Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 22.08.2021

Korça përgatitet për koncertin e Goran Bregoviqit

Evropaelire.org 

Disa rrugë të qytetit të Korçës janë bllokuar në përgatitje e sipër për natën e fundit të Festës së Birrës. Në mbrëmjen e 22 gushtit, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Korçës pritet të këndojë edhe këngëtari Goran Bregoviq. Forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e zonës ku po zhvillohet organizimi për të ruajtur rendin publik. Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviq në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri. Këto kundërshtime u bënë nën pretendimin se këngët e tij... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 14 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të dielën 14 persona të vdekur me koronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: Shkup (4), Tetovë (4), Gostivar (3) dhe nga një viktimë në Kumanovë, Ohër dhe Vinicë. Nga testimi i 6,591 mostrave janë regjistruar edhe 882 raste të infektimit. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se më 22 gusht janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695. Gjendje më e rëndë po mbretëron në pjesën perëndimore të vendit... Читать дальше...

Merkel në Kiev: Gazi natyror nuk duhet të shndërrohet kurrë në “armë gjeopolitike”

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024. Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm. Vizita... Читать дальше...

Iniciativat qytetare shihen si kontrolluese të pushtetit lokal

Evropaelire.org 

Organizatat që monitorojnë punën e kryetarëve të komunave në Maqedoni të Veriut, thonë se listat e pavarura nga iniciativat qytetare që futen në garën e zgjedhjeve lokale, paraqesin një mundësi të mirë për të nxitur realizimin e politikave që janë nën kompetencë të pushtetit lokal dhe janë në interes të qytetarëve. Iniciativat qytetare, nga 16 deri më 30 gusht, kanë afat të mbledhin nënshkrimet e 2 për qind të trupit elektoral të komunave ku do të garojnë, si kusht për t’u regjistruar nga Komisioni... Читать дальше...

Kosova regjistron 11 viktima dhe 1,682 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 11 viktima me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 22 gusht janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus. Prej tyre  2,315 kanë vdekur. Читать дальше...

Të paktën tetë persona të vdekur nga stuhia tropikale në Meksikë

Evropaelire.org 

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale Grace ka përfshirë lindjen e Meksikës, duke nxitur vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike. Një grua dhe pesë fëmijë kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytetin Banderilla, ka thënë guvernatori i shtetit Verakruz, Cuitlahuac Garcia Jimenez. Një tjetër grua ka vdekur në Poza Rika dhe një fëmijë ka vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie në Xalapa. Presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador ka shprehur ngushëllime për... Читать дальше...

Dy baza ushtarake në Spanjë do të strehojnë refugjatë afganë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Spanja janë pajtuar që të shfrytëzojnë bazat ushtarake në Spanjë, për të dërguar atje afganët që kanë punuar për Qeverinë amerikane. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kanë arritur këtë pajtueshmëri përgjatë një bisede telefonike më 21 gisht, ka njoftuar Qeveria spanjolle më 22 gusht. Sipas marrëveshjes, bazat - Moron de la Frontera, afër Seviljes dhe Rota afër Kadizit – do të shfrytëzohen për refugjatët nga Afganistani, derisa të rregullohet... Читать дальше...

Për çka raportuam javën që shkoi?

Evropaelire.org 

Në javën që tashmë po e lëmë pas, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar rekord të personave të infektuar me koronavirus në periudhë 24-orëshe. Më 21 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 2,279 raste, pa harruar tetë viktima. Varianti Delta i koronavirusit besohet se qëndron mbrapa kësaj rritjeje të shkallës së infektimit, derisa grup-mosha që regjistron më së shumti raste është ajo nga 20-29 vjeç. Vaksinimi konsiderohet mbrojtja më e mirë kundër pandemisë. Këtë e kanë... Читать дальше...

Rritet në 32 numri i pacientëve në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus. Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar më 21 gusht, tetë viktima dhe 2,279 raste të reja me koronavirus. Kjo ka qenë shifra më e lartë ditore e të infektuarve në Kosovë, prej kur ka shpërthyer pandemia. Читать дальше...

Shtatë persona vdesin në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit

Evropaelire.org 

Shtatë civilë afganë kanë vdekur në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit, derisa njerëzit kanë tentuar të ikin nga regjimi i talibanëve në Afganistan, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe. “Kushtet në teren mbesin jashtëzakonisht sfiduese, mirëpo ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt që mundemi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie përmes një deklarate. Skenat kaotike jashtë Aeroportit të Kabulit janë parë tash e disa ditë... Читать дальше...

SHBA-ja shqetësohet për rrezik të sulmeve të IS-it në Kabul

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e vet që të shmangin Aeroportin e Kabulit, pas shqetësimeve për sulme potenciale nga dega e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Afganistan. Alarmi për sigurinë, që është lëshuar të shtunën, u kërkon shtetasve amerikanë që të qëndrojnë larg këtij ambienti “për shkak të kërcënimeve për sigurinë jashtë portave”. Vetëm individëve që iu kërkohet ta bëjnë këtë rrugëtim nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane, mund të veprojnë ashtu, është thënë në njoftim. Читать дальше...

Ish-kryeministri Blair: E panevojshme tërheqja ushtarake nga Afganistani

Evropaelire.org 

Tony Blair, ish-kryeministër britanik, që ka çuar trupat ushtarake në luftë në Afganistan më 2001, e ka konsideruar tërheqjen ushtarake të Perëndimit nga ky shtet si “të rrezikshme” dhe “të panevojshme”. Blair ka thënë më 21 gusht se Rusia, Kina dhe Irani do të “përfitojnë” nga largimi ushtarak i Perëndimit, pas 21 vjetëve të luftës dhe sulmeve terroriste. Blair i ka bërë këto komente në një deklaratë të publikuar në faqen e tij Fondacioni Tony Blair për Ndryshime Globale. “Braktisja e Afganistanit dhe njerëzve të tij është tragjike... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде






Радио Romantika приглашает погрузиться в мир киномузыки

Отдых во имя открытий

В СМИ появились фото самой дорогой недвижимости задержанного за взятку замминистра Тимура Иванова

Сутки задыхался. Годовалый малыш чуть не умер, вдохнув табачный стик