Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Vlladimir Llazareviq shpallet qytetar nderi nga një komunë në Serbi

0
Vlladimir Llazareviq shpallet qytetar nderi nga një komunë në Serbi

Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vlladimir Llazareviq, i dënuar për krime kundër njerëzimit për shkak të spastrimit etnik gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një komunë në jug të Serbisë.

Llazareviq ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit të shqiptuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990.

Zyrtarët në komunën Pantelej, afër Nishit, kanë bërë të ditur ndarjen e çmimit për Llazareviqin dhe 10 persona tjerë më herët gjatë kësaj jave.

Në njoftim nuk është cituar aryseja e nderimit.

BE kritikon Serbinë për emërimin e Llazareviqit në akademinë ushtarake 

Vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar na Partia Përparimare Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Llazareviq është kthyer në Nish në dhjetor të vitit 2015, meqë është liruar pas kryerjes së dy të tretave të dënimit në Hagë.

Ai është mirëpritur personalisht nga atëbotë ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në atë kohë, Lubisha Dikoviq.

Llazareviq ka thënë se është dënuar për krime lufte “pa dëshmi”.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

"Я играю и зарабатываю хорошие деньги, но...". Рыбакина назвала главную проблему в женском теннисе






Президент Кубы Диас-Канель планирует посетить парад Победы 9 мая

Петербург готовится ко Дню Победы: На Дворцовой прошла генеральная репетиция парада

Для автомобилей в России введен новый штраф. В зоне риска миллионы водителей

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции России, СНГ и Мира, а также по всем СМИ России.