Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 18.04.2020

Edhe 30 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se ka konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus. Në njoftimin e lëshuar për media, IKSHPK tha se ka testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore. “Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftim. IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të shtunën janë shëruar nëntë pacientë, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Читать дальше...

Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Evropaelire.org 

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes. “Ky është një vendim i rëndësishëm, që do t’i mbajë të sigurt njerëzit në të dyja anët”, tha ai. Kufiri ka qenë i mbyllur për më shumë se tri javë, përveç për transportin e mallrave. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë javë se... Читать дальше...

Qeveritë diskutojnë mënyrat e daljes nga izolimi

Evropaelire.org 

Qeveritë në gjithë botën janë duke diskutuar se kur dhe si t’i lehtësojnë masat e izolimit, të ndërmarra për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Shumë vende kanë shpallur izolime të detyrueshme, për të frenuar sëmundjen që ka prekur gati 2.3 milionë njerëz. Përmes një deklarate të përbashkët, të lëshuar të shtunën, ministrat e Jashtëm të 13 vendeve, përfshirë Kanadanë, Brazilin, Italinë dhe Gjermaninë, kanë bërë thirrje për bashkëpunim global, për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë. Читать дальше...

Italia shënon më pak viktima nga koronavirusi në ditë

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur për 482 të shtunën, që është shifra më e ulët brenda një dite, qysh më 12 prill, kur janë regjistruar 431 viktima. Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se numri i rasteve të reja mbetet stabil – me 3,491 të konfirmuara në 24 orët e fundit, krahasuar me 3,493 në 24-orëshin paraprak. Numri i të vdekurve është rritur për 575 të premten, nga 525 sa ka qenë ditën paraprake. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali është 23,227, ndërsa i rasteve të konfirmuara 175,925. Читать дальше...

Ortodoksët festojnë Pashkët nën masa të izolimit

Evropaelire.org 

Të krishterët ortodoksë i festojnë Pashkët këtë fundjavë nën masa të ashpra izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme kanë urdhëruar që shërbimet fetare të bëhen pa praninë e njerëzve. Në Gjeorgji, megjithatë, besimtarët do të mund të shkojnë në kishë. Ceremonia tradicionale e Zjarrit të Shenjtë u zhvillua në një kishë gati të zbrazët në Jerusalem. Kisha është mbyllur muajin e kaluar dhe vetëm një pjesë e vogël e klerit ortodoks u lejua për ceremoni. Читать дальше...

Kroacia zgjat izolimin për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera. Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë. Vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret dhe stacionet e benzinës kanë mbetur hapur. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, tha se masat e izolimit do të vazhdojnë deri më 4 maj. Ai tha se qeveria po i shqyrton edhe planet për rihapjen e ekonomisë, por duke i mbajtur njerëzit të sigurt. Читать дальше...

Nga fillimi i majit, Maqedonia Veriut planifikon lehtësimin e masave kufizuese

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut nga fillimi i muajit maj do të nis me lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit. “Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce dhe disa ministra të tjerë mbajtën konferencën e parë për media përmes një platforme interneti pasi të gjithë janë në vetizolim shtëpiak. Читать дальше...

Mbretëresha Elizabeta anulon festimin tradicional të ditëlindjes për shkak të pandemisë

Evropaelire.org 

Mbretërsha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, nuk do të festojë ditëlindjen e saj të 94 me ceremoninë e zakonshme, si dhe ka kërkuar që të mos gjuhet me armë si shenjë simbolike për shkak të përballjes me koronavirusin e ri në vend. Britania ka shënuar 14,000 viktima – vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia, nga 150,000 viktima në tërë botën. Gjuajtjet ceremoniale me armë në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore. Ditëlindja... Читать дальше...



Orët mësimore larg nxënësve

Evropaelire.org 

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Arsimit në Kosovë ka mbyllur shkollat dhe mësimi po zhvillohet në distancë. Njëra nga mësimdhënëset tregon se sa e vështirë është mbajtja e orës pa nxënës.

Si do të mund ta qetësojë Kosova tronditjen e pritshme ekonomike?

Evropaelire.org 

Parashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia e koronavirusit në ekonomi janë më të zymtat që kanë qenë ndonjëherë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të publikuar së voni, thotë se situata më shqetësuese pritet të jetë në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim. Raporti i FMN-së vë në pah se, përkundër përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i lehtësuar këto pengesa, këto shtete do të duhet t’i përqendrojnë shpenzimet drejt sektorit të shëndetësisë dhe... Читать дальше...

Shqipëria me 9 raste të reja të të infektuarve

Evropaelire.org 

Zëvëndëvësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të të infektuarve me COVID-19. "Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë", tha ajo. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 548 raste. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani kanë vdekur 26 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 19 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 302.

