Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Armenia dhe Azerbajxhani tregojnë fuqinë përmes ushtrimeve ushtarake

0
Armenia dhe Azerbajxhani tregojnë fuqinë përmes ushtrimeve ushtarake

Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars. Të dyja vendet, në fund të vitit të kaluar, u përfshin në një konflikt të armatosur për rajonin e Nagorno Karabakut. 

Në stërvitjet e Armenisë do të marrin pjesë 7,500 ushtarë, rreth 100 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 300 artileri dhe sisteme anti-ajrore dhe avionë, tha Ministria e Mbrojtjes e Armenisë.

“Çdo stërvitje ushtarake ka qëllimin e qartë që të kontrollojë aftësinë mbrojtëse të trupave dhe përdorimin e përgjithshëm të burimeve ”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Arman Sarkisian, në një konferencë për shtyp.

Sipas ekspertit ushtarak, Karen Hovhannisian, veprimi i Armenisë tregon se ky vend gjithashtu dëshiron të demonstrojë forcën e tij, pas humbjes në Nagorno Karabak. 

Lufta në këtë rajon  u ndal pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi më 10 nëntor 2020. Armenia humbi pjesë të konsiderueshme të territorit që mbante nën kontroll. 

Ndërkohë, më 15 mars, Azerbajxhani filloi stërvitjet e tij katër-ditore ushtarake me pjesëmarrjen e 10,000 trupave, rreth 100 njësi tankesh, automjete të tjera të blinduara, sisteme raketash dhe aeroplanë, duke përfshirë dronë. Ministria e Mbrojtjes në Baku ka thënë se stërvitjet do të mbahen në zona malore të paspecifikuara.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 12 mars se lojërat e luftës në Azerbajxhan nuk do të rrezikojnë "stabilitetin dhe sigurinë në rajon".

Muajin e kaluar ministri armen i Mbrojtjes, Vagharshak Harutiunian tha se Rusia, e cila ka një bazë ushtarake në Armeni, po ndihmon Jerevanin të ristrukturojë dhe modernizojë forcat e saj të armatosura. 

Më 26 shkurt, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se Rusia duhet të ndalë ndihmën ushtarake ndaj Armenisë, raportoi TASS.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Презентация новых Apple iPad пройдёт в удобное для европейцев и китайцев время

Балет «В темных образах» дебютирует на сцене Театра им. Станиславского и Немировича-Данченко в Москве

«Мода на магию VS Пасха»: Светские новости Якутии

Нижегородская фигуристка Лебедева бросила спорт и вернулась в него через 3 дня