Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Новости за 28.08.2021

Shoqëria maqedonase e mbyllur karshi komunitetit LGBTI

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi ku përfshihet edhe mbrojtja institucionale ndaj çfarëdo diskriminimi mbi baza gjinore dhe orientimi seksual. Por, përfaqësuesit e komunitetit LGBTI thonë se shoqëria maqedonase mbetet ende e mbyllur, kur bëhet fjalë për pranimin e këtij komuniteti, Përfaqësuesit e këtij komuniteti, si më shqetësuese e shohin faktin që institucionet shtetërore nuk kanë njohur dhe shkathtësi të duhura për ta ndihmuar komunitetin LGBTI, veçanërisht... Читать дальше...

Opozita maqedonase dhe shqiptare arrijnë koalicion parazgjedhor

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase dhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptare dhe Alternative e kanë quajtur historike marrëveshjen e arritur për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, kundër siç kanë thënë, “krimit dhe korrupsioni të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha më 28 gusht se “ky koalicion... Читать дальше...

Kosova ashpërson masat, rikthehet kufizimi i lëvizjes

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar. Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit. Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit. Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë. “Situata paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19”... Читать дальше...

Kosovë: 18 të vdekur dhe 1.891 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja. Viktima u regjistruan tri në Komunë e Prizrenit dhe Gjakovës, dy në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan dhe nga një i vdekur u shënua në Deçan, Lipjan, Istog, Suharekë, Podujevë dhe Klinë. Rastet e reja dalin pas testimin të 13.120 mostrave. Ndërkaq, sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak... Читать дальше...

Beteja e Kosovës dhe Serbisë për investime në veri  

Evropaelire.org 

Në komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, për dallim prej komunave tjera me shumicë serbe në Kosovë, vazhdojnë të investojnë edhe Kosova dhe Serbia.    Në këto komuna po ashtu investohet edhe nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit. Me gjithë investimet e shumta, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, nuk janë të kënaqur dhe kërkojnë më shumë investime në prodhim që do të rriste edhe numrin e të punësuarve.    Ndërkaq, shoqëria civile në Prishtinë vlerëson se ka mungesë të transparencës sa u përket investimeve kapitale në këto komuna. Читать дальше...

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore   

Evropaelire.org 

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden se po bën kërkesat e njëjta sikurse paraardhësi i tij, Donald Trump në bisedimet për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, i mundësonte Iranit heqjen e sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Por, ish-presidenti Trump, e tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje më 2018. Në raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet... Читать дальше...

Britania do të përfundojë evakuimet nga Afganistani më 28 gusht

Evropaelire.org 

Trupat britanike do të përfundojnë misionin e tyre për evakuimin e civilëve nga Afganistani më 28 gusht, tha shefi i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter. “Ne jemi në fund të evakuimit, që do të ndodhë gjatë ditës. Dhe më pas do të jetë e nevojshme që të kthejmë trupat tona së bashku me avionët tanë”, tha ai për BBC. “Ne nuk kemi qenë në gjendje që të evakuojmë të gjithë dhe kjo është e rëndë. Ne jemi përballur me disa gjykime shumë sfiduese që është dashur të ndërmarrim në terren”, tha ai. Читать дальше...

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit?

Evropaelire.org 

Dega e Shtetit Islamik, që amerikanët e fajësojnë për sulmin vetëvrasës vdekjeprurës të së enjtes, që bërë jashtë aeroportit të Kabulit, u bashkuan në Afganistanin lindor gjashtë vjet më parë dhe shpejt u rrit, duke u kthyer në një nga kërcënimet terroriste më të rrezikshme në nivel global, raporton The Associated Press. Përkundër viteve të kaluara nën shënjestrim ushtarak, nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, grupi i njohur si Shteti Islamik Khorasan (IS-K) ka mbijetuar... Читать дальше...



Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi më 28 gusht se 63 pacientë janë në kujdes intensiv. Kjo shifër paraqet rritje, pasi një ditë më parë, në gjendje të rënduar shëndetësore ishin 55 pacientë. Sipas njoftimit, në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.165 pacientë, ku 1.077 janë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre 944 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtim po marrin 394 pacientë me COVID-19... Читать дальше...

Agjencitë e inteligjencës në SHBA, të ndara rreth origjinës së COVID-19

Evropaelire.org 

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara tha se ishte i ndarë rreth origjinës së COVID-19, pasi për tre muaj kryen një hetim që e urdhëroi presidenti Joe Biden, thuhet në një përmbledhje të publikuar më 27 gusht.   Komuniteti i inteligjencës tha se të gjitha agjencitë vlerësuan se dy hipoteza janë “të mundshme” – që ose virusi është përhapur në njerëz nga një kafshë e infektuar ose që virusi ka dalë nga një laborator kinez në Vuhan. Dokumenti u publikua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare... Читать дальше...

SHBA-ja vret një “planifikues” të IS-it

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara më 28 gusht kryen sulme ajrore ndaj një anëtari të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit. Ky sulm ndodhi më pak se dy ditë pasi një sulm vetëvrasës i kryer nga ky grup vrau 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë jashtë aeroportit të Kabulit. Komandoja Qendrore e SHBA-së tha se sulmi me dron u krye në provincën lindore Nangahar, ku u vra një “planifikues” të Shtetit Islamik-Khorsan (IS-K), grup që mori përgjegjësinë për sulmin në aeroport. “Një sulm ajror ndodhi në provincën Nangahar të Afganistanit. Читать дальше...

Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë

Evropaelire.org 

Para mesnatës të së shtunës, në Shqipëri arritën dy grupe të tjera me 154 qytetarë afganë, të cilët u evakuuan nga Kabuli. Ata do të strehohen përkohësisht nga autoritetet shqiptare. Shqipëria mirëpriti grupin e parë të afganëve të premten dhe vendi ka thënë se do të strehojë deri në 4.000 afganë. (Përgatiti: Arben Hoti)

Në Shqipëri arrijnë edhe dy grupe me qytetarë afganë

Evropaelire.org 

Në Shqipëri kanë arritur edhe dy grupe me 154 qytetarë nga Afganistani të cilët do të strehohen përkohësisht. Grupi i dytë prej 95 qytetarësh afganë ka arritur në Shqipëri para mesnatës të së shtunës me një fluturim të drejtpërdrejtë nga aeroporti i Kabulit. Midis tyre janë edhe dy foshnje, raporton Zëri i Amerikës. Ashtu si edhe grupi i parë që arriti të premten, me 121 persona, edhe ky grup i dytë përbëhet nga veprimtarë të shoqërisë civile, pjesë e fondacioneve humanitare, që kanë punuar këto vite në Afganistan. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






Вольная борьба: Якутянин Лев Павлов стал двукратным победителем первенства России

В студии Postimees Мария Юферева-Скуратовски: многие православные храмы в Эстонии ждет правовой вакуум?

Глава «Автодора» обсудил с губернатором Ростовской области развитие трассы М-4 Дон

Суд защитил воспитателей патриотической молодежи от многомиллионных претензий Смольного