Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 30.12.2021

Armenia shfuqizoi ndalesën për importin e produkteve turke

Evropaelire.org 

Qeveria e Armenisë më 30 dhjetor shfuqizoi ndalesën për importin e prodhimeve nga Turqia, vendim i imponuar pasi Ankaraja mbështeti Azerbajxhanin në luftën e vitit të shkuar me Armeninë. Gjatë vjeshtës së 2020-s Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan luftë gjashtëjavëshe për shkak të kontestit rreth rajonit Nagorno-Karabah. Si pasojë e luftimeve vdiqën 6,500 njerëz, derisa Rusia ndërmjetësoi armëpushimin. “Është marrë vendim që embargoja ndaj importit të prodhimeve turke të përfundojë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë të Armenisë. Читать дальше...

Gjermanët nuk besojnë në kthim në normalitet as vitin e ardhshëm

Evropaelire.org 

Në fund të vitit 2021, optimizmi në Gjermani është në nivel shumë të ulët, rrjedhimisht vetëm 15 për qind e gjermanëve besojnë se pandemia do të përfundojë pjesërisht apo krejtësisht përgjatë vitit 2022, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania YouGov. Rreth 79 p 137 për qind e të anketuarve të intervistuar nga 21 deri më 23 dhjetor besojnë se koronavirusi së paku pjesërisht do të ndikojë në jetën e përgjithshme të qytetarëve edhe gjatë vitit 2022. Rreth 34 për qind e të anketuarve... Читать дальше...

Një muaj paraburgim për Begziqin, kërcënoi se do të shpërthente eksplozivë në Tivar

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Tivar më 30 dhjetor i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Edin Begziqit, i cili para filialit të NLB Bankës në këtë qytet kërcënoi me armë dhe mjete të rrejshme shpërthyese.   Zëdhënësi i Prokurorisë në Tivar, Radovan Gjurishiq tha se u miratua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Begziqin, të dyshuar për vepër penale të shkaktimit të panikut dhe trazirave. Begziq, më 28 dhjetor në orët e hershme të mëngjesit ngjiti një mbishkrim në filialin e bankës... Читать дальше...

Omicroni, variant dominues edhe në Greqi

Evropaelire.org 

Greqia regjistroi 35,580 raste të reja me koronavirus brenda ditës, më 30 dhjetor, derisa varianti Omicron i koronavirusit u bë varianti dominues edhe në këtë shtet. Më shumë se 60% e rasteve të reja me koronavirus në Greqi ndërlidhen me variantin e ri. Ishte dita e tretë me radhë që Greqia regjistroi rekord të rasteve të reja derisa numri i të infektuarve u trefishua që nga fillimi i javës. “Si duket vala e Omicronit është shumë e fuqishme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga gjatë një konference për media. Читать дальше...

Gazetarët e REL-it dhe anëtaret e Pussy Riot në listën ruse të “agjentëve të huaj”

Evropaelire.org 

Dy gazetarë të lidhur me Radion Evropa e Lirë, Yelena Vladykina and Ivan Belyaev si dhe dy anëtaret e grupit protestues, Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova dhe Veronika Nikulshina janë shtuar në listën kundërthënëse të “agjentëve të huaj” të Federatës Ruse, njoftoi Ministria ruse e Drejtësisë më 30 dhjetor. Ministria këtë herë shtoi në këtë listë tetë persona. Aktualisht në të ndodhën 111 persona dhe organizata në total. Autoritetet ruse shtojnë në këtë listë individë dhe organizata për të cilët... Читать дальше...

Izraeli pranon kontingjentin e parë të pilulave kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Izraeli pranoi më 30 dhjetor kontingjentin e parë të pilulave të kompanisë Pfizer, kundër koronavirusit. Kryeministri, Naftali Bennett e vlerësoi këtë veprim të domosdoshëm në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh infektimesh si pasojë e variantit të ri, Omicron.   “Falë veprimit tonë të shpejtë, pilulat arritën në Izrael më shpejtë dhe do të na ndihmojnë të tejkalojmë më lehtë këtë valë të rasteve me Omicron”, tha Bennett. Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe javën e shkuar autorizoi pilulën e kompanisë Pfizer... Читать дальше...

