Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 26.03.2021

Biden: Xi dhe Putin janë të mirëseardhur në samitin për klimën

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë ftuar liderët e Kinës dhe Rusisë që të marrin pjesë në samitin global për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në prill, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin gjenden në mesin e 40 liderëve botërorë, që janë ftuar në samitin e 22-23 prillit, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Biden u ka thënë gazetarëve se ende nuk ka folur me këta dy liderë, mirëpo “ata e dinë se janë të ftuar”. Samiti i Bidenit... Читать дальше...

Navalny konfirmon problemet shëndetësore

Evropaelire.org 

Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut. Ai ka thënë se është paralajmëruar më parë se nga sëmurja në burg mund të përfundojë me fatalitet. “Dikur Mikhail Khodorkovsky, që ka qëndruar 10 vjet në burg më ka thënë: Gjëja kryesore është që të mos sëmurësh aty”, ka thënë Navalny përmes një postimi në Instagram më 26 mars, duke iu referuar pronarit të ish-gjigantit të kompanisë së naftës Yukos... Читать дальше...

Franca "ka qenë e verbër" ndaj gjenocidit në Ruandë

Evropaelire.org 

Franca ka “përgjegjësi të madhe” për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë, është thënë në raportin e disa historianëve francezë, mirëpo nuk janë gjetur prova të përfshirjes franceze në këtë akt. Komisioni i ekspertëve i ka prezantuar këtë raport presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ka analizuar dokumentet zyrtare franceze. Në raport është thënë se Franca ka qenë “e verbër” ndaj përgatitjeve për gjenocid. Të paktën 800,000 persona kanë vdekur, kur ekstremistët hutu kanë masakruar minoritetin tutsi. Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 33 viktima dhe 1,422 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 33 të vdekur me koronavirus, çka paraqet numrin më të lartë të viktimave këtë vit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup.  Viktimat janë të moshës nga 38 deri në 85 vjeç, prej tyre: 12 në Shkup, nga tre në Tetovë dhe Kavadar, nga dy në Manastir, Prilep dhe Resnjë ndërsa nga një viktimë në Kumanovë, Gostivar, Ohër, Strumicë, Strugë, Kriza Pallankë, Vallandovë, Krushevë dhe Kratovë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë po... Читать дальше...

Pandemia i bëri të pasurit edhe më të pasur

Evropaelire.org 

Gjatë vitit 2020, teksa globi po tronditej nga COVID-19 dhe bota përjetoi recensionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, miliarderët panë pasuritë e tyre të arrinte maja të reja.  Tani ata po diskutojnë me menaxherët e pasurive të tyre se si ta mbajnë nën kontroll dhe ta konsolidojnë pasurinë mes rrënojave të pandemisë. Të tjerë po diskutojnë se si tu paraprijnë diskutimeve me qeveritë për të marrë pjesët që u takojnë nga kostot e rimëkëmbjes.   “Një vit më parë, ra bursa, por nga korriku... Читать дальше...

Vazhdon bllokada në Suez nga anija e ngecur

Evropaelire.org 

Një anije e madhe mallrash, sa katër fusha të futbollit, ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar kalimin e mallrave që vlejnë miliarda euro në ditë. Autoritetet e Egjiptit ende nuk dinë se kur mund të nxirret anija.

Talibanët kërcënojnë me sulme nëse trupat e huaja nuk largohen me kohë nga Afganistani

Evropaelire.org 

Talibanët kanë kërcënuar me kthim të armiqësive ndaj trupave të huaja në Afganistan, nëse ato nuk largohen deri më 1 maj të këtij viti, siç është paraparë në një marrëveshje të nënshkruar në mes të grupit militant dhe Shteteve të Bashkuara më 2020. Dështimi për zbatim të afatit të fundit mund të shihet si shkelje e marrëveshjes së nënshkruar në Katar, në shkurt të vitit të kaluar. Ky paralajmërim vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do jetë e vështirë që të zbatohet marrëveshja... Читать дальше...

Një vit në NATO: Maqedonia e V. fitoi siguri, por jo investime 

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut tashmë një vit është anëtare e NATO-s. Nga Këshilli Veri-Atlantik në Shkup, thonë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar që ky vend të fitoj siguri por jo të shijoj privilegjet ekonomike përmes rritjes së investimeve të huaja, ashtu siç ndodhi me shtetet e tjera pas anëtarësimit në NATO. Megjithatë Maqedonia e Veriut është ndihmuar nga NATO veçanërisht në luftën kundër lajmeve të rreme, si sfida më e madhe e kohës. Me rastin e një vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO... Читать дальше...



