Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 24.03.2021

SHBA: Virgjinia shfuqizon dënimin me vdekje

Evropaelire.org 

Shteti i Virgjinias në SHBA ka njoftuar se ka hequr dënimin me vdekje, duke u bërë shteti i 23-të i SHBA-së që merr një vendim të tillë. Virgjinia kishte numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve në Shtetet e Bashkuara, pas Teksasit. Guvernatori demokrat, Ralph Northam, nënshkroi legjislacionin përmes një ceremonie pasi bëri një vizitë në vendin ku është kryer ekzekutimi i 102 personave që ishin dënuar me vdekje. Kundërshtarët e dënimit me vdekje thonin se masa ishte zbatuar në mënyrë jo të drejtë për njerëzit me ngjyrë... Читать дальше...

Facebook thotë se ka ndaluar spiunimin e ujgurëve

Evropaelire.org 

Kompania Facebook njoftoi se ka ndaluar përpjekjet e hakerëve në Kinë për të spiunuar mbështetësit e pakicës ujgure që jetojnë jashtë këtij vendi. Një grup i hakerëve, me burime të mira në Kinë, shënjestruan qindra aktivistë ujgurë, gazetarë dhe disidentë që jetojnë jashtë, duke u përpjekur t'i mashtrojnë ata duke klikuar në faqe të internetit të bllokuara me kod të dëmshëm, tha Facebook. Shënjestrat kryesore ishin ujgurët nga Ksinjiangu në Kinë që tani jetojnë në Australi, Kanada, Kazakistan... Читать дальше...

Petkoviq: Qëndrimet e Kurtit po e shkatërrojnë të ardhmen e dialogut

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për procesin e dialogut mes dy vendeve, duke thënë se përmes tyre, Kurti, "në mënyrën më të vrazhdë e ka shpallur të fundin e dialogut dhe ka shkatërruar gjitha arritjet e deritashme nga dialogu i zhvilluar në Bruksel". “Kërcënimet e Kurtit se, kushti për vazhdimin e dialogut është që Beogradi të njohë Kosovën, të njohë krimet e pretenduara në Kosovë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë po shkatërrojnë të ardhmen e dialogut dhe kompromisit... Читать дальше...

Në kuvend për të kërkuar drejtësi

Evropaelire.org 

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, thotë se do të luftojë për drejtësi dhe thyerjen e stigmës ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi-Goodman, që është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, po ashtu flet edhe për përfshirjen eventuale të saj në procesin e dialogut me Serbinë. Radio Evropa e Lirë: Zonja Krasniqi-Goodman, që një kohë të gjatë jetoni në Shtetet e... Читать дальше...

Navalnyt "po i përkeqësohet shëndeti"

Evropaelire.org 

Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, është përkeqësuar, kanë thënë bashkëpunëtorët e tij.  Ata besojnë se jeta e tij është në rrezik.  Ata gjithashtu thanë se vendndodhja aktuale e Navalny është "e panjohur" dhe se avokatët e tij nuk u lejuan ta takonin atë më 24 mars, megjithëse kishin një takim të planifikuar me të në burg. "Jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore ", shkroi Maria Pevchikh, shefja e hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny. Читать дальше...

Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente 

Evropaelire.org 

Brenda pak ditësh Vjosa Osmani do të marrë përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do ta mbështesin ose jo për presidente të vendit. Kështu bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas një takimi që zhvilloi të mërkurën me Vjosa Osmanin, e që është kandidate për presidente. Abdixhiku e quajti pozitiv dhe konstruktiv takimin, duke thënë se subjektit të tij politik i duhet ende kohë për të marrë një vendim përfundimtar. “Tani, ne kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm. Читать дальше...

SHBA-ja i kërkon Turqisë të mos e mbajë armatimin rus

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur thirrjen ndaj Turqisë që të braktisë pajisjen me sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400. Gjatë një takimi të mbajtur në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka kërkuar ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu që vendi tij të mos e mbajë armatimin rus, për të cilin SHBA-ja thotë se paraqet rrezik për sistemin e NATO-s.   Dy vendet aleate të NATO-s qe një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje. Vitin e kaluar, Uashingtoni... Читать дальше...

