Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 10.12.2021

Mbretëria e Bashkuar pret që Omicron të bëhet varianti dominant brenda shtetit

Evropaelire.org 

Varianti Omicron i koronavirusit po shpërndahet shpejt në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka gjasa të bëhet varianti dominant i sëmundjes COVID-19 deri në mes të këtij muaji. Kështu ka thënë Agjencia e Mbretërisë së Bashkuara për Sigurinë Shëndetësore, të premten (10 dhjetor). Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar konfirmojnë se omicroni është më lehtë i transmetueshëm se variantet e tjera, sipas agjencisë. Studime të tjera sugjerojnë se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë më pak efektive në parandalimin... Читать дальше...

BE-ja paralajmëron Rusinë: “Agresioni vjen me një çmim”

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë të premten (10 dhjetor) se do të përballet me pasoja nëse e pushton Ukrainën. Kjo thirrje u bë derisa kancelari i ri i Gjermanisë bëri thirrje për bisedime për ulje të tensioneve pasi Moska i grumbulloi trupat ushtarake në kufi me fqinjin e saj jug-perëndimor. “Agresioni vjen me një çmim, prandaj ne do të komunikojmë këto pika paraprakisht me Rusinë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz. Читать дальше...

Jahjaga: Pandemia mbylli viktimat e dhunës në familje me abuzuesit

Evropaelire.org 

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se pandemia COVID-19 e ka përkeqësuar gjendjen e viktimave të dhunës me baza gjinore. Kështu komentoi ajo në një diskutim të organizuar nga Grupi i Grave për Politikë të Jashtme, ku ishte ftuar të flasë në cilësinë e ish-presidentes dhe drejtueses të fondacionit “Jahjaga” që është marrë me çështjen e të drejtave të grave, dhunës në baza gjinore dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Për viktimat e dhunës me bazë gjinore [pandemia] ishte... Читать дальше...

SHBA: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të ministrit serb, Alleksandar Vullin, tha se “mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”. “Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit... Читать дальше...

Institucionet neglizhojnë Avokatin e Popullit

Evropaelire.org 

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka publikuar një analizë, e cila nxjerr në pah se gjykatat, prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë institucionet me numrin më të madh të parashtresave nga ana e qytetarëve. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mbi 60 për qind të kërkesave të tij - nga 1,400 sa janë gjithsej - institucionet nuk janë përgjigjur në kohën e paraparë me ligj. Читать дальше...

Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë

Evropaelire.org 

Gjermania ka miratuar të premten (10 dhjetor) ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19. Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022. Ky vendim vie pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Greqia. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach që mori pozitën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga Olaf Scholz... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 15 të vdekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, të premten (10 dhjetor) ka regjistruar 15 të vdekur nga COVID-19 si dhe 361 të infektuar, bazuar në testimin 4.982 mostrave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur, nga tre të vdekur janë regjistruar në Prilep dhe Manastir, dy në Gostivar dhe një në Kumanovë. Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 166 persona ndërsa numër më të vogël ka në 27 qytete tjera. Nga rreth 218,000 persona të diagnostikuar me COVID-19... Читать дальше...

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast vdekjeje nga COVID-19. Siç njofton MSH-ja, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1,849 testime. Sa i takon vaksinimit, sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 3,991 doza të vaksinave. Ndërkaq, deri më sot, në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë Në total numri i rasteve active me COVID-19 është 328.



Pas sanksioneve të SHBA-së, Kurti paralajmëron "luftë ndaj grupeve kriminale"

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës. Kjo listë, përfshin ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin. Читать дальше...

Gjykata britanike lejon ekstradimin e Julian Assange për në SHBA

Evropaelire.org 

Një gjykatë e Mbretërisë së Bashkuar të premten (10 dhjetor) ka hapur rrugën që Julian Assange të ekstradohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u bë duke u shfuqizuar vendimi i një gjykate të një niveli më të ulët që thoshte se shëndeti mental i themeluesit të “WikiLeaks” ishte shumë i ndjeshëm për të përballuar sistemin penal amerikan. Gjykata e Lartë në Londër vendosi që garancia e SHBA-së ishte e mjaftueshme lidhur me atë se Assange do të trajtohet në mënyrë humane, si dhe urdhëroi... Читать дальше...

BE: Nuk ka vend për ta mohuar apo nënvlerësuar Masakrën e Reçakut

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999. Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.  “Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”... Читать дальше...

Erdoganin s'e brengos kolapsi i lirës

Evropaelire.org 

Kriza valutore në Turqi ka ngadalësuar gjithë vendin. Radhët e njerëzve që presin të blejnë bukë më lirë, janë bërë të zakonshme. Bankat dhe kompanitë janë në rrezik të falimentimit. Zgjidhja është vështirë të spekulohet, derisa presidenti Recep Tayyip Erdogan u qëndron kokëfortë politikave të tij, thonë ekspertët.

