Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 07.04.2020

Mjeku nga Gjakova që u shërua nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Jetish Jetishi është mjeku i parë që u infektua me koronavirus në Kosovë, derisa trajtonte pacientët në vendin e tij të punës. Ai është shëruar dhe po qëndron në shtëpi, prej nga kërkon kujdes nga qytetarët, në mënyrë që të mos e rrezikojnë veten dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet fetare gjatë Muajit të Ramazanit, i cili nis pas rreth dy javësh, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjatë këtij muaji, myslimanët zakonisht e prishin agjërimin në perëndim të diellit, pastaj shkojnë në xhami për t'u lutur dhe kalojnë kohë me të afërmit. Por, pas rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë për distancim fizik gjatë pandemisë së koronavirusit, Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet dhe iftaret publike, ashtu si edhe aktivitetet kolektive sociale... Читать дальше...

Sekretari i jashtëm britanik: Johnson do të shërohet

Evropaelire.org 

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se është “i bindur” se kryeministri Boris Johnson do të shërohet nga koronavirusi. Duke folur në një konferencë për media, Raab e përshkroi Johnsonin si “luftëtar” dhe tha se ai është duke marrë frymë pa ndihmë. “Të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me kryeministrin në këtë kohë dhe me gjithë familjen e tij", tha Raab, i cili është duke e zëvendësuar Johnsonin. “Jam i bindur se ai do t’ia dalë, sepse një gjë që di për kryeministrin është se ai është luftëtar. Читать дальше...

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Çekia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Ligjvënësit çekë votuan për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 30 prill, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria kërkoi që gjendja e tillë të vazhdojë deri më 11 maj, por kjo dështoi, pasi 90 nga 101 ligjvënësit e pranishëm në parlament votuan për kohë më të shkurtër. Gjendja e jashtëzakonshme i lejon qeverisë të ndërmarrë kufizime të ndryshme për luftimin e koronavirusit, ose të blejë materiale mjekësore pa shpallur tender. “Unë nuk dua t’i kufizoj liritë as edhe një sekondë më shumë seç është e nevojshme. Читать дальше...

“Pandemia politike” në veri të Kosovës 

Evropaelire.org 

Gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit të ri, komunat veriore të Kosovës po funksionojnë mbi bazën e një sistemi të përzier, që nënkupton se përfillin ligjet dhe vendimet e Kosovës, por edhe ato të Serbisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Një funksionim i tillë i katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe, ka bërë që edhe në kohën e pandemisë, në Prishtinë të rikthehen debatet politike në lidhje me mungesën e shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në atë pjesë. Funksionimi... Читать дальше...

BE-ja do të ndajë 16 miliardë euro për luftën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do të ndajë 15 miliardë euro për të ndihmuar vendet e varfra në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se me këto para do të ndihmohen vendet me sisteme të dobëta shëndetësore, për të trajtuar krizën që ka shkaktuar koronavirusi. “Ne do ta fitojmë këtë luftë vetëm me përgjigje të koordinuar globale”, tha von der Leyen, në një video të postuar në Twitter. “Kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian do të sigurojë edhe mbi 15 miliardë euro... Читать дальше...

Macron do t’i drejtohet kombit për situatën me koronavirus

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t’i adresohet kombit të enjten mbrëma, për të folur rreth situatës që ka krijuar shpërthimi i koronavirusit. Njoftimi vjen një ditë pasi Franca ka raportuar për 833 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Ka qenë kjo shifra më e lartë brenda një dite në Francë, që nga shpërthimi i pandemisë. Franca është në javën e katërt të izolimit dhe nuk ka shenja se autoritetet planifikojnë t’i lehtësojnë kufizimet së shpejti. Të martën, qyteti... Читать дальше...



Paralajmërohen gjoba për shkelësit e masave kundër koronavirusit në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, paralajmëroi se personat që nuk i respektojnë rregullat dhe vendimet për parandalimin e koronavirusit do të gjobiten. Duke u thirrur në nenin 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat, sipas tij, do të jenë nga 1,000 deri në 2,000 euro për personat fizikë dhe nga 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë. "Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të urdhëresave... Читать дальше...

