Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Shefi i NATO-s thotë se shpenzimet e mbrojtjes janë rritur pavarësisht pandemisë

0
Shefi i NATO-s thotë se shpenzimet e mbrojtjes janë rritur pavarësisht pandemisë

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

"Viti 2020 ka qenë viti i gjashtë me rradhë i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e të gjithë aleatëve", tha Stoltenberg në një konferencë për media të martën në Bruksel. 

"Ne presim që ky trend të vazhdojë këtë vit. Është thelbësore të mbahet ky ritëm pasi sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur", ka shtuar ai. 

Shpenzimet e përgjithshme ushtarake nga 30 anëtarët e aleancës arritën në 1.028 trilionë dollarë (860 miliardë euro) vitin e kaluar, tha raporti i publikuar nga NATO-ja. SHBA ende siguron  pjesën më të madhe të shpenzimeve të NATO-s.

Vendet evropiane janë përballur me presion nga Uashingtoni për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në një prag prej dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm. Ky tavan u vendos më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar anëtarët kryesorë të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, për kontribut jo të mjaftueshëm.

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, po mban një retorikë më diplomatike duke bërë thirrje për përmirësim të marrëdhënieve trans-atlantike. Megjithatë administrata e tij pritet të vazhdojë presionin në mënyrë që të detyrojë vendet evropiane të paguajnë më shumë.

Raporti i NATO-s tha se vitin e kaluar 11 nga 30 anëtarët e aleancës arritën objektivin prej dy për qind, nga nëntë sa ishin në raportin e vitit 2019.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Даниил Медведев снялся с четвертьфинала «Мастерса» в Мадриде из‑за травмы






Захарова: между странами Прибалтики и РФ разорваны все межгосударственные связи

Захарова: РФ ответит на враждебные шаги стран Прибалтики асимметричными мерами

Президент Кубы Диас-Канель планирует посетить парад Победы 9 мая

Презентация новых Apple iPad пройдёт в удобное для европейцев и китайцев время