Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 17.05.2022

Frika mbërthen komunitetin sufist afgan pas sulmeve vdekjeprurëse

Evropaelire.org 

Mansur Sikandari ishte duke kënduar këngë fetare islamike brenda manastirit Khalifa Sahib në kryeqytetin afgan, Kabul, kur një shpërthimi i fuqishëm goditi ndërtesën. Manastiri ishte i mbushur me anëtarë të komunitetit sufist të Afganistanit, të cilët ndjekin një formë mistike të Islamit, ku në praktikat e tyre fetare përfshihen vallëzime, këngë dhe muzikë. Në këtë sulm, që ndodhi më 29 prill, u vranë afër 50 besimtarë dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Ky është një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj sufistëve në Afganistan. Читать дальше...

Publikimi i pagave në Shqipëri cenon privatësinë e qytetarëve

Evropaelire.org 

Publikimi i pagave të më shumë se 694 mijë shtetasve shqiptarë në dhjetor të vitit 2021, shkaktoi kaos në opinionin publik dhe atë politik në vend, duke ngritur dyshime mbi aftësinë e institucioneve të shtetit shqiptar për të ruajtur privatësinë e të dhënave personale të qytetarëve. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Erida Skëndaj, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, u shpreh se rasti i rrjedhjes së të dhënave është një shkelje masive e privatësisë. Читать дальше...

Policia nuk gjen mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pasditen e së martës, zyrtarë të Rektoratit kishin lajmëruar policinë, pasi kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt. Rektori Naser Sahiti, tha për Radion Evropa e Lirë se me të pranuar e-mailin, kishin njoftuar zyrtarët e rendit.  Ndërkaq, më herët Policia njoftoi se pas pranimit të informacionit, evakuuan personelin nga ndërtesa e Rektoratit. Читать дальше...

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizimin e FSK-së

Evropaelire.org 

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri kosovar, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir. “Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Читать дальше...

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Evropaelire.org 

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare. Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie. “Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit. Читать дальше...

Gucati e Haradinaj para vendimit të Speciales: Me çka mund të përballen? 

Evropaelire.org 

Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mësojnë më 18 maj vendimin për ta, të marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale. Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve... Читать дальше...

Shqipëria në kërkim të konsensusit për presidentin e ri

Evropaelire.org 

Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas dështimit këtë javë për të zgjedhur në këtë pozitë një figurë unifikuese në rundin e parë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, por as partitë më të vogla të kësaj skene nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për presidentin e ri në rundin e parë të zgjedhjes në Kuvend të hënën, më 16 maj. Kjo seancë e posaçme zgjati vetëm 5 minuta, ku u konstatua mungesa e kandidaturave. Seanca... Читать дальше...

BE-ja paralajmëron kundër hapjes së llogarive në rubla për pagesat e gazit

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian tha më 17 maj se hapja e llogarive në rubla në një bankë ruse, me qëllim që të bëhen pagesat për gaz, shkel sanksionet e bllokut kundër Moskës, teksa Brukseli publikoi udhëzimet e reja lidhur me atë se si kompanitë munden që ligjërisht të vazhdojnë të blejnë karburante ruse. Shtetet dhe kompanitë për javë të tëra kanë kërkuar qartësi se si mund të vazhdojnë blerjen e energjisë ruse, pasi Moska në fund të marsit kërkoi që blerësit e huaj të bëjnë pagesa me rubla për gazin rus... Читать дальше...



A e rrezikon Korenë e Veriut një krizë e madhe shëndetësore? 

Evropaelire.org 

Reuters Pohimi i Koresë së Veriut se po lufton me një “shpërthim” të rasteve me koronavirus, ka rritur shqetësimet se sëmundja që e shkakton ai, COVID-19, mund ta shkatërrojë këtë vend. Sistemi shëndetësor atje është i dobët, kapacitetet e testimit janë të kufizuara, ndërsa programi i vaksinimit mungon. Vendi i izoluar komunist ka konfirmuar rastet me koronavirus të enjten e kaluar - për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, në mars të vitit 2020. Të premten, autoritetet atje kanë raportuar viktimën e parë nga koronavirusi. Читать дальше...

Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës

Evropaelire.org 

Orën e mësimit të gjuhës angleze, mësueses Valbona Ibishi shpesh i bie ta mbajë me vetëm një nxënës në klasë. Kjo mësimdhënëse e ciklit fillor punon në dy shkolla të Komunës së Podujevës - pjesa verilindore e Kosovës - për të arritur normën prej 20 orësh mësimi në javë. “Tri ditë punoj në njërën shkollë dhe dy te tjetra”, tregon mësuesja, e cila duhet të shkojë nga Shkolla “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan, te paralelja e ndarë e kësaj shkolle në fshatin Brainë - rreth katër kilometra larg.... Читать дальше...

Elon Musk nxjerr kushte për blerjen e Twitter-it

Evropaelire.org 

Miliarderi Elon Musk ka thënë të martën se oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e rrjetit social, Twitter, nuk do të finalizohet nëse nuk vërtetohet se llogaritë fiktive përbëjnë pesë për qind të llogarive totale në këtë platformë. “Oferta ime ka qenë duke besuar se regjistrimet e Twitterit kanë qenë të sakta. Dje, shefi ekzekutiv i Twitter-it ka refuzuar të tregojë fakte se nën pesë për qind e llogarive janë fiktive. Kjo marrëveshje nuk mund të finalizohet derisa ai të bëjë këtë gjë”... Читать дальше...

Pekini izolon më shumë banorë për të luftuar COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet në Pekin kanë izoluar më shumë banorë nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të përpjekjeve të tri javëve të fundit për të kontrolluar shpërthimin e pandemisë së koronavirusit në kryeqytetin kinez. Shtatë zona të Pekinit janë bllokuar për të paktën një javë. Aty përfshihet edhe një treg i ushqimeve me shumicë, i cili është përmbyllur pa afat kohor të shtunën, për shkak të shpërthimit të virusit aty. Pjesa më e madhe e Pekinit nuk është në izolim, mirëpo rrugët janë më të qeta se zakonisht... Читать дальше...

SHBA lehtëson kufizimet në udhëtime për Kubën

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të heqin disa kufizime në udhëtime për Kubën, ka thënë administrata amerikane. Ky vendim nënkupton se shërbimet për viza në Ambasadën amerikane në Havana do të ofrohen sërish për t’iu mundësuar kubanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe të vizitojnë familjarët. Pas këtij vendimi pritet të ketë rritje në udhëtime në mes të shteteve. Edhe bllokada për transferim të parave nga SHBA-ja në Kubë do të hiqet. Përveç kësaj, sektori privat i Kubës pritet të ketë qasje më... Читать дальше...

SHBA: Rrezik nga punësimi i verikoreanëve në sektorin e teknologjisë informative

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se punëtorët e teknologjisë informative nga Koreja Veriore janë duke tentuar të sigurojnë punë nga distanca, duke fshehur identitetin e vërtetë, me qëllim të vjedhjes së parave për Phenianin. Shumë prej tyre pretendojnë se janë nga pjesë tjera të Azisë, kanë thënë tri agjenci qeveritare amerikane. Ata dyshohet janë duke ndihmuar në financim të programeve të armëve në Korenë e Veriut, të cilat shkelin sanksionet ndërkombëtare. Ky shtet ka kryer disa testime të raketave në muajt e fundit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать






Медина отметил важность разгромной победы над «Ростовом»

Виталий Чикачев о работе съезда Российского союза промышленников и предпринимателей

СЕМИНАР-СОВЕЩАНИЕ ПО ВОПРОСАМ НАУЧНО-ТЕХНИЧЕСКИХ РАЗРАБОТОК ПРОШЕЛ В УПРАВЛЕНИИ ВНЕВЕДОМСТВЕННОЙ ОХРАНЫ РОСГВАРДИИ В МОСКВЕ

Вольная борьба: В Грозном состоится якутский финал первенства России