Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Merkel dënon Bjellorusinë për trajtimin e refugjatëve

0
Merkel dënon Bjellorusinë për trajtimin e refugjatëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën dënoi mënyrën se si udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka trajton refugjatët, duke shtuar se Gjermania do të konsultohet me aleatët dhe partnerët evropianë për të koordinuar përgjigjen.

“Presidenti Lukashenka po përdor refugjatët, për shembull nga Iraku, si një mënyrë hibride për të minuar sigurinë dhe sigurisht, ne e dënojmë këtë në termat më të fuqishëm”, tha Merkel gjatë një konference për media me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar Lukashenkan se po përdor krizën me refugjatë për t’i bërë presion bllokut që të heqë sanksionet ndaj Bjellorusisë. BE-ja ka sanksionuar Bjellorusinë pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale të gushtit të vitit të kaluar, ku Lukashenka shpalli fitoren, por që u kundërshtuan nga opozita. Rezultati i zgjedhjeve çoi në protesta të shumta, gjë që u shtypën nga autoritetet dhe shumë aktivistë opozitarë u arrestuan.

“Ne po koordinohemi me partnerët evropianë për gjithçka. Ne gjithashtu do të tentojmë të arrijmë një pozicion të përbashkët sepse ky koll konfrontimi hibrid, siç po përdoret nga Bjellorusia, është sulm nga të gjithë ne në Bashkimin Evropian”, tha Merkel.

Pas marrjes nën kontroll nga talibanët të kryeqytetit afgan, Kabul dhe tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani, liderët e BE-së po shqetësohen se mijëra migrantë do të tentojnë të vijnë në Evropë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Песков: Изъятие активов России станет «солидным гвоздем» в гроб западной экономики

РЕН ТВ: один человек пострадал в результате стрельбы в Калуге

Патриарх Кирилл передал московский список Казанской иконы храму Христа Спасителя

Хижина дяди снова: за сколько реально снять дачу или старый домик этим летом