Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 10.04.2020

Dënohet dëmtimi i varrezave të komuniteteve RAE në Rahovec

Evropaelire.org 

Në Rahovec, të premten, janë dëmtuar varrezat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE).  Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka theksuar se e dënon "këtë akt të ulët të vandalizmit".  "Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale. Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm", ka shkruar Latifi. Читать дальше...

Në Kosovë konfirmohen edhe 23 raste me koronavirus dhe 14 të shëruar

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 250. IKSHPK ka njoftuar se të premten janë shëruar edhe 14 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 52. Shtatë persona kanë vdekur që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus më 13 mars. Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Bislimi: FMN-ja ka miratuar 52 milionë euro për Kosovën

Evropaelire.org 

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka aprovuar të premten, financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milionë euro, ka njoftuar ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, përmes llogarisë së tij në Facebook. “Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me sëmundjen Covid-19”... Читать дальше...

Shkon në mbi 100,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë e ka kaluar shifrën 100,000. Sipas Universitetit John Hopkins, të infektuar llogaritet të jenë rreth 1.6 milionë njerëz. Numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 368,669.  Koronavirusi i ri besohet të ketë origjinën nga një treg në Vuhan të Kinës, ku shiten kafshët e egra. Rasti i parë u paraqit në Kinë, dhe virusi shpejt u përhap në mbarë botën. Vdekja e parë ndodhi në qytetin kinez, Vuhan, më 9 janar. U deshën 83 ditë që të regjistroheshin 50,000 vdekjet e para... Читать дальше...

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës

Evropaelire.org 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, njoftoi se Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës e ka shkarkuar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Shefqet Avdija, dhe sekretarin financiar të saj, Behgjet Maliqi  "Ky shkarkim është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmjarret Publike", tha ministrja Hajdari duke shtuar se ndërmarrja kishte degarduar gjatë viteve të fundit.  Trendi i humbjeve financiare në këtë kompani publike... Читать дальше...

Në Itali vazhdon të bie numri i të infektuarve nga COVID-19

Evropaelire.org 

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali ka rënë sërish në 24 orët e fundit.  Të premten autoritetet njoftuan për 570 vdekje të reja,  derisa një ditë më parë kishin njoftuar për 610.  Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjithashtu shënoi rënie, pasi u raportuan 3,951, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar 4,204 raste.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, më 21 shkurt, ka arritur në 18.849, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile. Gjithsej, raste të të infektuarve në këtë vend janë 147,577... Читать дальше...

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në KFOR

Evropaelire.org 

Të premten është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të KFOR-it në Kosovë.  "KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë", thuhet në një komunikatë. Читать дальше...

Kroacia ka hyrë në fazën kritike të luftimit të pandemisë, thotë ministri i Shëndetësisë

Evropaelire.org 

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 88 raste me koronavirusin e ri.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1495, njoftoi ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, në një konferencë për media. "Ne kemi hyrë në fazën më kritike të luftimit të epidemisë. Ne nuk kemi kurë apo vaksinë dhe duhet të zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme masat e përcaktuara nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile", tha Berosh. Në 24 orët e fundit, 12 persona të rinj u shëruan dhe numri i përgjithshëm... Читать дальше...



Pa kontratë pune, s'ka ndihmë nga Pakoja Emergjente

Evropaelire.org 

Punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale do ta kenë të vështirë të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e qeverisë, kanë thënë zyrtarë qeveritarë. Por, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë nëse nënshkruajnë marrëveshje me punëdhënësin për së paku një vit. Me këtë mekanizëm, qeveria planifikon të ulë informalitetin në sektorin e punës në Kosovë i cili sipas disa të dhënave të Bashkimit Evropian, ekonomia informale është baraz me 40 përqind të ekonomisë ose bruto prodhimit vjetor. Читать дальше...

Prishtinë: Personat që dalin nga karantina do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim

Evropaelire.org 

Personat që dalin nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, përmes së cilës zotohen se do të vetizolohen.  Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.  Aty theksohet se këta persona do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.  "Shkelja e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike"... Читать дальше...

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.  Në njoftimin e prokurorisë të akuzuarit apostrofohen vetëm me iniciale, mirëpo në bazë të përshkrimit të detyrave të tyre si anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, bëhet fjalë për ish-ministrat e kabinetit qeveritar që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi. Читать дальше...

Dr. Trampuz: Normalizimi i jetës, vetëm pas vaksinës në vitin tjetër

Evropaelire.org 

Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë të koronavirusit . Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në "Charité – Universitätsmedizin" (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë. Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët... Читать дальше...

Thaçi sërish i kërkon Kurtit emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sërish një letër liderit të Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.  “Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, shkruan Thaçi në letër.  Kjo është hera e dytë që presidenti i drejtohet Lëvizjes... Читать дальше...

