Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 17.12.2021

Franca dhe Danimarka konsiderohen vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19

Evropaelire.org 

Gjermania i vlerëson si dy vende me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit Francën dhe Danimarkën. Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të hynë në Gjermani. Kjo masë do të hy në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora, të cilët janë të pavaksinuar ose që nuk janë shëruar nga koronavirusi. Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh. Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita. Në seancën e nisur qysh në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani.

SHBA dhe BE paralajmërojnë Rusinë për masa tjera, në rast të agresionit kundër Ukrainës

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar Rusinë për “pasoja të jashtëzakonshme” në rast të ndonjë agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe kanë bërë thirrje për kthim në diplomaci për të ndalur tensionet. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha gazetarëve më 17 dhjetor se SHBA-ja dhe Evropa po përgatisin një listë masash për ta ndëshkuar Rusinë, nëse Kremlini ndërmerr veprime ushtarake kundër fqinjit të tij, Ukrainës. Raportohet se Rusia aktualisht ka rreth... Читать дальше...

Për shkak të masave kundër COVID-19, qytetarët nuk lejohen të udhëtojnë për në Itali

Evropaelire.org 

Rreth 100 pasagjerë me pasaporta të Kosovës, nuk janë lejuar të premten më 17 dhjetor, që të udhëtojnë për në Itali, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se këta qytetarë janë ndaluar për shkak të ndalesave të reja nga qeveria italiane, si masa mbrojtëse nga COVID-19. “Ne vazhdimisht kërkojmë nga udhëtarët që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë. Udhëtarët... Читать дальше...

Rekordistët e festave të fundvitit

Evropaelire.org 

Një çift gjerman ka vendosur 444 bredha festivë në shtëpi. Një grua uellsiane ka dekoruar vendin ku jeton me mbi 1,800 xhingla-mingla. Një britanik ka koleksionuar gati 8,000 karfica festive në botë. Njihuni me disa prej rekordistëve të festave të fundvitit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Rusia ua ndalon hyrjen shtatë shtetasve britanikë

Evropaelire.org 

Si masë hakmarrëse ndaj Britanisë së Madhe, Rusia ua ka ndaluar hyrjen shtatë shtetasve britanikë, ka njoftuar Ministria e Jashmte e Rusisë përmes një deklarate për media. Në njoftim nuk përmenden emrat e qytetarëve të ndaluar. Në gusht të këtij viti, Britania kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasjen” e iderit opozitar rus, Aleksei Navalny. Në listën e personave të sanksionuar ishin... Читать дальше...

Zvicra shtrëngon masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia. Po ashtu do të ashpërsohen masat kundër atyre që ende nuk janë vaksinuar. Masat e reja vijnë pasi autoritet parashikojnë se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme. “Vetëm ata që janë të vaksinuar ose kuruar do të kenë qasje në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive”... Читать дальше...

Kriza me rrymë: Si erdhi Kosova në këtë gjendje?

Evropaelire.org 

Kosova i afrohet fundvitit me mungesa të kohëpaskohshme të rrymës e ujit,me çmime të larta e me paralajmërime për rritje të tjera.  Me orë të tëra, lagjet nuk kanë rrymë ose ujë.  Disa fajësojnë politikën e mbi 20 vjetëve të fundit - kohë prejse Kosova ka dalë nga lufta. Të tjerë thonë se ka pasur mungesë strategjish dhe projektesh.  Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq aktualisht prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike në orë, ndërsa kërkesat janë për mbi 1,100 megavat në orë. Читать дальше...



Drejtuesit e Premier Ligës diskutojnë të hënën për situatën e krijuar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Pesë nga dhjetë ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në Premier Ligën angleze, janë shtyrë për shkak së shumë futbollistë kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19. Menaxherët e skuadrave në Angli, do të mblidhen të hënën për të diskutuar rreth krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Trajnerët e klubeve kryesore në Angli, kanë frikë se nëse rastet vazhdojnë të rritet edhe shumë ndeshje do të anulohen. Pep Guardiola, trajner i skuadrës Manchester Cityt, ka anuluar të premten konferencën për media... Читать дальше...