Ghani tha se ishte i detyruar të largohej nga Afganistani

Evropaelire.org 

Ish-presidenti afgan, mbrojti vendimin e tij për të ikur nga vendi pasi talibanët morën kontrollin ndaj shtetit në gusht të këtij viti, duke thënë se këtë e bëri për të parandaluar shkatërrimin e Kabulit. Ashraf Ghani në një intervistë për BBC-në tha se me t’u zgjuar më 15 gusht e dinte që kjo do të ishte dita e tij e fundit në Afganistan. Ghani ishte akuzuar rëndë dhe kritikuar për vendimin e tij që të largohej nga vendi derisa tani ndodhët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Derisa dita filloi... Читать дальше...

Kamerat kineze nga lista e zezë amerikane, përmes Serbisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Serbia, përmes institucioneve të cilat i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës, mëson Radio Evropa e Lirë (REL). Siç shihet nga dokumentacioni, sistemet e video-mbikëqyrjes të markës kineze Dahua, të cilat Serbia i blen për shkollat në Kosovë, kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrave. Sipas Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, Dahua Technology është kompani kineze... Читать дальше...



Kosova regjistron edhe 53 raste pozitive me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 30 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,263 mostrave. Sipas njoftimit, edhe 5 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 419.  Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 2,324 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782,060 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Читать дальше...

Shtetasit turq s'mund të udhëtojnë në 7 vende të Evropës shkaku i Omicronit

Evropaelire.org 

Shtatë shtete evropiane përfshirë Holandën, Italinë dhe Spanjën ndaluan udhëtarët turq të hyjnë në territorin e tyre derisa rastet e infektimit me variantin Omicron të koronavirusit vazhdojnë të përhapën. Rastet ditore me koronavirus në Turqi arritën në nivelin më të lartë që nga muaji prill, përgjatë kësaj jave. Megjithatë, 37 mijë të infektuar në Turqi paraqet numër më të ulët krahasuar me shifrat në disa shtete evropiane. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Turqisë (SHGM), që nga 28 dhjetori Holanda... Читать дальше...

Sporti e kultura, sukseset kryesore të Kosovës

Evropaelire.org 

Sukseset në sport dhe në kulturë kanë dominuar ngjarjet pozitive të Kosovës gjatë vitit 2021. Xhudo u bë sërish lajmi kryesor i vitit. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalja të arta në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”. Por, sukses pati edhe filmi kosovar. Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, fitoi shumë çmime dhe është në garë të ngushtë për të fituar çmim Oscar. Një nga sukseset kryesore në politikë ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. ... Читать дальше...

Jeffrey Hovenier betohet si ambasador i SHBA-së në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka njoftuar se më herët gjatë kësaj jave, përkatësisht më 28 dhjetor, Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ai e ka kryer betimin para nënsekretares amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland. Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Muajin tetor, në një seancë dëgjimore... Читать дальше...

Ahtisaari hospitalizohet sërish pasi u infektua me COVID-19

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Finlandës dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari është hospitalizuar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 madje për herë të dytë brenda vitit. Ish-ndërmjetësuesi ndërkombëtar i konflikteve, 84-vjeçari Ahtisaari, për herë të parë ishte infektuar me koronavirus në mars të 2020-s. “Marrë parasysh rrethanat presidenti Ahtisaari është mirë ndonëse po trajtohet në spital”, njoftoi fondacioni i tij, më 30 dhjetor. Ahtisaari ishte i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën... Читать дальше...

Putin beson në dialog efektiv mes Uashingtonit dhe Moskës

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është “i bindur” se mund të ketë dialog efektiv në mes të Uashingtonit dhe Moskës. Ai i ka bërë këto komente pak para se të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, ndërkohë që rriten tensionet për shkak të pozicionimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën, si dhe kërkesave të Kremlinit për garanci rreth sigurisë nga ana e NATO-s. Dy liderët pritet të zhvillojnë bisedë telefonike më 30 dhjetor për të “diskutuar një mori çështjesh, duke përfshirë angazhimin e ardhshëm diplomatik me Rusinë”... Читать дальше...

