Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 21.04.2020

Numri i të burgosurve në Nju Jork, më i ulëti në 70 vjet

Evropaelire.org 

Numri i të burgosurve në Nju Jork ka rënë nën 4,000 për herë të parë në 70 vjet në kohën e pandemisë me koronavirus, ka thënë kryetari i këtij vendi Bill de Blasio. Ky shtet ka punuar për të ulur numrin e personave të burgosur nga mesi i muajit mars, për shkak të shqetësimeve për përhapje të koronavirusit brenda ambienteve të burgjeve. Më shumë se 2,000 të burgosur janë liruar, ndërkohë që numri i personave që kanë hyrë në burgje ka qenë rreth 600, në krahasim me 3,300 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Читать дальше...

OBSH: Nuk ka të dhëna për lëshim të koronavirusit nga laboratori

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të dhënat tregojnë që koronavirusi e ka origjinën nga kafshët, duke hedhur poshtë raportimet se është prodhuar në ndonjë laborator kinez. Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se administrata është duke analizuar pretendimet e pavërtetuara se koronavirusi ka origjinën nga një laborator në Vuhan. Vuhani, qytet në Provincën Hubei, është përballur me rastet e para të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi vitin e kaluar. Читать дальше...

Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Itali

Evropaelire.org 

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri ka rënë për të dytën ditë me radhë në Itali. Deri të martën janë regjistruar 528 raste më pak në këtë shtet, duke e dërguar numrin total të të prekurve në 107,709 ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë vend. Një ditë më parë, Italia ka raportuar uljen e parë të numrit të personave që janë aktivë me virus. Numri i personave të vdekur në këtë shtet si pasojë e koronavirusit ka arritur në 24,648, që përbën rritje për 534 në 24 orët e fundit. Читать дальше...

Kthehen në Kosovë 120 qytetarë nga Turqia

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Ambientit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në Kosovë kanë arritur 120 qytetarë nga Turqia. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se shumica e të kthyerëve kanë qenë në trajtim jashtë vendit. “Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithëkë. Kthimi, ndërsa është lehtësim i madh për të gjithë ne”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku. Ai po ashtu ka thënë se të mërkurën në Kosovë do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia dhe Polonia. Читать дальше...

SHBA-ja uron Kosovën për arritjen e marrëveshjes energjetike

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar Kosovën për arritjen e Marrëveshjes me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian. Në një komunikatë për media të ambasadës amerikane, thuhet se “miratimi i kësaj marrëveshjeje arrin kulminacionin e projektit të filluar në vitin 2013, për të sjellur siguri energjetike më të madhe për rajonin”. Читать дальше...

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Evropaelire.org 

Qamil Shala nga Fushë Kosova ka një muaj që ka mbetur pa punë, për shkak të masave emergjente, që kanë shtyrë shumë biznese të mbyllin dyert. Masat emergjente kanë nis së zbatuari që prej paraqitjes së koronavirusit të ri.  “Kam qenë punëtor në një market, por para një muaji më kanë larguar nga puna dhe tani jam i papunë; jo vetëm unë, aty ka pas shumë punëtorë, por janë larguar shumica dhe nuk e di çka do të bëhet pasi të përfundojë pandemia. Nuk besoj që do të kthehemi aty për një kohë të gjatë... Читать дальше...

Johnson dhe Trump diskutojnë rreth luftës kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka biseduar përmes telefonit me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa vazhdon trajtimin e tij kundër koronavirusit. Johnson, që aktualisht gjendet në rezidencën e tij shtetërore, pritet që të flasë edhe me Mbretëreshëm Elizabeta II më vonë gjatë kësaj jave. Zëdhënësit qeveritarë kanë thënë se kryeministri britanik aktualisht nuk është duke marrë pjesë në procedura zyrtare të qeverisë, mirëpo është duke pranuar përditësimet e fundit nga zyrtarë të lartë. Читать дальше...

Gjykata holandeze ndryshon ligjin për vdekjet me asistencë

Evropaelire.org 

Doktorët në Holandë nuk do të ndiqen penalisht nëse u ndihmojnë pacientëve me demencë që ta përshpejtojnë procesin e vdekjes nëse ata janë pajtuar paraprakisht. Në të kaluarën, pacientët është dashur që të konfirmojnë kërkesën e tyre. Mirëpo të martën, Gjykata Supreme e Holandës ka marrë vendim që të mos veprohet më ashtu. Ky vendim vjen pasi një mjeke është dërguar në gjykatë, meqë i ka ndihmuar në procesin e vdekjes një pacienti me sëmundjen e Alzheimerit, i cili paraprakisht kishte kërkuar me shkrim kryerjen e kësaj procedure. Читать дальше...