Fondi i Kursimeve siguron se pensionet s'do të ndikohen nga rënia e investimeve

Evropaelire.org 

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka siguruar kontribuesit e moshës se ka marrë masa që pensionet e vitit 2020, të mos ndikohen nga rënia e investimeve, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Përmes një komunikate për media, Fondi ka thënë se pensionet janë të mbrojtura ndaj çfarëdo lëvizjeje negative gjatë këtij viti. Fondi ka shfaqur shpresën se rënia aktuale e investimeve në të “është e përkohshme” dhe se “do të rikuperohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti, eventualisht vitin në vijim”. Читать дальше...

Edhe pesë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar të martën edhe pesë viktima nga koronavirusi, që e çojnë në 26 numrin e përgjithshëm të të vdekurve me koronavirus në këtë vend. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë dy nga Kumanova, të moshës 52 dhe 53 vjeç, një 65-vjeçar nga Llabunishta e Strugës, një grua e moshës 62 vjeçe nga Tetova dhe një tjetër e moshës 82 vjeçe nga qyteti i Shtipit. Sa u përket të të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja: në Shkup 15... Читать дальше...

Polonia planifikon mbajtjen e zgjedhjeve, pavarësisht pandemisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit polakë votuan për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në maj, ashtu siç ka qenë e planifikuar më herët, pavarësisht situatës që ka krijuar shpërthimi i koronavirusit. Në përpjekjen e dytë, Partia qeverisëse për Ligj dhe Drejtësi ka arritur të marrë miratimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit për zhvillimin e votimeve me postë. Opozita druan se kjo mënyrë e votimit do t’i rrisë padrejtësisht mundësitë e presidentit Andrzej Duda për rizgjedhje. Deri të hënën, Polonia ka pasur 4,413 të infektuar me koronavirus dhe 107 të vdekur. Читать дальше...

Dhjetë foshnja në një spital të Rumanisë infektohen me koronavirus

Evropaelire.org 

Një njësi e maternitetit në qytetin Timisoara të Rumanisë është duke u hetuar, pasi dhjetë foshnja kanë dalë pozitive në testet për koronavirus. Dyshohet se foshnjat e kanë marrë sëmundjen nga stafi mjekësor. “Nënat kanë dalë negative, ndërsa foshnjat pozitive. Duhet t’i rishikojmë kontaktet e tyre me stafin mjekësor”, tha ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru. Foshnjat u tha se nuk kanë simptoma dhe se të gjitha, përveç njërës, janë lëshuar në shtëpi, së bashku me nënat e tyre. Njësia... Читать дальше...

Kryeministri britanik, në gjendje stabile

Evropaelire.org 

Qeveria britanike njoftoi se kryeministri Boris Johnson është në gjendje stabile, pasi natën e kalaur është transferuar në kujdes intensiv. Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Pasi ka kaluar më shumë se një javë në vetizolim në shtëpi, ai është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të së​mundjes. Johnson është duke u trajtuar me oksigjen dhe merr frymë pa ndonjë ndihmë tjetër, tha zëdhënësi i tij. Kryeministri nuk ka diagnozë të pneumonisë, shtoi ai. Читать дальше...

Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se edhe një person ka vdekur nga koronavirusi i ri në Kosovë.   “I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti, për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor, nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pasi iu bë testimi pas vdekjes", thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor. Ky rast, e çon në 4 numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Dhjetë për qind e të infektuarve në Maqedoninë e V. janë punonjës shëndetësorë

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut 10 për qind e të infektuarve me koronavirus nga numri i përgjthshëm janë pjesë e stafit mjekësor. “Kam përdorur maskë, dorëza dhe mjete dezinfektuese në çdo kohë, por megjithatë nuk iu shmanga infektimit nga virusi COVID-19” rrëfen për Radion Evropa e Lirë, mjeku nga Dibra, Arben Agolli, i cili ishte ndër të parët që u infektua nga koronavirusi, bashkë me tri motra medicinale dhe një mjek që ishin pjesë e stafit të ambulancës në këtë qytet. Mjeku Arben Agolli i cili tashmë... Читать дальше...

Dita Botërore e Shëndetit shënohet përmes përkrahjes së grave në sektorin e shëndetësisë

Evropaelire.org 

Programi për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore i Kombeve të Bashkuara “UN Women” ka lansuar fushatën “Të mbështesim infermieret dhe mamitë.”  Përmes një njoftimi të zyrës së kësaj organizate në Prishtinë, bëhet e ditur se fushata është realizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Fondin për Popullatën të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) “Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për... Читать дальше...

OBSH-ja u thotë vendeve të mos nguten me lehtësimin e masave

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët. "Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri", tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier. Sipas tij, kjo situatë, është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë. “Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime"... Читать дальше...

Новости России
Москва

Композитор Классической музыки Сергей Брановицкий представляет произведения классической музыки.


Në shtëpi me fëmijë me nevoja të veçanta në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Kur qeveria vendosi para më shumë se tre javësh që vendi të izolohej për ta ndalur shpërndarjen e COVID-19, Sara 17 vjeçare me autizëm, e kishte të vështirë ta kuptonte pse tash duhet të qëndrojë vetëm në shtëpi. Nëna e saj, Violeta, thotë së në ditët e para e ka pasur shumë vështirë ta bind vajzën e saj se një kohë duhet të qëndrojnë pa dalur. Ajo thotë se kur vinte koha që Sara duhej të shkonte në shkollë ajo mbante këpucët në dorë. Sarës i mungonte shkolla ku ajo cdo ditë zhvillon aktivitetet ditore. Читать дальше...

HRW: Afganistani të gjykojë për krime lufte liderin e grupit të lidhur me IS-in

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW)  i bëri thirrje Qeverisë së Afganistanit, të ngrisë akuzat për krime lufte ndaj një liderit të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik në Khorasan.  Në një deklaratë, organizata thotë se Afganistani duhet të ofrojë gjykim të drejt në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut për Aslam Farooqi, i cili u arrestua dy ditë më herët në provincën e Kandaharit.  Farooqi, emri i vërtetë i të cilit është Abdullah Orakzai, u bë lider i grupit në korrik të vitit 2019. Читать дальше...

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri. Kështu bëri të ditur, Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 383 raste. “Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131”, tha Bino. Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 22 viktima nga COVID-19.

Kurti: Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar maksimalisht me çështjen e pandemisë. Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media gjatë një vizite në komunën e Gjilanit. "Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit. Puna edhe më madhe duhet të vazhdoj në muajin prill. Muaji prill është vendimtar për daljen nga kriza", tha Kurti. Ai paralajmëroi se qeveria do të zhvillojë më 7 prill një mbledhje online... Читать дальше...

QKUK: Dy pacientë me COVID-19 janë në gjendje kritike

Evropaelire.org 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 61 pacientë. Sipas njoftimit,  47 raste janë me COVID-19, ndërkaq për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 kanë rezultuar negativ në COVID-19. Nga këto raste, 41 pacientë janë me gjendje stabile ndërkaq, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. "Dy pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, dhe janë në gjendje të kritike", thuhet në njoftim.  Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus... Читать дальше...

Rusia e quan manipulim heqjen e tarifës, reagon ministria e Jashtme e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate, ka shprehur qëndrimin lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e masës së reciprocitetit. “Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të manipulojnë me temën e heqjes së tarifave doganore 100 për qind për mallrat nga pjesa qendrore e Serbisë, të cilat u vendosën në nëntor 2018, dhe rezultuan që procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës të ndalet", thuhet në deklaratë. Nga 1 prilli, Qeveria... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA расстроила Рыбакину: подробности






5 мая свой юбилей отметила наша землячка заслуженная артистка России Майя Полянская

Казахстан обманул, а Путин смеётся: Реакция лидера России вызвала удивление в Китае

Goodline совместно с Кемеровским областным судом выпустили фильм о легендарном судье Юрии Пушкине

В Петербурге мужчину задавил его КамАЗ, который он забыл поставить на ручник