Procesi i shërimit të kryeministrit britanik ende në fazë të hershme

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik Boris Johnson "po ndjehet mirë" pasi doli nga kujdesi intensiv, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, tha zëdhënësi i tij. "Kryeministri sapo ka filluar shërimin e tij dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor", tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik . Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë. Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Читать дальше...

Dëbohen mijëra migrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar më shumë se 6,300 migrantë pa dokumente në kufirin me Meksikën, duke shfrytëzuar kompetencat e gjendjes emergjente, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë thënë zyrtarët. Vendimi i marrë më 21 mars nga autoritetet e shëndetit publik, u lejon zyrtarëve që të hedhin poshtë ligjet për imigrimin. Kritikët thonë se ky urdhër është duke u shfrytëzuar si zgjatim për të ashpërsuar politikat e imigrimit. Ndërkohë është bërë e ditur se së fundmi ka rënë numri kalimeve... Читать дальше...

Ndihma nga robotët

Evropaelire.org 

Në një spital në veri të Italisë, disa robotë janë duke ndihmuar mjekët dhe infermierët që kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus. (Pamje: AP)

Spanja shënon numrin më të vogël të viktimave në 17 ditë

Evropaelire.org 

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar sërish rënie, teksa  brenda 24 orëve janë regjistruar 605 raste me fatalitet, ka thënë Ministria e Shëndëtësisë në këtë shtet. Numri total i të vdekurve në Spanjë nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi ka arritur në 15,843, ndërsa i të prekurve në 157,022. Spanja është vendi i dytë pas Italisë për nga numri i vdekjeve për shkak të pandemisë me koronavirus. Madridi mbetet rajoni i prekur më së keqi nga kjo sëmundje në këtë shtet. Читать дальше...

Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja. Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur. “Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij. Читать дальше...

Новости России
Москва

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение


Zaev dhe Mickoski vendosen në izolim 14 ditësh

Evropaelire.org 

Dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të premten ministrisë i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja e gazetarit të infektuar... Читать дальше...

Shefi i OKB-së: Covid-19 po kërcënon paqen dhe sigurinë globale

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se pandemia me koronavirus është duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare – “çka potencialisht mund të rezultojë me rritje të pakënaqësive shoqërore dhe dhunë, e cila mund të dëmtojë rëndë aftësinë tonë për ta luftuar virusin”. Ai i ka bërë thirrje trupit më të fuqishëm të Organizatës, që ka qenë i heshtur për koronavirusin, prej kur ai ka filluar të qarkullojë në botë, që shtetet të bashkohen në luftë kundër tij... Читать дальше...

Qendra Emergjente e mbingarkuar, klinikat vetëm me raste urgjente

Evropaelire.org 

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, fluksi i pacientëve në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk ka shënuar rënie, derisa në klinika tjera, ku po punohet me kujdestari, po pranohen vetëm rastet urgjente.  Kjo qendër si terciare dhe referente për tërë Kosovën, po pranon pacientë me sëmundje nga më të ndryshmet. Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente tha për Radion Evropa e Lirë, se barra i ka rënë kësaj klinike, pasi që, pacientët emergjent e joemergjent po drejtohen aty. Читать дальше...

Kosovë: Dy pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike

Evropaelire.org 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po trajtohen me ventilim mekanik. Përveç tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi. Në Klinikën Infektive deri të premten janë hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi derisa për katër të tjerë priten rezultatet. Pacientët tjerë është thënë se janë në gjendje stabile. Sipas të dhënave të fundit... Читать дальше...

Gjermania përballet me rritje të re të numrit të të infektuarve

Evropaelire.org 

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani, në 24 orët e fundit, është rritur për 5,323, duke e dërguar në 113,525 numrin total të të prekurve me këtë sëmundje. Ky shtet ishte thënë të ketë parë një rënie të lehtë të numrit të të prekurve, megjithatë shifra e re ka shënuar ditën e katërt të rritjes së numrit të pacientëve të prekur me koronavirusin e ri. Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch ka njoftuar po ashtu se numri i të vdekurve ka arritur në 2,373. Ky Institut... Читать дальше...

BE-ja miraton paketën e shpëtimit

Evropaelire.org 

Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për paketën e shpëtimit në vlerë të 500 miliardë eurove, e cila synon t’iu ndihmojë vendeve evropiane të prekura më së keqi nga pandemia me koronavirus. Udhëheqësi i Eurogrupit, Mário Centeno, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, pas diskutimeve maratonike në Bruksel. Ky vendim vjen pak pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se ky shtet është afër kalimit të fazës më të vështirë të pandemisë. Spanja... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде






Коллекционер из Германии обнаружил в куске янтаря из Мьянмы осу возрастом 100 млн лет

Врачи Первой Градской больницы вернули мужчине на место вышедший из орбиты глаз

Туляки завоевали медали Кубка России и Всероссийских соревнований по судомодельному спорту

Россияне рассказали о своем отношении к профсоюзам на работе