Rritja e pagës mesatare nuk e ulë varfërinë

Evropaelire.org 

Menan Abdullahu nga Tetova është një nga pensionistët e shumtë, që me të ardhurat mujore prej 6.000 denarëshe apo rreth 100 euro, nuk arrin të mbulojë as gjërat më elementare për jetesë. Ai thotë se jo vetëm pensionistët, por edhe të punësuarit në veprimtari të ndryshme, po përballen me gjendje të rënduar ekonomike për shkak krizës që ka shkaktuar pandemia, e cila ka rritur çmimet, por jo edhe pagat e pensionistëve dhe të punonjësve të tjerë. “Është e pamundur të jetohet me 6.000 denarë. Më këto... Читать дальше...



Policia e Kosovës arreston grupin që falsifikonte pasaporta dhe dokumente

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka kryer të mërkurën një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar. Prokurorja speciale, Habibe Salihu, ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona, derisa tre persona të tjerë ishin arrestuar në muajin tetor të vitit 2020.  Florije Hajra zyrtare e Policisë se Kosovës, tha se personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të njerëzve. Ajo tha se hetimet janë kryer në... Читать дальше...

Abdixhiku: Takimi me Osmanin pozitiv, kemi nevojë për qartësime shtesë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, ka thënë se takimi ishte konstruktiv dhe pozitiv. Abdixhiku ka thënë se nuk ka ende ndonjë vendim për votimin e Osmanit. Sipas kreut të LDK-së, kjo çështje do të diskutohet në organet e LDK-së, e ku pastaj do të organizohet edhe një takim tjetër me Vjosa Osmanin. “Tani ne kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm. Do të kemi nevojë për qartësime shtesë dhe do të kemi kohë... Читать дальше...

Përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës refuzojnë ftesën e Beogradit për vaksinim

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Odës Ekonomike të Serbisë që biznesmenët të vaksinohen kundër koronavirusit në Beograd. Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë të mërkuren se në bashkëpunim me Qeverinë serbe ka siguruar 10 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit për biznesmenët dhe punonjësit nga rajoni, përfshirë edhe Kosovën.  “Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore", ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Читать дальше...

BE-ja shtrëngon eksportin e vaksinave, përfshihet edhe Ballkani

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka vendosur që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’iu nënshtrohen parimeve të reja në lidhje me importin e vaksinave kundër COVID-19. Të mërkurën, Komisioni Evropian ka prezantuar kriteret e reja që do të merren parasysh për autorizimin e eksporteve të vaksinave kundër COVID-19. Sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni, qëllimi i kësaj mase është t'u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje me kohë në vaksina. Deri më tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përjashtuara... Читать дальше...

IKSHPK: 17 të vdekur dhe 781 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Shtatëmbëdhjetë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë regjistruar të mërkurën (24 mars) në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se janë shënuar edhe 781 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 3.634 mostra të testuara. Më së shumti persona pozitivë kanë dalë në Prishtinë: gjithsej 243 raste.  Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja janë shëruar edhe 764 pacientë. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020. Që nga ajo... Читать дальше...

Kurti hesht për aktakuzën ndaj ministrit të tij 

Evropaelire.org 

“Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura shpesh nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kohën e zgjedhjeve.  Tash kur ka marr pozitën e kryeministrit të Kosovës për herë të dytë, Kurtit po i kërkohet shkarkimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Читать дальше...

Përvjetori i 22-të i fushatës ajrore të NATO-s

Evropaelire.org 

Më 24 mars bëhen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. Në javët e para pas mbarimit të luftës, mbi 50 mijë ushtarë të NATO-s, u vendosen në Kosovë për të ruajtur paqen.

Turqia dëshiron që rajoni të bëhet ishull i paqes, thotë Erdogan

Evropaelire.org 

Turqia dëshiron të zgjidhë konfliktet dhe të bëjë sa më shumë miq në mënyrë që ta kthejë rajonin e saj në një "ishull paqeje", tha presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan të mërkurën. Turqia ka qenë në mosmarrëveshje me aleatët e NATO-s, si dhe rivalët arabë në Lindjen e Mesme, të cilët kanë shprehur zemërim me politikën e jashtme gjithnjë e më këmbëngulëse të Ankarasë. Por, në muajt e fundit, zyrtarët turq janë përpjekur të ulin tensionet duke kërkuar përmirësim të marrëdhënieve. Këtë muaj,... Читать дальше...

KQZ-ja miraton propozimet për zëvendësim të deputetëve

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar të mërkurën emrat e 13 personave, për të zëvendësuar deputetët që janë emëruar në pozita qeveritare apo kanë hequr dorë nga mandati. Nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, mandatin e deputetit e kanë fituar nëntë kandidatë. Nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është zëvendësuar një kandidat, ashtu sikurse nga partitë e komuniteteve, Partia e Re Demokratike (NDS), Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP). Читать дальше...

Evropa Lindore dhe Qendrore regjistrojnë rekord të infektimit me koronavirus

Evropaelire.org 

Polonia, Ukraina dhe Bullgaria kanë raportuar shifra rekorde të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, teksa shtetet evropiane përballen me valë të re të rasteve dhe detyrohen të kthejnë sërish masat e izolimit. Mungesa e dozave të vaksinave kundër këtij virusi është duke përkeqësuar gjendjen po ashtu. Ukraina, shteti më i madh i Evropës Lindore, ka raportuar më 24 mars, 342 të vdekur me koronavirus. Bullgaria, në anën tjetër, ka regjistruar shifra rekorde të infektimit brenda ditës, 4,851. Читать дальше...

Klinika Infektive nuk ka vende të lira për pacientë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të mërkurën se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 856 pacientë. Nga ky numër, 711 persona janë të infektuar me koronavirus, 13 janë në respiratorë kurse 664 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.   Infektologu Izet Sadiku, njëherësh ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka thënë për Radion Evrope e Lirë, se klinika është e mbushur me pacientë dhe se nuk ka vende të lira. Читать дальше...

Новости России
Москва

Ведущие «Авторадио» исполнили в Кремле культовую песню о самой масштабной стройке XX века


Kurti: Seanca për presidentin, sapo të zëvendësohen deputetët

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës do të thirret pas zëvendësimit të të gjithë deputetëve, të cilët u emëruan në poste qeveritare. Duke folur para mediave, Kurti, u shpreh i bindur se do t’i kenë votat e mjaftueshme në Kuvend për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes. Kurti tha se për këtë pozitë, Osmanin e ka legjitimuar populli duke ia dhënë më shumë se 300 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Besoj se porsa të bëhet zëvendësimi i deputetëve... Читать дальше...

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së: Pandemia po na i vështirëson hetimet

Evropaelire.org 

Në konferencën e katërt statusore të mbajtur para Dhomave të Specializuara në Hagë, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se hetimet e tyre po vështirësohen për shkak të pandemisë, si nga mungesa e informacioneve të dhëna nga prokuroria. Po ashtu, ata thanë se dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është "jetike" për hetimet e tyre. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së... Читать дальше...

Netanyahu mund të mos ketë vota të mjaftueshme për qeveri të re

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mund të përballet me vështirësi në sigurimin e ulëseve për të qëndruar në pushtet, tregojnë të dhënat pas numërimit të gati 90 për qind të votave. Rezultatet e zgjedhjeve të së martës kanë treguar se blloku i tij i krahut të djathtë, mund të ketë tetë ulëse më pak sesa që duhet për formim të qeverisë së re. Rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë mes tjerash edhe qasjen e Izraelit ndaj palestinezëve. Netanyahu – lideri që ka shërbyer më së gjati në Izrael ... Читать дальше...

Biden nuk e sheh si provokim lëshimin e raketave nga K. Veriore

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk e konsideron provokim, lëshimin e raketave me rreze të ulët nga ana e Koresë Veriore. Biden ka thënë se zyrtarët amerikanë për mbrojtje e kanë konsideruar këtë hap “gjë normale”. Koreja Veriore është raportuar të ketë lëshuar në fundjavë raketa jobalistike, të cilat nuk shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky incident ka ndodhur pasi Pheniani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për kryerje të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake. Читать дальше...

Parlamenti armen i jep fund gjendjes së luftës

Evropaelire.org 

Ligjvënësit armenë kanë votuar për t’i dhënë fund gjendjes së luftës, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti. Parlamenti ka shpallur gjendje lufte në shtator të vitit të kaluar, kur pati shpërthyer lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Konflikti, që ka shpërthyer më 27 shtator, është ndalur përmes një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, duke iu dhënë fund gjashtë javëve të armiqësive. Si pasojë e konfliktit kanë vdekur mijëra ushtarë. Читать дальше...

Kurti bën homazhe në Prekaz

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e shënimit të 22-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve serbe. Kurti e ka quajtur Prekazin, vend të flijimit dhe të bashkimit. “Tre breza të Familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, mirëpo rënia e tyre heroike, e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjjen ndërkombëtare... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде






Киркорова оштрафовали на 6 тысяч рублей из-за неуплаченного штрафа в 3 тысячи

"Цена взлетит в небо": эксперт объяснил, что стоит заранее купить россиянам

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже

Биолог Лосев рассказал, как клетки организма защищаются от вирусов