Dëshirat e Rusisë për NATO-n dhe SHBA-në

Evropaelire.org 

Rusia publikoi një listë kërkesash të kushteve të sigurisë, për të cilat dëshiron të negociojë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Në këtë listë përfshihet edhe kërkesa e Rusisë që NATO-ja të heqë dorë nga të gjitha aktivitetet ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik. Por, Aleanca Veri-Atlantike ofroi kushte të rrepta lidhur me çfarëdo diskutimi mbi çështjet e sigurisë me Kremlinin. Në mesin e kushteve të propozuara, të paraqitura më 17 dhjetor nga Ministria e Jashtme ruse, NATO-ja do të duhej të... Читать дальше...

Ndërpriten bisedimet bërthamore me Iranin në Vjenë

Evropaelire.org 

Raundi i fundit i bisedimeve me Iranin që synonte të shpëtonte marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të premten më 17 dhjetor, u shty mes pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së rreth zhdukjes së regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit në një kompleks bërthamor iranian. Enrique Mora, i dërguar i Bashkimit Evropian dhe koordinator i bisedimeve tha se marrëveshja duhet të përfundojë sa më shpejt. “Nuk mund të presim me muaj, marrëveshja duhet të arrihet brenda javësh”, tha Mora... Читать дальше...

Adoleshentët pak të interesuar për t'u vaksinuar 

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut vërehet interesim i ulët për vaksinim kundër COVID-19 nga ana e adoleshentëve. Më pak se gjashtë mijë adoleshentë të moshës nga 12 deri 18 vjeç janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19. Imunizimi i adoleshentëve bëhet vetëm me vaksinat Pfizer. Por, Nigjare Toska, thotë për Radion Evropa e Lirë se si nënë nuk ka pasur asnjë dilemë që ta vaksinojë vajzën e saj 15-vjeçare, pasi thekson se ka besim të plotë në vaksina dhe në asnjë mënyrë nuk ka rënë pre e lajmeve të rrejshme rreth vaksinave. Читать дальше...

Ministria e Infrastrukturës largon nga kontrata kompaninë e Radulle Steviqit

Evropaelire.org 

Zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hyseni Durmishi, ka njoftuar se kompania “RAD” D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. “Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Partners”, të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies. Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve... Читать дальше...

Kazinotë e pandaluara në Karaçevë

Evropaelire.org 

Karaçeva, një fshat i vogël i Kamenicës, ka disa vite që është shndërruar në destinacion të hapjes së kazinove ilegale. Kjo, sipas kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ndodh sepse është krijuar përshtypja se fshati në zonën kufitare me Serbinë, nuk është nën kontroll të institucioneve të Kosovës. “Disa mendojnë se Karaçeva ka një territor, ku shteti i Kosovës nuk ka të drejtë të ndërhyjë, por ajo që ata mendojnë nuk është se qëndron, prandaj e kanë të gabueshëm mendimin dhe qëndrimin e tyre. Читать дальше...

Në Kosovë regjistrohen edhe 11 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur më 17 dhjetor se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,734 mostrave. Gjatë këtij 24- orëshi nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Sipas njoftimit të MSH-së, aktualisht janë 317 raste aktive me koronavirus, ndërsa janë shëruar tetë persona. Deri më tani në Kosovë, janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë të gjithë qytetarët e moshës mbi 12 vjeç. Читать дальше...

Brenda muajit në Serbi vdiqën 17 migrantë

Evropaelire.org 

Brenda vetëm një muaji, 17 refugjatë dhe migrantë vdiqën gjatë tentimit për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, përmes Serbisë, deklaroi komisari serb për Refugjatë dhe Migrantë, Vlladimir Cuciq. Fatkeqësia e fundit ndodhi më 13 dhjetor në Hungari, afër kufirit me Serbinë kur një veturë me targa serbe, në të cilën kishte refugjatë dhe migrantë, pësoi aksident pasi ngasësi refuzoi të ndalej për kontroll policor. Në këtë aksident vdiqën shtatë persona, ndërsa katër u lënduan. Në nëntor... Читать дальше...

Izraeli do të ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe

Evropaelire.org 

Franca nuk është shteti i vetëm që ndaloi udhëtimet nga Britania e Madhe. Të njëjtën ndalesë tani Izraeli do të vendosë ndaj udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe, por edhe nga Danimarka. Izraeli vendosi këto dy shtete në “listën e kuqe” të koronavirusit në mesnatë mes 16 dhe 17 dhjetorit, për shkak të shqetësimeve për përhapje të shpejtë të variantit të ri të virusit, Omicron. Qytetarëve dhe banorëve të përhershëm të Izraelit u ndalohet të udhëtojnë në shtetet që ndodhën në “listë të kuqe”... Читать дальше...