Austria planifikon hapjen e restoranteve më 15 maj

Evropaelire.org 

Austria do të lejojë hapjen e bareve, restoranteve dhe kishave më 15 maj, nëse numri i të infektuarve me koronavirus nuk rritet sërish, ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz të martën. Ky shtet ka mbyllur restorantet, teatrot dhe dyqanet jo të domosdoshme më shumë se një muaj më parë. Autoritetet kanë udhëzuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Mirëpo ky shtet ka qenë ndër të parët që ka lehtësuar masat e izolimit për qendrat e kopshtit dhe dyqanet më pak se 400 metra katrorë. Читать дальше...

Abdixhiku: Serbia ka bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se  autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave të Kosovës. Në një përgjigjje dhënë Radios Evropa e Lirë, ai ka thënë: Transportuesit e  Kosovës janë ndaluar në Serbi. Po presim të kuptojmë arsyen, pasi ata janë bllokuar nga ora 13:00 e ditës së martë. Ndërkohë në një postim në rrjetin social, Twitter, Abdixhiku këtë veprim  të Serbisë e ka quajtur të pashembullt gjatë pandemisë.  “Autoritetet... Читать дальше...

Marrëveshja e re i mundëson KOSTT-it "pjesëmarrje në Bursën shqiptare të energjisë"

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari kanë vizituar të martën udhëheqësit e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), pasi ky i fundit ka dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe i është bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri. Në një komunikatë drejtuar mediave... Читать дальше...

Porosia e Erdës

Evropaelire.org 

Një vajzë me sindromën Down nga Mitrovica, tregon për aktivitetet e saj gjatë izolimit në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Mbi 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri, kurse 130 janë në vetizolim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, Kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Ai shtoi se, bazuar ne informacionet e deritashme, gjendja e tyre është e kënaqshme, ndonëse ekziston shqetësimi se numri mund të rritet. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të shtojnë kujdesin ndaj masave personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë... Читать дальше...

Irani liron përkohësisht të burgosurit e huaj

Evropaelire.org 

Irani ka njoftuar të martën për 88 vdekje të reja, si pasojë e koronavirusit të ri, teksa autoritetet kanë liruar më shumë se 1,000 të burgosur të huaj për shkak të pandemisë. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, marrë parasysh numrin e viktimave në 24 orët e fundit, numri total i të vdekurve  në këtë shtet ka arritur në 5,297. Shtetasit e huaj kanë qenë në mesin e 100,000 të burgosurve që janë liruar në disa faza nga muaji mars. Aty është përfshirë gruaja britaniko-iraniane... Читать дальше...

Rivalët politikë në Izrael bëjnë marrëveshje për qeverisje

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij politik, Benny Gantz, nënshkruan marrëveshje për formimin e qeverisë së unitetit. Me këtë marrëveshje, qeverisja do të bëhet me rotacion midis tyre. Marrëveshja sjell siguri politike në Izrael, pas tri palë zgjedhjeve me fitues të paqartë. Edhe Netanyahu, edhe Gantz janë përballur me thirrje për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për të formuar koalicionin, që do të ndihmonte në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka raportuar për mbi 13... Читать дальше...

Kosova - pesë vende më lart në raportin e Reporterëve pa Kufij

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit i ka rritur kërcënimet ndaj lirisë së mediave në gjithë botën, ku regjimet autoritare, si Kina dhe Irani, janë duke i ngufatur të dhënat rreth sëmundjes, thuhet në raportin më të ri të organizatës së Reporterëve pa Kufij. Përhapja e sëmundjes “është duke i forcuar shumë kriza” që veçmë kanë hedhur hije mbi lirinë e shprehjes, thotë organizata me seli në Paris, për të shtuar se pandemia “i ka inkurajuar disa regjime që të përfitojnë nga fakti se njerëzit janë të izoluar”. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut shënon ulje të infektimeve nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e parë me numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt në qytetin e Dibrës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 7 raste dhe asnjë prej tyre në Shkup, që ka numrin më të madh të të infektuarve në vend. Në Tetovë janë regjistruar tre të infektuar, dy në Kumanovë dhe dy në qytetin e Koçanit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1231 kurse numri i personave të shëruar ka arritur në 224. Читать дальше...

Në Kosovë kthehen 120 qytetarë nga Turqia

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Ambientit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, gjatë një konference për media, tha se në Kosovë sot pritet të kthehen 120 qytetarë nga Turqia - shumica prej të cilëve kanë qenë atje për shërim, por që janë bllokuar për shkak të situatës së krijuar me koronairus. Të gjithë të kthyerit, sipas Abdixhikut, do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për 14 ditë, për të shmangur kontaktet me njerëz të tjerë. “Si koordinator i kësaj nisme, ne kemi... Читать дальше...

Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale, thotë OBSH-ja

Evropaelire.org 

Derisa shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga to që këtë proces ta bëjnë në mënyrë graduale. Relaksimi i parakohshëm mund të çojë në rritje të numrit të rasteve me koroanavirus, paralajmëroi të martën OBSH-ja. “Së paku derisa të gjendet vaksina ose një trajtim shumë i efektshëm, ky proces duhet të bëhet normalja jonë e re”, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal për Paqësorin Perëndimor, pranë OBSH-së. Читать дальше...

Новости России
Москва

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи


Çekia kryen studim për zbulimin e rasteve të padiagnostikuara me koronavirus

Evropaelire.org 

Republika Çeke do të nisë një studim gjithëpërfshirës, për të përcaktuar numrin e rasteve të pazbuluara me koronavirus në popullatën e saj. Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha se 27,000 njerëz në gjithë Çekinë do të testohen gjatë dy javëve të ardhshme, nisur nga e enjtja. Studimi do të kryehet në pjesë të ndryshme të këtij vendi. Popullata e testuar do të përfshijë vullnetarë dhe një grup të zgjedhur të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike. Rezultatet do të bëhen publike në fillim... Читать дальше...

Si do të duket Evropa pas koronavirusit?

Evropaelire.org 

Së fundmi kam biseduar me një numër zyrtarësh dhe përfaqësuesish të Bashkimit Evropian nga vendet anëtare, rreth asaj sesi do të duket Evropa pas koronavirusit. Përderisa parashikimet e bëra në topin e kristaltë janë shumë të pasakta tani, unë kam vërejtur disa trende interesante për rrugët që mund të ndjekë kontinenti. Janë pak gjëra për të cilat pajtohen të gjithë: po, do të ketë shumë dëme dhe errësirë mirëpo Bashkimi Evropian do të dalë prej kësaj krize shëndetësore në një pikë. Vaksina do të zbulohet dhe virusi do të shtypet. Читать дальше...

Anulohet festivali i birrës, Oktoberfest

Evropaelire.org 

Festivali i njohur i birrës, Oktoberfest, nuk do të mbahet këtë vit në Gjermani, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Landi gjerman i Bavarisë njoftoi të martën se ngjarja është anuluar. Oktoberfest do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor. Zakonisht, atë e vizitojnë rreth 6 milionë njerëz. Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut – qytetit ku organizohet festivali. Reuters thotë se festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro për Mynhun çdo vit. Читать дальше...

Indonezia ndalon eksodin tradicional të Ramazanit për të frenuar koronavirusin

Evropaelire.org 

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Indonezia do të ndalojë largimin e njerëzve nga qytetet në fund të Muajit të Ramazanit, tha presidenti Joko Widodo. Indonezia ka regjistruar 590 viktima nga koronavirusi - më shumë se çdo vend tjetër në Azinë Lindore, pas Kinës. Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se lejimi i miliona njerëzve të udhëtojnë në fshatrat e tyre pas Ramazanit, mund të shpejtojë përhapjen e sëmundjes. "Kam marrë vendim për të ndaluar udhëtimin", tha Widodo në një takim të kabinetit. Читать дальше...

Gjermania publikon shifrat pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania tha se ka regjistruar 1,785 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, të cilat e rrisin në mbi 143,000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Instituti i sëmundjeve infektive Robert Koch tha po ashtu se 194 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 4,598 numrin e viktimave nga koronavirusi në Gjermani. Shifrat e fundit paraqesin një rritje të lehtë të infektimeve të reja, pas dy ditësh rënieje. Qeveria gjermane ka thënë se koronavirusi është nën kontroll... Читать дальше...

Vdes një grua shtatzënë me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një paciente shtatzënë, e prekur me koronavirus, ka vdekur të martën në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në njoftimin e kësaj klinike thuhet se pacientja V.P., 40 vjeçe, me vendbanim në Gjakovë, ka qenë në mjekim intensiv që nga data 15 prill. Me këtë vdekje, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë arrin në 16. Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve – prej tyre 123 janë shëruar. Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet po ashtu se në këtë repart, aktualisht janë të shtruar 55 pacientë me koronavirus. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной






Россияне рассказали о своем отношении к профсоюзам на работе

Открытие ХХIII Московского Пасхального фестиваля: Воскресение и Музыкальное Созвучие

Спасение спасающих: почему в Пермском крае массово увольняются сотрудники МЧС

Москва не сразу устроилась // Столичная оппозиция продолжает поиск кандидатов на выборы в Мосгордуму