Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2022

Новости за 26.04.2022

Mbi një dekadë në Kosovë, investitori austriak synon të rrisë biznesin

Evropaelire.org 

“Është obligim i institucioneve të Kosovës që të punojnë më shumë në avancimin e shkathtësive në sistemin edukativ-arsimor”, thotë për Radion Evropa e Lirë Manfred Brandner, investitor austriak në Kosovë. Brandner, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Bit Media” - anëtare e “EEE group” [e-edukimi, e-zgjidhje, e-qeverisje, me seli në Austri], ka arritur në Kosovë njëmbëdhjetë vjet më parë, për të investuar me firmën e tij në fushën e teknologjisë, përkatësisht informatikës. Aktualisht ka të punësuar 35 punëtorë... Читать дальше...

Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës, deri më tani, nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë të dyshuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. E marta e 26 prillit ka shënuar edhe një sulm ndaj policisë - të gjashtin të tillë që nga 13 prilli. Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Zubin Potok - komunë me shumicë serbe - dhe dyshohet se është kryer me armë zjarri. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale në një automjet, nuk ka pasur zyrtarë të lënduar. Prokuroria e Kosovës... Читать дальше...

Me projekte për vetëpunësim synohet ndalja e migrimit të të rinjve

Evropaelire.org 

Për të ndalur hovin e ikjes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut autoritetet shtetërore në vend kanë bërë të ditur se do të intensifikojnë projektet për vetëpunësim, si dhe hapjen e kompanive të reja po nga të rinjtë. Gjatë këtij viti, nëpërmjet planit operativ parashihet të bëhen 14 mijë e 685 punësime të reja, ku siç thonë prioritet do t’u jepet të rinjve.  Plani Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 është 1,8 miliard denarë ose rreth 30 milionë euro... Читать дальше...

Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

Evropaelire.org 

Shtylla kyçe të Qeverisë së re të Malit të Zi do të jenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, tha mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq, në ekspozenë e dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi. Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet më 28 prill në Cetinë. Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve. Читать дальше...

BE: Twitter në pronësi të Muskut duhet t’i respektojë ligjet tona

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian paralajmëroi të martën miliarderin Elon Musk se platforma e sapoblerë në internet, Twitter, do të duhet të veprojë në pajtim me ligjet e reja të Evropës që frenojnë fuqinë e teknologjisë së madhe. "Qoftë për ngacmimet në internet, shitjen e produkteve të falsifikuara... pornografinë e fëmijëve, apo thirrjet për akte terrorizmi... Twitter do të duhet të përshtatet me rregulloret tona evropiane që nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara", tha komisionari i BE-së, Thierry Breton, raporton agjencia AFP. Читать дальше...

'Thirrjet për liberalizim vizash për Kosovën po hasin në veshë të shurdhër'

Evropaelire.org 

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kritikuar Bashkimin Evropian për hezitimin që të liberalizojë vizat për Kosovën duke thënë se thirrjet e Parlamentit Evropian që kjo të bëhet, po hasin në veshë të shurdhër. Ajo këtë e ka thënë në një fjalim përmes videos në një konferencë për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar të Bullgari. “Me gjithë faktin se i kanë përmbushur të gjitha kërkesat tona, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian. Читать дальше...

Kërkohet kushtëzimi i Serbisë për të ofruar të dhëna për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, Andin Hoti, ka kërkuar të martën, 26 prill, që bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të kushtëzojë Serbinë për të ofruar informacione për personat e pagjetur. “Kërkesa jonë e parë është kushtëzimi ndaj Serbisë. Kërkesa jonë e dytë ka qenë garancia e Bashkimit Evropian që të ketë një afat kohor kur Serbia detyrohet të japë informacionet për personat e zhdukur, dhe kërkesa e tretë është për hapjen e të gjitha dokumenteve sekrete të Serbisë... Читать дальше...

Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut. Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar. Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe. Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

K.Veriore zotohet se do të rrisë arsenalin bërthamor

Evropaelire.org 

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka mbajtur një fjalim sfidues gjatë paradës ushtarake të hënën në mbrëmje, duke u zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të shtetit. Kjo paradë, e cila është mbajtur për të shënuar themelimin e forcave të armatosura, ka vënë në pah edhe raketat e ndaluara balistike. Në muajin mars, Koreja Veriore ka testuar raketën e saj më të madhe balistike. Viti 2017 ka qenë hera e fundit kur verikoreanët kanë bërë diçka të tillë. Ky veprim është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Читать дальше...

Elon Musk blen Twitter-in

Evropaelire.org 

Miliarderi, Elon Musk, ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter për gati 44 miliardë dollarë, ka bërë të ditur kompania më 25 prill, më pak se dy javë pasi Musk ka bërë të ditur se ka blerë 9 për qind të aksioneve të saj. Musk, i cili e përshkruan veten si përkrah të lirisë së shprehjes, ka thënë se dëshiron ta blejë platformën, sepse beson që nuk po e shfrytëzon potencialin që ka për liri të shprehjes. “Liria e shprehjes është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA






В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже дорогостоящего электрооборудования

Нутрициолог Савельева объяснила, чем кулич из магазина вреднее сделанного дома

Рафик Загрутдинов: В Люблино начали строить жилой дом по программе реновации

Казначей из Москвы приехал в Крым все проверить своими глазами