Përmes rritjes së akcizave të naftës, tentohet të ruhet buxheti i Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Rritja e akcizave të derivateve të naftës shihet si alternativë për të mbushur arkën e shtetit e cila gjithnjë e më shumë është bosh për shkak të goditjes që i ka dhënë ekonomisë së Maqedonisë së Veriut koronavirusi, theksojnë ekspertët e ekonomisë, duke komentuar propozimin e Odës së Sipërmarrësve për të rritur akcizat për dy denarë. Gjatë të premtes, propozimin e Odës së Sipërmarrësve për rritjen e akcizave, ministri i Ekonomisë e ka arsyetuar me çmimin më të ulët që ka benzina dhe dizelli krahasuar me vendet fqinje. Читать дальше...

Mjekja e shëruar nga koronavirusi: COVID-19 nuk është i lehtë për t’u tejkaluar

Evropaelire.org 

Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposht koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.  Valbona është mjeke-psikiatër në Prishtinë dhe punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, me virusin e ri është infektuar derisa ishte në Angli, ku kishte qenë në një udhëtim zyrtar më 9 mars. Në spital është shtrirë më 16.03.2020 dhe është liruar për në shtëpi më datë 15.04.2020. ‘’Sapo kam arritur në aeroportin e Prishtinës, kam kërkuar vetë të testohem. Читать дальше...

SHBA-ja e shqetësuar nga kërcënimi i sulmeve kibernetike kundër sektorit të shëndetësisë në Çeki

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara me njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit në Republikën e Çekisë, për një "kërcënim të sulmeve serioze në internet" ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor.  "Ndërsa bota lufton me pandeminë COVID-19, aktiviteti keqbërës kibernetik, që dëmton aftësinë e spitaleve dhe sistemeve të kujdesit shëndetësor për të ofruar shërbime, mund të ketë rezultate vdekjeprurëse", thuhet në reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Читать дальше...

NASA do të nisë astronautët nga SHBA në ISS për herë të parë nga viti 2011

Evropaelire.org 

Agjencia e Hapësirës në Shtetet e Bashkuara, NASA së bashku me një kompani private të quajtur SpaceX kanë zgjedhur datën 27 maj për lansimin e një fluturimi nga SHBA drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), për herë të parë që nga viti 2011. "Më 27 maj, NASA do të nisë edhe një herë astronautët amerikanë në raketa amerikane nga toka amerikane", tha Jim Bridenstine, kreu i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur raketat ruse Soyuz për të dërguar... Читать дальше...

FMN dhe BB zotohen për më shumë angazhim ndaj krizës së pandemisë

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, janë zotuar të rrisin përpjekjet e tyre për të qetësuar goditjen në ekonominë globale nga pandemia e koronavirusit. Drejtorja e FMN-së, Kristalina Georgieva dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, theksuan se agjencitë e tyre janë të vetëdijshme për kërcënimin në rritje nga një krizë shëndetësore. "Një tkurrje e madhe e ekonomisë globale në gjysmën e parë të vitit 2020 është e pashmangshme", tha Georgieva. "Pasiguria rreth ashpërsisë... Читать дальше...

Trump thotë se masat kufizuese të disa shteteve janë "shumë të rënda"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arsyetuar postimet e tij në Twitter përmes të cilave kishte përkrahur protestat në disa shtete kundër masave të kufizimit të lëvizjes. Në adresimin e tij të premten, ai tha se masat e vendosura nga Minesota, Miçigan dhe Virxhinia, janë mjaft të rënda. Në një postim më herët në Twitter, Trump kishte shkruar: “Çlirojeni Minesotën, Çlirojeni Miçigenin dhe pastaj Çlirojeni Virxhinian”. Autoritetet shëndetësore thonë se këto masa janë tejet të... Читать дальше...

Lufta e mjekëve me koronavirusin, përballë mosveprimit të qeverive

Evropaelire.org 

Asnjë cep i globit nuk është kursyer nga koronavirusi ngjitës – ose përpjekjet për ta ngadalësuar përhapjen e tij. Taktika të ndryshme janë duke u përdorur – përfshirë izolimin, distancimin fizik dhe masa të tjera kufizuese. Megjithatë, edhe ato mund të minohen nga mungesa e furnizimeve dhe e transparencës. Radio Evropa e Lirë u ka hedhur një vështrim sfidave me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë dhe të tjerët, në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Disa ekspertë thonë se trashëgimia... Читать дальше...

Autoritetet bëjnë ndryshime të Pakos Fiskale Emergjente

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për Pakon Emergjente Fiskale, që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit e pakos në fjalë. Përmes një komunikate për media, Qeveria në detyrë ka thënë se: Ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në njëqind euro; ndryshimi tjetër përcakton se përfitues... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде






Прокуратура: сотрудники автомойки угнали автомобиль клиентки в Москве

«Динамо» победило «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице РПЛ

Справились с «Хаймарсами», справимся и с «ATACMS» – Баранец

Прокуратура Москвы: школьник попал в больницу после наезда курьера-велосипедиста