Ngjarjet kryesore të vitit 2021 në video

Evropaelire.org 

Donald Trump u largua dhe Joe Biden mori pushtetin; talibanët rimorën kontrollin e Afganistanit; dhe variantet me shpejtësi të madhe të përhapjes ndryshuan kursin e pandemisë së vazhdueshme të COVID-19. Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore që karakterizuan vitin 2021. (Përgatitën: Trim Haliti, Arton Konushevci dhe Lendi Susuri)

Kriza me lirën turke kthehet në çështje politike

Evropaelire.org 

Kriza me valutën turke, lira, është kthyer në çështje politike, pasi ministri turk i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u ka bërë thirrje qytetarëve që të padisin ekonomistët që komentojnë në rrjetet sociale për rënien e lirës. Ministri Nebati, i ka bërë këto komente pasi rregullatori bankar i shtetit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj më shumë se 20 personave, përfshirë një ish-guvernator të bankës qendrore, për shkak të postimeve të tyre në Twitter. Valuta turke ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj... Читать дальше...

Ghislaine Maxwell shpallet fajtore për përfshirje në abuzim të grave

Evropaelire.org 

Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat janë abuzuar nga financieri i ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein. Maxwell, 60-vjeçare është shpallur fajtore për pesë nga gjashtë akuzat, me të cilat është përballur – duke përfshirë atë për trafikim seksual të të miturave. Vendimi është marrë pas pesë ditësh gjykimi në Nju Jork. Kjo nënkupton se ajo mund të kalojë pjesën tjetër të jetës mbrapa grilave. Në procesin gjyqësor kundër saj kanë marrë pjesë katër gra... Читать дальше...

Elon Musk hedh poshtë pretendimet se po pushton Hapësirën

Evropaelire.org 

Pronari i kompanisë, SpaceX, Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet se projekti i tij satelitor për shërbime të internetit, Starlink, është duke zënë shumë vend në Hapësirë. “Dhjetëra miliarda” satelitë mund të vendosen në orbita afër Tokës, ka thënë ai për të përditshmen, Financial Times. Komentet e tij vijnë pas pretendimit të Josef Aschbacher, udhëheqësit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës se Musk është duke “krijuar rregullat” për industrinë komerciale në Hapësirë. Këtë javë Kina është... Читать дальше...

Mbreti saudit i bën thirrje Iranit që t'i japë fund "qasjes negative" në rajon

Evropaelire.org 

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Iranit që t’i japë fund “qasjes negative” në rajon, pasi Riadi ka akuzuar Teheranin se po u ndihmon rebelëve nga Jemeni për të kryer sulme vdekjeprurëse në shtetin e tij. Megjithatë, monarku 86-vjeçar ka folur me tone më të buta kundrejt Republikës Islamike, pasi u ka bërë thirrje liderëve botërorë një vit më parë, që të kenë “qëndrim të ashpër” ndaj Teheranit. “Ne shpresojmë se Irani do të ndryshojë politikën dhe sjelljen e keqe në rajon dhe do të drejtohet nga dialogu dhe bashkëpunimi”... Читать дальше...

Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë stërvitje tjera ushtarake

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka mirëpritur propozimin e liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka për të mbajtur një rund të ri të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Putin, i cili është takuar me Lukashenkan në Shën Petersburg më 29 dhjetor, ka thënë se stërvitjet ushtarake do të mbahen në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm në Bjellorusi. Ky njoftim vjen teksa trupat ruse gjenden të pozicionuara afër Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet e Perëndimit. Disa zyrtarë në Ukrainë... Читать дальше...

Viti me rritjen më të lartë të çmimeve

Evropaelire.org 

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore e ka vështirësuar sigurimin e artikujve të nevojshëm për familjen me gjashtë anëtarë, Përvetica, nga Prishtina. Kjo familje jeton vetëm me 200 euro të pensionit të kryefamiljarit 76 vjeç Sheqirit. Katër fëmijët e tij, dy vajza dhe dy djem, janë në moshë pune, por të papunë. “Unë vetëm ua jap fëmijëve paratë e pensionit dhe ata dalin blejnë. Ata po ankohen se janë rritur çmimet. Pensioni nuk mjafton, po çka të bëjmë...aq sa kemi, blejmë”, thotë Pervetica. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде






ТАСС: В деле Иванова могут появиться новые эпизоды и фигуранты

Закупка на проектирование Минздрава Подмосковья не прошла проверку

Казначей из Москвы приехал в Крым все проверить своими глазами

Большая вода паводка-2024 выявила множество проблем в России