Spasovski: Maqedonia e Veriut e gatshme të përballet me çdo formë të terrorizmit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po ndërmerr veprime serioze për të luftuar terrorizmin ose për të parandaluar çdo aktivitet që mund të rrezikojë gjendjen e sigurisë, deklaroi të premten ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. Spasovski u pyet nëse ka indikacione se gjendja e sigurisë në vend mund të prishet, qoftë lidhur me mosmarrjen e datës së nisjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, alarmeve për “bomba të rreme”, apo aspekte tjera që ndërlidhen me rajonin në përgjithësi. Читать дальше...

A do të ketë edhe një luftë në Ukrainë?

Evropaelire.org 

Qëllimi i saktë i grumbullimit të forcave ruse pranë kufirit lindor me Ukrainën mbetet mister. Rusia thotë se nuk ka plane ta pushtojë fqinjin e saj. Inteligjenca amerikane paralajmëron se një ofensivë e shkallës së plotë mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


OKB: Rreth 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

Evropaelire.org 

Një ishull i njohur turistik në Filipine, Siargao, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga një tajfun i fuqishëm që preku vendin. Tajfuni Rai goditi ishullin Siargao, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 195 kilometra në orë. Në provincën Surigao del Norte në perëndim të ishullit, prefekti i qytetit, Ernesto Matugas, i përshkroi pasojat e tajfunit si “të rënda”. “Gjithçka është dëmtuar, çatitë janë rrënuar dhe qasja në rrugë është e bllokuar nga rrëshqitja e dheut”, tha Matugas. ... Читать дальше...

Osmani: Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i rajonit

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës. Osmani, në fjalimin e saj vjetor më 17 dhjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces, ndonëse Serbia nuk e ka të njëjtën qasje. Читать дальше...

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

Evropaelire.org 

Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e festave të fundvitit me ankth për herë të dytë. Shkencëtarët njëkohësisht po përpiqen të kuptojnë sa më shpejt e sa më shumë rreth variantit të ri, Omicron. Presidenti amerikan, Joe Biden, më 16 dhjetor paralajmëroi se Omicroni paraqet rrezik në SHBA duke krijuar valën e re të sëmundjes, ndonëse varianti Delta deri tash kontribuoi shumë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Читать дальше...

Gratë protestojnë në Kabul për të kërkuar të drejtën për arsimim dhe punë

Evropaelire.org 

Disa dhjetëra gra protestuan më 16 dhjetor në rrugët e kryeqytetit afgan, Kabul, duke kërkuar nga talibanët të drejtën për arsimim, punë dhe përfaqësim politik. Duke marshuar në mot shumë të ftohtë, protestueset kërkuan “ushqim, punë dhe liri” por, edhe funksione politike. Disa prej tyre bartnin pllakate me thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të rinovojë ndihmën për Afganistanin i cili ndodhet në prag të katastrofës humanitare me varfërinë në rritje, mungesën e ushqimit dhe ekonomi në kolaps. Читать дальше...

Osaka: 27 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë

Evropaelire.org 

Besohet se rreth 27 persona vdiqën në Japoni pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtese në periferi të qytetit Osaka. Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e mundshme të zjarrit derisa besohet se dikush mund ta ketë vënë zjarrin qëllimisht. Sipas mediave lokale, viktimat e këtij incidenti pësuan sulm “kardio-pulmonar”, term ky që shpesh përdoret në raportet preliminare para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht. Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym derisa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët. Читать дальше...

Ryshfet për lindje: Shtatëzënat në Bosnje tregojnë për korrupsion të shfrenuar në spitale

Evropaelire.org 

Shumë nëna në Bosnje e Hercegovinë, ku korrupsioni është i lartë, e dinë që për të pasur një lindje pa telashe, duhet t’i japin para mjekut që asiston gjatë lindjes. Një nënë ishte aq e traumatizuar, sa zgjodhi të lindte fëmijën e saj të katërt në shtëpi dhe më vonë e paditi shtetin në Gjykatën më të lartë në Evropë. Magdalena lindi dy fëmijë në spitalin e njëjtë shtetëror në Sarajevë dhe në të dy rastet, 38 vjeçarja i dha mjekut zarfe.  Brenda zarfit ishin para në vlerë prej 150 euro. Edhe... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис






Baltnews: эстонская власть вмешивается в дела церкви, сея раскол

Таджиков массово разворачивают на границе с Россией. Власти Таджикистана выясняют причину

Рост производства сельскохозяйственной продукции

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров