Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Hungaria regjistron rekord viktimash nga koronavirusi

0
Hungaria regjistron rekord viktimash nga koronavirusi

Hungaria raportoi të martën për rekord viktimash nga koronavirusi, gjë që detyroi kryeministrin Viktor Orban të shtyjë rihapjen e ekonomisë.

Sipas ueb-faqes “Bota jonë në të dhëna” (Our World in Data), Hungaria e ka tejkaluar Republikën Çeke si vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në shtatë ditët e kaluara.

Ky vend i Evropës qendrore raportoi të martën për 252 viktima - shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, pranverën e kaluar.

“Lidhur me datën e rihapjes [së ekonomisë], mund të themi se, përpara se të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç të mos vaksinohen, ne nuk mund të rihapemi, sepse kjo do të krijonte telashe”, tha Orban në një video-mesazh të postuar në Facebook.

Më herët, Orban ka planifikuar të rihapë ekonominë në faza, nisur nga fundi i këtij muaji.

Izolimi i pjesshëm ka hyrë në fuqi qysh në nëntor dhe më pas është zgjeruar me mbylljen e shkollave dhe kopshteve.

Të hënën, Dhoma Mjekësore e Hungarisë iu bëri thirrje njerëzve që t’i kufizojnë blerjet në një herë në javë, nëse është e mundur, të shmangin transportin publik dhe të shtyjnë çdo udhëtim jothelbësor.

Në total, Hungaria, vend me 9.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 586,000 raste me koronavirus dhe mbi 18,000 viktima.

Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë dhe po përdor vaksina kineze ose ruse kundër koronavirusit, pasi dërgesat nga furnizuesit perëndimorë janë vonuar.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере






Более трех тысяч человек приняли участие в памятной акции в Музее Победы

Документ подписан, единая Германия под ударом: Почему Европа боится инаугурации Путина

Глава Кубани прибыл в Москву на церемонию инаугурации Владимира Путина

Подмосковное УФАС внесло ООО «Правильное решение» в реестр нечестных поставщиков