Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2022

Новости за 29.05.2022

Biden viziton qytetin në Teksas ku u vranë 21 persona

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, vizituan qytetin Uvalde të Teksasit, ku u takuan me banorët dhe vizituan një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënëseve që u vranë në sulmin në një shkollë fillore. Kjo është hera e dytë brenda dy javëve të fundit që Biden viziton dy qytete amerikane për të ngushëlluar banorët pas të shtënave masive. Më 17 maj, lideri amerikan udhëtoi për në Bufallo, Nju Jork, ku u takua me familjarët e viktimave, pasi një supermacist i bardhë... Читать дальше...

Shqetësime për cilësinë e produkteve bujqësore

Evropaelire.org 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht ata në kryeqytet, Shkup, kanë shprehur shqetësime për sa i përket cilësisë së produkteve bujqësore që konsumojnë, pasi pjesa më e madhe e tyre ujiten me ujin nga Lumi Vardar, në të cilin derdhen ujërat e zeza. Përgjatë Lumit Vardar në fshatrat e rrethinës së Shkupit, prej nga furnizohen tregjet e gjelbra me produkte ushqimore, mund të shihen shumë ara të mbjella me speca, domate, tranguj, e produkte të tjera. Sipas analizave të instituteve përkatëse shtetërore... Читать дальше...

Stërvitjet ushtarake në Poloni të udhëhequra nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Mijëra ushtarë amerikanë, polakë dhe francezë morën pjesë në stërvitjet Defender Europe 2022 në një poligon ushtarak në Poloni gjatë kësaj jave. Këto imazhe tregojnë forcat ajrore dhe tokësore duke praktikuar ato që ushtria amerikane tha se janë operacione mbrojtëse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Si ta zgjidhni profesionin tuaj?

Evropaelire.org 

Zgjedhja e profesionit është ndër vendimet më të rëndësishme për të rinjtë. Para se të ndani mendjen për një profesion të caktuar, kërkoni sa më shumë të dhëna për të, bisedoni me ekspertë të fushës dhe krahasoni interesat tuaja me kërkesat e punës suaj në të ardhmen. Nëse nuk ju pëlqen asnjë profesion, kthehuni mbrapa në kohë dhe mendoni se çfarë ju ka pëlqyer në vegjëli.

Nepal: Zhduket avioni me 22 persona në bord

Evropaelire.org 

Një avion i vogël me 22 persona në bord, që po fluturonte në një zonë turistike, u zhduk në malet e Nepalit të dielën, tha një zyrtar. Avioni i Tara Airlines, që ishte paraparë të kryente një fluturim 15-minutës në qytetin malor të Jomsomit, u nis nga qyteti turistik Pokhara, 200 kilometra në lindje të Katmandusë. Avioni humbi kontaktin me aeroportin pak kohë pas nisjes. Zyrtari policor, Ramesh Thapa, tha se zyrtarët e aviacionit nuk kanë asnjë informacion për avionin dhe se kërkimet kanë nisur. Читать дальше...

Gratë protestojnë në Kabul kundër kufizimeve

Evropaelire.org 

Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, më 29 maj kundër kufizimeve të ashpra ndaj të drejtave të tyre që talibanët kanë vendosur. Qëkur u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talibanët kanë kufizuar të drejtat e grave. Në shumicën e qyteteve në Afganistan, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Në mars, talibanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat. “Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat!”, brohoritën protestueset... Читать дальше...

Shpërthim i ri i një virusi të vjetër: Sa i lartë është rreziku pandemik?

Evropaelire.org 

Në një botë që vuan ende pasojat e pandemisë COVID-19, përhapja e një tjetër sëmundjeje ndez alarmin. Lia e majmunëve është një infeksion viral që njihet prej dekadash, por rastet aktuale me të janë të pazakonshme, për shkak të përhapjes së gjerë gjeografike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se situata duhet të përcillet me seriozitet, por ka bërë thirrje kundër panikut, duke vlerësuar se sëmundja është ende “e kontrollueshme”. “Është e rëndësishme të kuptojmë tani se ky shpërthim... Читать дальше...

Sërish trazira në Jerusalem

Evropaelire.org 

Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalistë, kanë hyrë në vendin e shenjtë në Jerusalem më 29 maj. Kjo vizitë bëri që turmat të palestinezëve të hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë izraelite që ishte aty afër. Trazirat shpërthyen para një marshimi masiv ultranacionalist izraelit që është planifikuar të mbahet më vonë gjatë ditës në një lagje myslimane në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Rreth 3,000 policë izraelitë janë vendosur në gjithë qytetin para këtij marshi. Читать дальше...

Harris bën thirrje për ndalimin e armëve sulmuese

Evropaelire.org 

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të ndalohen armët sulmuese, teksa SHBA-ja është përballur së fundmi me dy sulme vdekjeprurëse. Harris i bëri këto komente teksa mori pjesë në funeralin e Ruth Whitfield, 86, që u vra nga të shtënat në një dyqan ushqimor në Bufallo më 14 maj. Të shtënat në Bufallo ndodhën dhjetë ditë para sulmit në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku metën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur. Harris, duke përmendur këto sulme, tha... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис






Офицер Росгвардии рассказала о своем хобби, которое превратилось в образ жизни

Сильный дождь в Москве и Подмосковье показали на видео

Московские производители готовы к выходу на африканский рынок

Премьера фильма «Майор Гром: игра» закрыла 46-й Московский международный кинофестиваль