.  Kompania është përballur me kritika nga klientët të cilët kanë pasur probleme të marrin rimbursime, pas... Читать дальше...

COVID-19 një sfidë e rëndë për punëtorët migrantë

Evropaelire.org 

Pasi banorët e Moskës u vunë nën masa të ashpra të izolimit për shkak të koronavirusit të ri, doli në pah një shaka ksenofobike, se pamjet e vazhdueshme të punëtorëve migrantë në rrugë, tregojnë se kush në të vërtetë e udhëheq kryeqytetin rus. Imazhet e punëtorëve sezonalë, që tregonin se ata po shkonin pas punëve të tyre, ushqenin idenë se janë kursyer nga masat e qëndrimit në shtëpi, të cilat po zbatohen për të kontrolluar përhapjen e pandemisë. Në fakt, nuk është se ata kishin shumë zgjidhje. Читать дальше...

Katër punonjës të Ministrisë së Brendshme serbe kanë vdekur nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Katër punonjës të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Ai i tha Radio Beogradit se 180 zyrtarë të ministrisë së Brendshme janë infektuar me koronavirus, dhe se të gjithë janë në gjendje stabile.  Serbia gjendet në javën e gjashtë të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri dhe sipas të dhënave zyrtare, në këtë vend janë të konfirmuar 4,873 raste të të infektuarve.  Deri më tani, 99 persona kanë vdekur. Читать дальше...

Kosovës i duhen më shumë teste për koronavirusin

Evropaelire.org 

Kosova aktualisht ka gjithsej 600 teste dhe pret këto ditë arritjen e 2,000 të tjerave për konfirmimin e rasteve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë.  Që nga data 8 shkurt e këtij viti, e deri më 15 prill, në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës janë testuar 3,720 mostra të dyshimta me virusin dhe janë vëzhguar rreth 5,000 raste të kontakteve që mund të kenë pasur rastet e konfirmuara. Читать дальше...

Kryetari i Kumanovës infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me koronavirus ndërsa një ditë më parë priti në takim një delegacion të qeverisë të kryesuar nga kryeministri, Oliver Spasovski. Në këtë mbledhje është diskutuar për gjendjen në Kumanovë dhe kërkesën e kryetarit të komunës për vendosjen e qytetit në karantinë shtetërore për shkak të numrit të madh të të infektuarve. Pas Shkupit, Kumanova është qyteti me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, 276. Njoftimin se është prekur nga sëmundja... Читать дальше...

Infektologu Ahmeti: Aktualisht situata me koronavirus është e menaxhueshme

Evropaelire.org 

Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, infektologu Salih Ahmeti thotë se këto shifra janë të përballueshme për sistemin shëndetësor të Kosovës. Ahmeti thotë se aktualisht situata është e menaxhueshme mirëpo mund të ndryshojë në rast shitimit të rasteve. “Natyrisht se numri i rasteve është shtuar pak. Ne jemi pak më të stërngarkuar por nuk është e papërballueshme kjo”, tha Ahmeti në një konferencë për media në Prishtinë. Gjatë raportimit për gjendjen e pacientëve që janë të shtruar në Klinikën Infektive... Читать дальше...

Trump kërcënon me pezullim të punës së Kongresit

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me pezullim të punës së Kongresit, pasi është zemëruar që ligjvënësit janë duke punuar me ritëm të ngadalshëm për të miratuar kandidatët e tij në pozita të larta, duke përfshirë të nominuarin e tij për një agjenci federale që mbikëqyr mediat e financuara nga taksapaguesit amerikanë, ku përfshihen Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës. Ky kërcënim gjatë një konference për media ka ardhur pas akuzave të Shtëpisë së Bardhë se Zëri i Amerikës ka shpërndarë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи


Shkon në 10 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Një grua 73-vjeçare nga Peja ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ajo ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte duke u trajtuar nga data 25 mars në këtë Klinikë. Ministria e Shëndetësisë njofton se M.B, krahas koronavirusit ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. “Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila... Читать дальше...

Mallrat nga Serbia po hyjnë, por vetëm me emërtimin Kosova

Evropaelire.org 

Kur kanë kaluar vetëm 15 ditë që nga vendosja e masave të reciprocitetit me Serbinë, në Kosovë thonë se këto masa po respektohen, ndërsa në Serbi deklarojnë se mënyra e eksportimit të mallrave në Kosovë nuk ka ndryshuar. Sava Pereniq është një tregtar nga Graçanica. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se është duke pritur 24 tonë miell nga Vojvodina. Pereniq thotë se pas 1 prillit, kur edhe ka hyrë në fuqi reciprociteti i vendosur nga Qeveria në detyrë e Kosovës, ka lindur një problem. Kamionët... Читать дальше...

BE-ja i ofron “kërkim-falje të thellë” Italisë

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ofruar “kërkim-falje të thellë” për lënien e Italisë vetëm gjatë luftimit të koronavirusit. “Po, është e vërtetë se asnjëri nuk ka qenë i përgatitur për këtë”, ka thënë ajo para Parlamentit Evropian të enjten. “Është po ashtu e vërtetë se shumë prej nesh nuk kemi qenë afër Italisë për t’i zgjatur dorën krejt në fillim. Pra po, për këtë duhet që Evropa si tërësi të ofrojë kërkim-falje të thellë”. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins... Читать дальше...

Ministria e Drejtësisë bën thirrje kundër dhunës në familje

Evropaelire.org 

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një videomesazhi ka njoftuar se për shkak të qëndrimit në shtëpi si pasojë e përhapjes së koronavirusit janë rritur edhe shifrat e dhunës në familje. Ministrja Haxhiu ka thënë se autoritetet kanë ndërmarrë masa emergjente duke bërë që strehimoret të jenë të përgatitura për reagim si dhe janë vendosur në dispozicion tre numra të veçantë telefoni që pranojnë thirrje 24 orë në ditë. “Qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria, ka shënuar... Читать дальше...

Veterani britanik mbledh 12 milionë funta për punëtorët shëndetësorë

Evropaelire.org 

Veterani britanik 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, Tom Moore ka mbledhur më shumë se 12 milionë funta  për punëtorët shëndetësorë që po luftojnë koronavirusin, përmes ecjeve në kopshtin e tij. Kapiteni ushtarak i pensionuar ka përfunduar 100 xhiro në kopshtin e tij 25 metra me ndihmën e protezës për ditëlindjen e tij të 100-të në fund të muajt. “Unë kurrë nuk kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje si kjo”, ka thënë ai kur ka përfunduar ecjen. Ai kishte planifikuar fillimisht të... Читать дальше...

Hungaria do të dëbojë 14 iranianë që shkelën rregullat e karantinës

Evropaelire.org 

Hungaria ka thënë se do të dëbojë 14 studentë iranianë më 16 prill, për shkak të shkeljes së rregullave të karantinës, pas përhapjes së koronavirusit. Iranianët kanë pasur “sjellje anti-shoqërore”, teksa ka qenë në karantinë në një spital në Budapest muajin e kaluar, ka thënë togeri policer, Robert Kiss. Më 16 prill pritet të dëbohen 11 studentë, ndërsa të tjerët më 23 prill. Dëbimet vijnë pas ankesave të bëra nga Ministria hungareze e Shëndetësisë, e cila ka akuzuar studentët se kanë dalë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Экс-футболист Мостовой о предложении от "Пари НН": будем думать и смотреть

Что можно отметить в этот день

Обратная сторона жизни Петра Кулешова

«Динамо» на 95-й минуте вырвало победу у «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице