Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Qytetarët e ‘relaksuar’, spitalet e mbushura plot

0
Qytetarët e ‘relaksuar’, spitalet e mbushura plot

Mbajtja e maskës dhe distanca fizike prej së paku 1.5 metra janë dy nga masat elementare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. Këto masa, të cilat janë në fuqi që nga 13 marsi i vitit 2020, kur Kosova shënoi rastet e para me COVID 19, në masë të madhe nuk po respektohen nga qytetarët.

Kafiteritë, baret e restorantet janë vendet më të frekuenturat në Kosovë edhe në kohën e pandemisë.

Shumë nga lokalet kanë pothuajse të ngjitura njëra me tjetrën tavolinat dhe me grumbullim të madh të njerëzve.

Qytetarët pa asnjë masë mbrojtëse shihen të ulur në lokalet e shumta në Prishtinë. Por, ka edhe të atillë, që mbajnë maskën në mënyrë jo të duhur.

Në javët e fundit në Kosovë, numri i rasteve të infektuara me COVID-19 ka shënuar rritje. Mesatarja në ditë e rasteve të reja kalon numrin prej 700.

Në total, numri i rasteve pozitive në Kosovë është në 89.507. Prej tyre, 1.858 pacientë kanë vdekur dhe 73.983 janë shëruar.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 13.666.

Përveç numrit të madh të rasteve të reja, spitalet dhe klinikat në Kosovë, janë të mbushura me pacientë, që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, për 31 mars, në mbarë vendin janë duke u trajtuar 901 pacientë, prej të cilëve, 731 të konfirmuar me koronavirus.

Klinikat plot, stafi mjekësor kërkon shtrëngim të masave

Sipas SHSKUK-së, 684 po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërkaq 32 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Edhe përkundër këtyre shifrave, qytetarët nuk hezitojnë të ulen në lokale të mbyllura, pa maska dhe pa distancë fizike.

Sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja e COVID-19, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri maksimal i lejuari klientëve është një person në tetë metra katrorë.

Pronarët e lokaleve, sipas këtij Manuali, janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve. Ndërkaq, pronarët e lokaleve janë të detyruar që të zbatojnë masat e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së infeksionit sipas këtij udhëzuesi.

Transporti publik, sipas masave në fuqi, lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50 për qind të kapaciteteve dhe duke respektuar Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Por, në disa raste autobusët marrin udhëtarë duke tejkaluar edhe kapacitetet normale.

Të grumbulluara dhe pa masa mbrojtëse, qytetarët shihen edhe te stacionet e autobusëve.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, e ka ngritur si shqetësim të madh mosrespektimin e masave nga qytetarët.

“Është shqetësuese, pothuajse shumë pak respektohen masat. Po të dalësh në qytet shihni pjesën më të madhe të njerëzve që nuk bartin maska, shihni njerëz të grumbulluar në dyqane, lokale, restorante. Është një relaksim i tërësishëm i popullatës dhe kjo mund të kushtojë”, ka thënë Krasniqi.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

Masat të cilat janë në fuqi lejojnë punën në tregje, por duke respektuar rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.

Edhe në tregje disa qytetarë shihen duke mos vendosur maskat apo duke mbajtur ato në mënyrë jo të duhur.

Sheshet po ashtu janë të mbushura me qytetarë, të cilët nuk respektojnë në plotni masat kundër pandemisë.

Disa qytetarë mbajnë maska, por rrezikohen nga ata të cilët nuk i mbajnë ato.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës për mosrespektim ligjit, vetëm brenda pesë ditëve të fundit janë gjobitur 3.473 qytetarë.

Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2.000 euro, varësisht nga shkeljet.

Rastet me COVID-19 aktualisht trajtohen në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë, në Klinikën Sportive të Qendrës Klinike Universitare si dhe në spitalet rajonale.

Spitali COVID-19, i planifikuar të vihet në funksion, nuk ka përfunduar ende.

Kosova ka filluar vaksinimin më 29 mars.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

На кураже: Рублёв пробился в финал «Мастерса» в Мадриде, Медведев снялся из-за травмы






Важная помощь бойцам, наступающим у Авдеевки и Работино, от читателей «Русской Весны» (ВИДЕО)

Расписание пасхальных служб в храмах с 4 на 5 мая 2024 года

Петросян заявила, что не будет пытаться вставлять в свои программы новые четверные прыжки

МЧС сообщило о спасении двух туристов на Эльбрусе