Asambleja e Republikës Sërpska diskuton 'transferimin' e kompetencave shtetërore 

Evropaelire.org 

Asambleja Popullore e Republikës Sërpska (RS), organ ky legjislativ, ombrellë e këtij entiteti në Bosnjë e Hercegovinë, sot (10 dhjetor) është duke e diskutuar “transferimin e kompetencave nga Bosnjë e Hercegovina në nivelin e Republikës Sërpska", në fushën e taksave indirekte, drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Në rend të ditës është edhe Deklarata mbi parimet kushtetuese të Republikës Sërpska, e cila udhëzon institucionet e këtij entiteti që të hartojnë një kushtetutë, sipas së cilës Banja Lluka do të ishte kryeqyteti i entitetit... Читать дальше...

Biden e siguron Ukrainën për mbështetjen amerikane

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas. Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë më 9 dhjetor, pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta. Presidenti Biden po ashtu “e bëri të qartë se... Читать дальше...

Vullin për Masakrën e Reçakut: Gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Alleksandar Vullin, ka deklaruar se “masakra e supozuar” ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, në fshatin Reçak, që ishte një moment kyç për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe më 1999, është “gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”. Vullini më 10 dhjetor, pas një vizite të një lokacioni afër Nishit ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak në janar 1999, tha se “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”. Читать дальше...

Gjuha seksiste e gjyqtarëve nën llupën e Gjykatës Supreme  

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Kosovës do të shqyrtojë pretendimet e ngritura për përdorimin e gjuhës paragjykuese, seksiste dhe ofenduese në një aktvendim dhe arsyetim të aktvendimit të dalë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. Shqetësimet për përdorimin e kësaj gjuhe janë ngritur nga shoqëria civile, pas raportimit që ka bërë portali “Betimi për Drejtësi” në emisionin me titull “Seksizmi në vendimin e Gjykatës së Gjilanit”... Читать дальше...

SHBA-ja dënon një rus që u përfshi në sulme kibernetike

Evropaelire.org 

Shtetasi rus, Oleg Koshkin është dënuar me katër vjet burgim pasi ka operuar shërbime që u kanë ndihmuar hakerëve të vendosin viruse në kompjuterë në mbarë botën, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë. Koshkin, 41 vjeç, nga Estonia, raportohet se kishte operuar disa ueb-faqe që ofronin softuer që mundësonin shpërndarjen e viruseve të ndryshme kompjuterike dhe që virtualisht ishin të padetektueshme. “I pandehuri kishte ofruar shërbime kritike që u përdorën nga kriminelët kibernetikë për të... Читать дальше...

Biden “të përmbushë zotimet” për drejtësi në rastin e vëllezëve Bytyqi dhe Krasniqi-Goodman

Evropaelire.org 

Njëmbëdhjetë kongresistë amerikanë kanë kërkuar nga presidenti, Joe Biden që të përmbushë zotimet e tij lidhur me vendosjen e drejtësisë për rastin e vëllezërve Bytyqi dhe për të viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përmes një letre, kongresistët thanë se presidenti amerikan duhet të kërkojë nga autoritetet në Serbi që të kryejnë hetim të plotë lidhur me vrasjen e shtetasve amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, që u vranë në Serbi. Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi kanë... Читать дальше...

Meksikë: Të paktën 54 të vdekur pas rrokullisjes së kamionit

Evropaelire.org 

Të paktën 54 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin, u aksidentuar në jug të Meksikës, njoftuan autoritetet. Mbi 150 persona, që thuhet se janë migrantë nga Amerika Qendrore, ishin në rimorkion e kamionit, kur ai u rrokullis në shtetin Chiapas. Ky është një prej aksidenteve më të rënda të këtij lloji në Meksikë. Dyzet e nëntë viktima janë konfirmuar të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq pesë të tjerë kanë vdekur në spital, tha guvernatori i Chiapas, Rutilio Escandón. Читать дальше...

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit  

Evropaelire.org 

Reuters Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për qëllim frenimin e vdekjeve nga duhanpirja. Pjesa më e madhe e planit të Qeverisë së Zelandës së Re fokusohet në ndryshimin e situatës me përdorimin e duhanit në mesin e popullatës indigjene, Maori. Zelanda e Re është një prej 17 shteteve ku paketimi i thjeshtë i cigareve është i domosdoshëm. Ky shtet, po ashtu, e ndalon shitjen e cigareve për çdo person nën moshën 18-vjeçare. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте






В продаже в Москве — один из наиболее редких кабриолетов Bentley Continental GTC.

Подрядчик приступает к заключительному этапу ремонта коллектора в Бердске

Большая вода паводка-2024 выявила множество проблем в России

Специальная оценка условий труда военных коммунальщиков проведена в Московской области