Vuçiq: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të premten se do të vazhdojë të punojë drejt "delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës". Vuçiq ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian (PE) mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në Bashkimin Evropian, të miratuar një ditë më parë. Presidenti serb e ka konsideruar raportin si "gënjeshtra të zhveshura", duke shtuar se deputetët e bllokut evropian kanë "humbur në kohë dhe hapësirë". "Ata duket se kanë lexuar një... Читать дальше...

Gjermania ashpërson kontrollet në kufij

Evropaelire.org 

Gjermania mund të përballet me 100,000 infektime në ditë nëse vala e tretë e pandemisë së koronavirusit nuk kontrollohet, ka paralajmëruar Instituti për Shëndetin Publik Robert Koch. Kontrollet rastësore dhe testimet e detyrueshme do të nisin së zbaturi në kufi me Francën ka thënë ministri i Jashtëm francez, sepse “pandemia në Gjermani është duke shpërthyer më shpejt se që është menduar”. Testet negative do të kërkohen po ashtu për secilin që arrin në aeroportet e këtij shteti, nga dita e martë. Читать дальше...

LDK-ja ende pa qëndrim për Osmanin 

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një qëndrim të prerë se si do të veproj me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendit. Këtë e konfirmoj për Radion Evropa e Lirë Arben Gashi, anëtarë i kryesisë së LDK-së. "Ende nuk ka një vendim dhe nuk mund të them asgjë", tha ai. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi të premtën se Kuvendi i Kosovës do të kryej edhe hapin e tretë për konstituimin e institucioneve të Kosovës. I pyetur nga gazetarë pse gjatë kësaj jave nuk është thirrur seanca për zgjedhjen e presidenti... Читать дальше...

Rama u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të V. për t’u regjistruar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u është bashkëngjitur të premten thirrjeve të javëve të fundit për t’i mobilizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, të parin pas dy dekadash tensionesh etnike në këtë republikë. “Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, shyqyr Zotit, dhe të dilni në mal. Nuk ju kërkohet të merrni lopatën dhe të dilni në fushë,” u apeloi kryeministri Rama shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në prag të fillimit të regjistrimit të popullatës që do të bëhet në periudhën 1-21 prill... Читать дальше...

Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 860 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka regjistruar të premten gjashtë viktima me koronavirusin e ri. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç)", është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, IKSHPK-ja ka raportuar për 860 të infektuar me këtë virus, pas kryerjes së 4,318 testeve. Më 26 shkurt, autoritetet shëndetësore kanë thënë se 682 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19... Читать дальше...

Çfarë nënkuptojnë testimet raketore për marrëdhëniet SHBA-K.Veriore?

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë president të ri, mirëpo gjërat në Korenë Veriore vazhdojnë me avazin e vjetër. Dy muaj pasi Joe Biden ka marrë pozitën e presidentit të SHBA-së, Koreja Jugore u është kthyer testimeve të armëve. Mirëpo testimet deri më tani kanë qenë relativisht të vogla, në krahasim me ato të së kaluarës. Kjo gjë lë për të kuptuar se Uashingtoni ka të aktivizuar një dritare të angazhimit para se të bëjë provokime më të mëdha Koreja Veriore. Këtë javë, fqinjët e Koresë Veriore kanë... Читать дальше...

Egjipt: 32 persona të vdekur në një aksident hekurudhor

Evropaelire.org 

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në këtë vend. Sipas autoriteteve, ky është një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në këtë shtet. Në deklaratë është thënë se dhjetëra ambulanca kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes në provincën Sohag, rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo. Egjipti është përballur me incidente të tilla hekurudhore në vjetët e fundit... Читать дальше...

Hetime ndaj një profesori rus që e mohoi Holokaustin

Evropaelire.org 

Në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, një profesor është nën hetim pasi ka mohuar publikisht Holokaustin. Gjatë një seminari, ky profesor kishte deklaruar se Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore është “një mit” dhe “trillim”. Me të marrë informacionin për këto deklarata, zyra e prokurorit rajonal të Leningradit filloi hetimet. Një njoftimin e kësaj prokurorie nuk u bë i ditur identiteti i profesorit. Por, kryeredaktori i radios Ekho Moskvy në Shën Petersburg, Valery Nechai... Читать дальше...

Vdes aktori Rasim Thaçi - Cima

Evropaelire.org 

Ka vdekur aktori, Rasim Thaçi, i njohur si Cima. Lajmi është konfirmuar nga ana e familjarëve të tij, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Thaçi, 70 vjeç, ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri dhe po trajtohej në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ai njihet për rolet e tij të shumta që ka pasur në skenën humorit.

Kurti: Çështja e të pagjeturve, prioritet në raportet me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë përparësi. “Padyshim që në raportin me Serbinë e kemi priroritet çështjen e të pagjetueve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi nuk mund të kemi ardhmëri, paqe, drejtësi dhe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë”, ka thënë Kurti. Ai këto komente i bëri gjatë homazheve te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. Kurti tha se drejtësia për krimet... Читать дальше...

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 868 pacientë

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten (26 mars) se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 868 pacientë. Nga ky numër, 720 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19 ndërsa 148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. Sipas raportit të SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 670 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten (25 mars) 10 viktima me koronavirus. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Padia ndaj Serbisë për gjenocid në GJND apo në GJPN?

Evropaelire.org 

Kosova duhet të nisë përgatitjet dhe të mbledhë provat për të dëshmuar se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë, ndërkaq që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta çojë drejt realizimit premtimin për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike ndërkombëtare, profesori Afrim Hoti dhe profesori Ismet Salihu. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona. Читать дальше...

Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave. Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e mbajtur të enjten u zotuan për rritjen e niveleve tregtare me Ankaranë. Megjithatë, ata paralajmëruan se mund të vendosin sanksione ndaj Turqisë, nëse rifillon me kërkimet e saj “të paligjshme” të gazit në Mesdheun Lindor. Blloku tha se do ta rishqyrtojë edhe një herë pozicionin ndaj Turqisë, në një takim... Читать дальше...

Kina sanksionon zyrtarë britanikë, përfshirë ligjvënës

Evropaelire.org 

Kina shpalli sanksione kundër organizatave dhe individëve në Mbretërinë e Bashkuar për, siç tha, “përhapjen qëllimkeqe të gënjeshtrave dhe dezinformatave” në lidhje me trajtimin që i bën Pekini pakicës myslimane ujgure. Ministria e Jashtme kineze tha se sanksionet godasin katër njësi dhe nëntë individë, përfshirë pesë ligjvënës britanikë. Ministria përmendi në deklaratën e saj edhe sanksionet që ka ndërmarrë së voni Britania kundër Kinës. “Ky veprim, i bazuar në asgjë përveç në gënjeshtra dhe dezinformim... Читать дальше...

Blinken: Vizita në Evropë konfirmoi partneritetin SHBA-BE

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundoi vizitën treditëshe në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis aleatëve. “Kam ardhur këtu me një fokus të veçantë në mendje dhe ai ishte të bëj të qartë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ringjallur aleancat dhe partneritetet tona”, tha Blinken. Sipas tij, bashkëpunimi tani është më i rëndësishëm se në çdo kohë në historinë e fundit dhe marrëdhëniet e SHBA-së me NATO-n dhe Bashkimin Evropian do të jenë thelbësore për tejkalimin e sfidave. Читать дальше...

SHBA dënon lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”. Deklarata e Departamentit të Shtetit erdhi pasi Koreja e Veriut tha se, më 25 mars, ka lëshuar “një predhë taktike të tipit të ri, të zhvilluar rishtas”. Arma goditi cakun 600 kilometra larg, tha agjencia verikoreane e lajmeve KCNA. Fundjavën e kaluar, Phenjani lëshoi edhe... Читать дальше...

BE kërkon nga AstraZeneca t'i përmbushë premtimet

Evropaelire.org 

Prodhuesi i vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca duhet t’i përmbushë premtimet për furnizimin e Bashkimit Evropian, përpara se të dërgojë doza gjetkë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare”, tha ajo pas një takimi të BE-së, të enjten vonë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se “ky është fundi i naivitetit të BE-së”. “Ne duhet t’i bllokojmë të gjitha eksportet për aq kohë sa disa... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Арестован получивший взятку от подозреваемого в убийстве Ковалева сотрудник ДПС

Билайн показал самые высокие скорости на трассе М11 Москва — Санкт-Петербург

В День Христова Воскресения жителей Ульяновска зовут на концерт

Международная выставка-форум «Россия» приняла 11-миллионного посетителя